- Tejpjekje -

Bukur plakej argjendi bizhusë, lodhur
në gjumin e dimrit, frut i hënës
tejpjekur n’atë sqetull nate, kalldrëmi
musht nën shoje me gurë krokantë - lëngun
e errët pëlcisnin nën pjergullën e qiellit, çepat
kërkuam për vile t’harruara, tejpjekur
buzët ngjisin vonë vjeshtës, kokrra
aq të rralla këputur aq vonë, tëmbëlsira
të verdha mu si krisaf harrese.

- Pikëpjekje -

Herët vjen majhoshe, kumbull fqinji
të djelash bezhë, kuleçë q’u rrëmbyen,
anët djegur si dëshirë e parakohshme,
pështyma ngjizur djegëse rreth e rrëzë nofullës.
Vonë derdh karamel përmbi parvaze
ngjitës fije-flokësh dhe kokrrizash rëre
e justifikimi kallëz nëpër gjuhë,
sa më shumë përpiqesh që ta nxjerrësh jashtë,
aq më keq bubù-zhel zhgrryen drejt fytit.


1 Komente

 interesante Em. Do t'i lexoj prape.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).