Pesha e derës Ishe ngritur e pate veshur derën, ndërsa mbaja ende pezull tavanin me vështrim; i lashë pastaj muret ta bënin atë punë, u ngrita dhe unë e s’dija nga të shkoja, busti kuadrat i dritës mbi parvaz ishte hedhur jashtë, hapa perdet, u shtriva prapë e ndjeva një mur, si u shkul nga [...]

7 Komente

To hell with rime, dhe kerkesen (albeit humble) per nje tregim. I'll take this any time, any where, any how. Thnx mirazh for sharing smiley.

 flm. gjithashtu Monda

 

 

 

breathless....

Nuk di  cilat vargje te vecoj nga kjo poezi, sinqerisht.

Ishe ngritur e pate veshur derën, ndërsa mbaja ende pezull
tavanin me vështrim; i lashë pastaj muret ta bënin atë punë,
u ngrita dhe unë e s’dija nga të shkoja, busti kuadrat i dritës
mbi parvaz ishte hedhur jashtë, hapa perdet, u shtriva prapë
e ndjeva një mur, si u shkul nga anët e m’u shtri pranë, akull
i ftohtë nga brinjët, pa këmbë që shkojnë, me suva të lagësht…

Po të më kishe vënë kokën mbi zemër, dëgjuar në kraharor
trokun e kalorësve kur afrohen së largu, mendimet tek vijnë,
atë zhurmë të mbytur orteku t’errët që rrëzohet tëlart, kollën,
thundrat pa numër të ajrisë, që më shkelin pa frymë këngët
e të vdekurve, do kishe dashur ndoshta të flije ashtu, shtrirë,
mbi mua si mbi hijen tënde, si udhë mbi gjurmët, si ajër honi,
si rrudhë përmbi lëkurë, e mua, i mbuluar me at’ vesë mishi,
atë cipë kockash, s’do të më duhej më të flija veç me muret,
po do të kisha një çati për gjoksin, e ti një nënkresë do kishe,

për kafkën tënde të lodhur nga breshka brenda, tavanin tim,
që mbaj pezull vetëm, nga peshë e derës, lëkurës mbi kurriz…

Sa e njoh kete ndjesi, qe pandehja se e kisha hedhur pas, por... lemshi ne gryke po me mbyt. 

Nuk ka faj kasneci per kumtin qe sjell.... smiley

 ...edhe ajo do na duhej...të rriheshim si postierë për çka zarfi brendasmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).