Shumë analistë, diplomatë të huaj, politikanë, mendojnë se konflikti midis Berishës dhe Ramës, ose midis PD dhe PS, ka hyrë në rrugë qorre. Personalisht do të thosha rrugicë qorre, pasi hapësira për manovra politike është ngushtuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit. Nga ana tjetër, ka nga ata që hulumtojnë palodhur se kush e “filloi [...]

2 Komente

Përmbytjet e fundit në Lezhë e në Shkodër, me gjithë dramaticitetin e tyre, u ofruan politikanëve tanë mundësinë që t’i rikonfiguronin qëndrimet e tyre. A nuk është kombi përparësi e të gjithëve? A nuk është jeta e njerëzve më e rëndësishme se çdo gjë? A nuk është emergjenca çasti më i volitshëm për t’u bashkuar për të mirën e popullit? A nuk duhet t’i përballojmë së bashku fatkeqësitë? A nuk e bën fuqinë bashkimi? Siç e shihni edhe retorika kombëtariste, e shtresëzuar në vite, mund t’i ndihmonte forcat politike për t’u ulur në një tryezë për të mirën e atdheut.

Po përdor të shkuarën sepse kam frikë që akuzat e kundërakuzat e bëra këto ditë e orë të fundit sikur po e largojnë këtë mundësi. Megjithatë jam i mendimit se dy partitë kryesore, ose më mirë dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, kanë ende hapësirë për të “shpëtuar fytyrën” e për t’iu paraqitur opinionit publik me një qëndrim tjetër, duke i ricilësuar parametrat e marrëdhënieve ndërpartiake. Pa fitimtarë, pa humbës.

5*****

foli foli por kujt ja tha ...

qe edhe i 5-she ka une robo,nuk me duhet emri yt, po ishalla njerzit mesojne tabelen e shumzimit ene te shumzojne 10 apo me 110 apo mo...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).