Personalizimi i politikës shqiptare Arbër Shtëmbari Që prej zgjedhjeve politike të 28 qershorit të vitit 2009 jeta e brëndshme shqiptare karakterizohet nga dallgë të pandërprera politike, pasojë e atij procesi zgjedhor. Në pamje të parë u la përshtypja se zgjedhjet u zhvilluan të qeta e të rregullta, por pak më vonë u dëshmua se s’kishin [...]

32 Komente

Në Partinë Socialiste ka shumë më tepër liri mendimi

 

Ky pohim eshte goxha i debatueshem.

ka po aq liri sa ne pd? ka me pak? s'e besoj. Ne PS ka pasur gjithmone zhvillime, debate, perplasje, grupe, fraksione, kurse ne Pd keto s'me rezultojne. 

lufta dhe debatet brenda ps-se nuk kane qene asnjehere lufte pikpamjesh, idesh apo progresi,,, por lufte e rendomte klanesh per pushtet dhe interesa ekonomike..

S'e di se mund te matet saktesisht, por nga c'kam degjuar nga njerez te brendshem te PS-se Rama eshte nje fanatik i kontrollit.  Ne nje fare menyre kjo shpjegon dhe faktin e mbushjes se PS-se dhe strukturave te saj me mjaftiste/G99-ca dhe njerez te bashkise, persona te cilet kontrollohen lehtesisht nga Rama.

 Nuk e di por per njerez qe kane pak njohuri per demokracine, PS eshte me demokratike se PD. Vete mendimi ndryshe i artikuluar ne PS e verteton kete. Kurse ne PD mendimi ndryshe eshte i barasvlefshem me perjashtim, shembull per kete eshte P Zogaj, A. Biberaj, etj. Kurse ne PS ata qe kane mendimin ndryshe ende jane ne poste drejtuese te partise si A Harasani, B Blushi apo ndonje tjeter.

Ke harruar perjashtimin e te gjithe intelektualeve te levizjes se dhjetorit nga PD! Ajo ishte vala e pare e perjashtimeve, pastaj keta te tjeret qe ti permend.   

C'ndodhi me ata 6 deputet qe votuan per Topin si president ne 2007?

6 deputete socialiste qe votojne per president kryetarin e grupit parlamentar te PD's. Sipas teje c'duhet te ndodhte? Mendimi ndryshe dhe abuzimi me votebesimin qe te ka dhene populli, me duken qartesisht te dallueshme. 

Sipas meje s'duhet te ndodhte gje, po te lejohej mendimi ndryshe edhe ne PS-ne e Rames.  Sic thashe me siper, njerez nga brenda PS-se dhe njerez qe e njohin Ramen nga afer te thone mese qarte qe ka tendenca autoritare po aq (ne mos me shume) te forta sa Berisha.  Sigurisht nuk ka pasur mundesine te ushtroj pushtet ne shkalle qendrore si KM, por po t'i vij rradha nuk do zhgenjej.  Po qene keta 4 vetet e LMN qe folen kunder bojkotit e protestave, por asnjehere nuk vepruan kundra vijes se partise.  Asnje nga keta nuk e theu bojkotin.  Per t'u perjashtuar, s'u perjashtuan por rendesia e tyre brenda PS-se ka rene goxha.

Matane ketyre cikerrimave pastaj, sic tha Eri me siper lufta politike ne Shqiperi (qofte kjo intrapartiake apo interpartiake) nuk behet per ideologji apo program por per interesa te ngushta ekonomike.  Nuk behet njeri politikan ne Shqiperi per hir te ideologjise, altruizmit apo deshiren per te bere dicka te mire.  Kush i futet politikes, futet me synimin per te marre pushtetin qe ai/ajo vete dhe grupet/klanet/krahinat qe e mbeshtesin te perfitojne ekonomikisht nepermjet koncesioneve/korrupsionit/vjedhjes etj etj.

S'me duket e dobishme qe rezja e shpreses te shikohet te ai pak demokratizim me shume qe mund te kete PS-ja.  Ne thelb sistemi eshte i kalbur kudo.

ej, po me habit, por po me jep edhe shprese me fjaline tende te fundit " Ne thelb sistemi eshte i kalbur kudo." 

Per cfare te habit? Se nuk mendoj se PS-ja eshte me demokratike se PD-ja? C'ka per t'u habitur ketu?  E argumentova qendrimin tim.  Nuk shoh reze shprese tek asnje nga nendarjet e PPSH-se, te mbushura me lloj lloj matrapazesh, dallkaukesh, karrieristesh, hajdutesh, kriminelesh qe s'kane asnje lloj vizioni apo programi politik.  Banda te rendomta me perplasje banale, te cilat hesapet per te ndare placken (pashallekun e Shkodres) i bejne mbrapa skenave mbasi kane mbaruar me kanosjet e tersellimet publike.

 

 Ne Amerike eshte nje shprehje, (me korigjo ne se e kam gabim):

Nje president, qe zgjidhet, edhe mund te jete budalla, por eshte sistemi i tille qe e korigjon, dhe nuk e le te beje budallalleqe

Ajo e 6 bilbilenjve është një nga gjërat më shumë të keqkuptuara të politikës këto vjet.

Çdo parti, është një entitet demokratik në thelb, edhe sipas statusit. Brenda entitetit, ka shumë mendime, shumë herë të ndryshme nga njëra tjetra. Puna është që për të qënë parti, duhet të kesh NJË vullnet politik dhe jo dy a tre. Dhe vullneti politik që zgjidhet kurdoherë, është ai i shumicës së partisë.

Ka një projektligj... mblidhet partia dhe pyet: si do votojmë? Hidhen mendime. Do ta bëjmë kshu e do ta bëjmë ashtu. Shumë bukur. Hidhet mendimi në votë. Mbizotëron një mendim i caktuar. Ai vendim që mbizotëron, ai dhe do votohet nga të gjithë më pas në parlament. Dmth edhe nga ata që fillimisht ishin kundër. Mënyra si funksionon partia, është si një parlament i vogël. Çdo qëndrim miratohet me shumicë votash dhe të gjithë anëtarët më pas janë të detyruar ta mbështesin.

Ka mijëra raste nëpër botë, sesi janë përjashtuar nga partia për shkak të qëndrimit politik kundër vendimit të marrë. Një i fundit ishte ky në Greqi i partisë së djathtë konservatore. Çupa e ish kryeministrit Micotaqis, votoi kundër vendimeve të kryesisë së partisë së saj në parlament. E përjashtuan nga partia. Është e thjeshtë.

Apo rastin e eric besson, ish deputet i partise socialiste franceze, u be minister i sarkozy dhe eshte nje nga radikalet me te djathte francez sot! U perjashtua nga PSF apo u veteperjashtua?! Ne fakt, dha doreheqjen nga ps pak para perjashtimit. 

Vetëpërjashtim, normal. Kjo çupa që them unë, kishte hedh kandidaturën për kryetare partie ca më parë. Nuk e fitoi kryetarllëkun. E kishte ndarë mendjen që më parë se do ikte, dhe bëri ca zhurmë duke dalë kundër.

S'mund te flas per matane oqeanit, por ketej nga anet tona kongresmenet e senatoret votojne vazhdimisht kundra vijes dhe vullnetit politik te partise se tyre, dhe nuk kam degjuar asnjehere te perjashtohen nga partia.

 Epo aty eshte kulmi i demokracise, se aty njerezit votohen nominalisht dhe zgjidhen per vlerat qe perfaqesojne, jo si tek ne qe i cakton kryetari, i rendit kryetari dhe do ta hedhesh fjalen (vallen) sipas kryetarit

Njè shembull konkret tè tendencès autoritare tè Ramès,qoftè nè PS ashtu edhe nè Bashki?(sa pèr dijeni ata tè 6-tè u vetè-pèrjashtuan, nuk i ndoqi Rama,ndoshta po tè ishte autoritar sa gjysma e kundèrshtarit Edi Rama,ata ndoshta as nuk do tè guxonin tè jepnin atè votè kundèr).....jo pèr gjè..por unè mendoj krejt tè kundèrtèn  se èshtè si shumè liberal jo vetèm nè ps e bashki por edhe me Berishèn vetè!

Ah pale ajo tjetra, që rri dhe i bëjnë këngë. Patetizëm në kuuuuuuuuuuulm!! Ulërritje fare. Zvetënim e çnjerzillëk i paparë!!

Malli mo i ka marrë këta për kumandarin, apo nuk "e shijuan" dot atë kohë dhe po e kompesojnë tani? 

Pupupu!!! Kush i dëgjon turp.

 

rëndë, rëndë fare muhabeti. Shyqyr që nuk na i kupton gjuhën njeri. Se do kishim ngrënë tallje sa do ishim shqepur!!!

Atë të Bakës e kisha dëgjuar unë. "u bëmë si gjithë bota", po këtë tjetrën jo... bobo ai popull është sëmurë. Rëndë fare.

lol. Refleks i kushtëzuar. U mor vesh që kemi diktaturë fap, menjëherë u aktivizua. E paparë fare!!! lol.

O as.

Te lutem ma kendo kengen " mi parti ta lumsha synin, nuk guxon kush me te preke kufirin" !!!!!!!!!!!!!!!!!

Te qerasi me nje akullore 5 lekshe.

Me pelqeu shkrimi. Jane vene disa pika mbi "i" ne kete pellg pergjithesimesh ne te cilin jemi zhytur keto muajt e fundit.

Një shkrim i mirë .S'ke ç'thua më shumë ndryshe bie në kurthin që ngre personalizimi me po ,ai tjetri s'është më i mirë se ky tjetri që, e dimë se është i keq etj .etj.

Arber mos e anatemo kengen kot se nuk ka te bej fare me liberalizimin e vizave.

e vertet! refrenin e ka te bukur! 

E gjithe kenge s'ka te bej fare me liberalizmin e vizave.

Goxha shkrim i  mire, me pelqeu.

 

Mirëpo, gjykuar nga ç’shikohet, është e kotë të pretendohet dhe të shpresohet, se Shqipëria do të mund të emancipohet ndonjëherë politikisht sa kohë që do të drejtohet në mënyrë të personalizuar!

Personalizimi i politikes ka arritur aty sa imazhi i politikaneve Prijesa dhe Vipa eshte bere dominant ndaj politikes se programeve, ideve dhe perfaqsimit.

Eshte kthyer ne kulture..mjafton te degjosh neper tavolina diskutimet rreth individeve me pushtet, dhe kesaj rendom i vene etiketen " po bejme Politike"

E gjitha eshte pjese e se arratisurit nga thelbi, qe eshte kaq e rehatshme dhe iluzive..

''''Në Partinë Socialiste ka shumë më tepër liri mendimi, ku, tërthorazi, në ndonjë rast – edhe drejtpërdrejt, i bëhet oponencë edhe mendimit të njëshit. Me fjalë të tjera, ekziston mundësia për t’i rezistuar personalizimit të politikës.''''

PS-ja eshte oligarki e fuqishme, po perpiqet Rama ta beje parti pesidenciale, po struktura oligarkike eshte me e fuqishme se Rama.

Qe prej vdekjes se Enverit, oligarket s'kane lejuar me nje kryetar qe te kete aq fuqi sa t'ua beje rrup-sup te gjitheve. Rama kot e ka, shyqyr qe s'e kane vithisur akoma, i ka shpetuar vithisjes fale mediave, qe ja hedhin popullin socialist ne preher, pa ato xhaketat e vjetra do e kishin nxjerre me kohe ne udhe te madhe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).