Përhënur
9 Gusht 2010 - 17:02U struka nën një sqetull bari si droje sythi
këtë natë,
e padurueshme, një notë pafund në organon e qiellit
hëna jote
tek dëgjon mijëra angullima qensh të trishtuar
dhe ëndrrat e mia
pas grilave të drunjta të reve në rrëfimet
e çasteve të dobët,
sfungjer i ngopur me pikëllime të ftohur
rrugës,
gishtat e Zotit e gjejnë, e shtrydhin çdo ditë,
musht
qielli pikon, shi fildishi bie
mbi brinjë,
pastaj dora atje lart gishtat liron ngadalë
si mëshirë
shtëllungore dhe hëna hapet e plotë për
pikëllime
dhe angullima të reja qensh të mardhur
nëpër dëborën
e së dashunës botës san - mushkri që frymënxjerr ngadalë
tymin adikt të ozonit.

këtë natë,
e padurueshme, një notë pafund në organon e qiellit
hëna jote
tek dëgjon mijëra angullima qensh të trishtuar
dhe ëndrrat e mia
pas grilave të drunjta të reve në rrëfimet
e çasteve të dobët,
sfungjer i ngopur me pikëllime të ftohur
rrugës,
gishtat e Zotit e gjejnë, e shtrydhin çdo ditë,
musht
qielli pikon, shi fildishi bie
mbi brinjë,
pastaj dora atje lart gishtat liron ngadalë
si mëshirë
shtëllungore dhe hëna hapet e plotë për
pikëllime
dhe angullima të reja qensh të mardhur
nëpër dëborën
e së dashunës botës san - mushkri që frymënxjerr ngadalë
tymin adikt të ozonit.
postoi: Anonim
6 Komente
!!!
http://www.youtube.com/watch?v=E8Cnh7uD0b4
p.s: adikt, ozon sikur nuk rrinë mirë me fjalorin përndryshe të lashtë lirik të së tërës. Është sikur t'i fusësh një pjese të Bahut një instrument, që nuk ekzistonte asokohe: synthesizer p.sh. Por nuk është se jam i sigurtë për këtë.
Me pelqeu droja e sythit, paçka se mua sythet s'me duken te drojtur, madje me duken te paturp, sic jane zakonisht gjerat e natyres.
Ketu:
"... sfungjer i ngopur me pikëllime të ftohur
rrugës..."
do te duhej ose "me pikellime te ftohura" - gjithnje per ate perthyerjen alogjike te mbiemrave te shqipes pas emrave qe shumesin e bejne si emrat femerore - , ose edhe "me pikellime ftohur" qe do te ishte edhe nje truk per te shmangur dy nyje (i dhe te) ne te njejtin varg.
"tymi adikt i ozonit" me tingellon mire pikerisht per arsyen per te cilen s'i tingellon Mirazhit
.
Me pelqeu shume, Em. E ngrohte, e embel, e trishte...
perhenur, une ne fakt e perdor shpesh, sidomos per nje gjendje te cuditshme qe me kap shpesh, por ne kuptimin disi e hutuar, si e coroditur, nga ato gjendjet ku s'di ku ke koken, me nje fjale...
Ah, ne vijim te asaj cka thote Fini per mbiemrat e shqipes, eshte dhe kjo:
çasteve të dobëta
pastaj dora atje lart gishtat liron ngadalë
dhe hëna hapet e plotë për
pikëllime
(e hoqa 'si mëshirë
shtëllungore' se mu duk e tepert)
Thx, fellas!
Ato mbiemrat do i rregulloj! "pikellime ftohur" <<== yes and thanks!
Nga me te bukurat e tua kjo Emigrant . E punuar me ate pluhurin henor.