U plak pjergulla dhe njeri s’e pa si iu rënduan gjymtyrët. Në një cep bahçeje kryeqytetëse. Sa ish e re e donin njerëzit. Jo se ish e re. Por se ishin njerëz. E qethnin, ia prisnin bishtat e gjatë të flokëve-lastarë, e spërkasnin, e pudrosnin. I gëzoheshin. Edhe emrin ja kishin vënë të fisëm, “gisht zonje”.

Kohët erdhën e u ashpërsuan, oborri erdh e u zvogëlua, në fillim shteti, më vonë njerëzit, që sepse u hardallosën edhe ata, ngushtuan gjithçka rrotull, ngritën mure pas muresh, lanë pak e më pak qiell. Ajo pa si binin theror një pas një drurët e tjerë të Oborrit, të fisëm edhe ata, Konti Man i famshëm, Mbreti Ulli, Markezet Hurma, dhe Duka Fik i Zi. Kurtizanet e Oborrit, kumbullat shëngjine, u zhdukën pa lënë gjurmë. Princat Limon bënë vetvrasje një natë me acar. Nuk duruan dot dendrofobinë, lajmet që vinin nga taracat e Jugut, nga Lurat e Veriut. Nuk ishte kohë fisnikërie, jo, ishte kohë e çimentos harbute, rajasë gri të shtrirë, të rrafshët, që s’njihte stinët, që përzihej me zhavore me origjinë të dyshimtë, që sillnin rënkime lumenjsh, ekstaza malokësh cerebrohormonalë, gërryerje brinjësh e qafash, me dhëmbë ekskavatorësh vampirë që se nga u shpifën kohët e fundit.

Askush nuk e pa si pjergullës i shterrën lotët. Se pjergulla e kish zakon që nëpër shkurte kujtonte të shkuarat e vitit; punë vreshtash që nuk i di kush, lajme ardhur me polene nga larg, nga kodra gëlqerore, ku vesa përton të avullojë në mëngjese, shoqëri të dikurshme kokolepsur me nasihate hardhishë, lindje të reja foshnjash-sythe, dashuri shartimesh e zënie shkuesishë me kalema të etur për lëng, dëshira të fshehta çepash e sharmendash që ushqejnë thashethemet e tabloidit pjergullor. Dhe e kapte melankolia. Dhe qante. Qarje nga ato që zbukurojnë jetën dhe shpirtin, se qarja është me e ëmbël se lumturia ndonjëherë. Lumturia është si sheqer industrial, me rregull kristalin dhe verbëri zhardhokore, sajdisje panxhari, mbërthyer në nyje të rregullta graminore-kallamore, që të velin gjithsesi, Kubë prozaike shtetërore, pa Heminguej, pa rrathë purosh në ajër; kurse qarja e bukur është e mjaltë, nektar, eliksir ad libidum. Loti i vreshtit regëtin flakë të vjetër shumë, romakë lakuriq nën dritën e kandilit, me epsh latin, aspirata djegëse skllevërish, shpëtime Spartaku, lotë Penellope. Të mos mundësh të qash është më keq se të mos qeshesh dot. Dhe pjergullës i shterroi loti i vjetër nën mospërfillje. Ishin të zënë njerëzit shumë. Nuk mblidheshin si më parë, nuk flisnin më për të. Mjeshtrat e rakisë ballkazanase ishin tretur. Jani greku i verës nuk dukej gjëkundi. Ndoshta ish mbyllur si Diogjeni në butet bosh.

Kokrrat e fundit në pjergull, të stërzgjatura, “gishta zonje”, mbetën në erë si duar që përshëndesin pa marrë përgjigje.

Maj, 2008

25 Komente

Shumë më pëlqeu dhe besoj kujdo që ka pasur mundësi të bredhë kopshtijeve dhe të shijojë një baçe pas shtëpisë .

  Për diçka që digjte si ferr, që edhe vetë ata që e pinin shtrembëronin turinjtë e parruar, deri edhe mollëzat e palëvizshme? 

Mani dinte të dinte dhe të mos shpjegohej.

Përshtypje e gabuar fëminore ...Raki mani e ëmbël dhe e  dashme si ajo besoj se s'mendon hala si macahere .

smiley

Duhej "zjere" dy here. Si edhe kumbulla. The best, sipas "ustallareve" qekesh ajo e thanes. Me te degjuar kete smiley

(ka qene nje kenge labe "kumbulla, o moj kumbulla/ kumbulla, o prapa shtepise&quotsmiley

 

S'jam  dhe aq "usta" po dhe mani s'kelet pas thanës për nga tërheqja .Për mu e parë është  rrushi  dhe ai  ka nëndarjet e tij sipas llojit , nga ato qê kam provuar më ka pëlqyer "perla" si më e mira po sigurisht për kushte të njënjta përpunimi që janë hala më përcaktuese .Ndoshta Rakia është më usta në ktë fushë. Dolëm jasht teme po mani dhe pjergulla janë shtigje që ta ndryshojnë .

si tha (legjendarisht) Chianti: Biri im, vere behet edhe nga rrushi smiley

Nuk jam as une specialist, por i kam pat ne familje ... plus rrit me prodhim te vogel esnafor rakie (20-25 litra ne vit, ama asnjehere nen 20 grade)... por ke te drejte, llafi i peshkut me nick "rakia" do ishte deciziv ketu.

Per castin pelqej pinot noir (te shnderruar ne vere para 4 vjetesh) dhe ja ku hym padashje ne domenet e pjer thomasit...

dhe ja ku hym padashje ne domenet e pjer thomasit...

Pff, pjer thomasi as s'u hedh syte po te mos jene nen 10 vjet.

 Ehe, nick "rakia", po bo nani nani, tani, po u kujtu neser.............

 Pjerin se kam larg; mqs paskëm të paktën  një fushë interesi  të përbashkët me të  mund dhe të bijmë në ujdi pa u shqetsuar .(harrova që sot është e dielë , u largova shpejt nga peshku.)

 

 Jo per gje por nofken e kam ''rakia''dhe do te them dy gjera.Rakin me te mire e ncjer rrushi sepse ka sheqer me shume.Ky eshte kushti numer nje, per raki, ose vere te mire.Rakia e ncjere nga varitete ''Muskat'''',Perla'',Italia''e ndonje tjeter varietet me arome jane te mira por vetem per tu pire me kafe.Perjashtim ketu ben rrushi me ere ose'' vajguri''si i thone sepse ka perqindje te larte te alkolit te keq.Prandaj kur pi shume nga kjo rraki dhe, se e zjere dy here, ka dhimje te forte koke.Pijanecet e dine kete shune mire!Po keshtu ndodh dhe me rakin e marese,kur pi shume.Ndersa per rakit e tjera eshte pune shijesh, ca pelqejne rakin e manaferes ca te dellinjes,ca te kumbulles.Kishim nje ne lagje Baram Patoku pelqente rrakine Hurmes!! Pastaj jane te mira se jane pak.

 Requiem per m'ato kohe, kur maja e manit ishte nje "cope toke" per pushtim.

Eeeeehhhh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 Jo mer jo, por eshte hurm'farzi, jo mon i pjek,    lol

 smileysmiley 

Kush ju pelqen me shume man i bardhe apo i kuqi. Mua i bardhi. Kam pas tek i vend ketu qe shkoja haja nje man te zi por e prene se i bente pis oborrin, me erdhi shume keq

 Mani i bardhe eshte me i mire per te ngrene, kurse i ziu eshte me i mire per raki, dhe kete e thote nje expert  nick rakia

 Ti thua i di raki por vete, qenke me ekspert se rakia!

 Man,  i zjere dy here....! O Perendi! Eshte mjalte por i ..vjen era "Pake":.. Pjergulla ne fik te bardhe dhe ...moj ! Me kenaq me keto emo..!

a egziston raki e bere nga mjalti???

apo me kane genjyer???

 Jo nuk ka raki te bere nga mjalti, por ka raki me mjalte. Ajo behet kur e mbush kazanin per te nxjerre raki, ate kapakun e kazanit e lyen me mjalte dhe rakia gjate zjerjes, e mer aromen e mjaltit.

E shef Rono, nuk te paskan genjyer....

Miku im!!!

Partia pa ballafaquar faktet nuk vepron.

"Ja pra... krisma nuk ka patur!"

smiley

Miku im!

Te kujtohet ajo rakia e thanes.

Ishte dicka e cuditshme, sa here qe pija ate raki ne NY hiknin dritat!

 Ore te iknin dritat ty apo NY, saktesoje...................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).