Plotësisht realist, le të kërkojmë të pamundurën! Emiljo Leka Biseda ose shkrimi që  po propozoj deklaron në lexim të parë një gjendje shumë subjektive por, pësimi nga një fakt thelbësor i kanosjes së konceptit të publikes transferohet – si duket – në pësimin e ndërgjegjes së atij që e quan veten, person që i jepet publikes si [...]

1 Komente

"Shoqëria shqiptare ku të jetoj – siç po jeton aktualisht – në batakun e keq kapitalist, ka 3 milion vetë që mendojnë se janë 300 milion, kështu që janë duke ia bërë shërbimin defekteve kapitalistike sa të mundin e si të mundin.

Duke harruar se konstituimi i shpirtit të popullit ndërtohet me aktivitetin e shpirtit përfshirë në veprat e teatrit dhe kinemasë. Ashtu si Shiler shkruante veprat e tij për kryengritje ku çdo gjerman përfshihej dhe i përkiste, ashtu dhe ndërgjegja shqiptarit duhet tronditet dhe fyhet për kanosjen e konstituimit të shpirtit të tij. Po ja kjo gjë e dëshirueshme nuk ndodh se jo më kot quhet dhe dëshirë ku; largësia midis subjektit dhe objektit është infinit."

___________

Emilio, e di si eshte puna ? Nuk di ç'formim ke, dmth ç'profesore apo libra apo profete apo etjere etjere ke, por me kesilloj fjalish dhe "idesh", veshtire e paske.

Fjalia e pare eshte krejt jashte orbite. Se nga na doli mbiemri i ri "kapitalistike", kur vete "kapitaliste" eshte tashme mbiemer, nje djall e di. A ben ta dime, ç'do te thote kapitalistike dhe perse jo kapitalistikuestike ?

Tjater, ajo gjeja me te zeze, pashe zotin nga na e ke psonisur ? E habitshme si shpirti i nje populli u brumoska ne kinema dhe teater ! Po ne paskemi qene te pashpirt fare more para njeqind vjetesh !

Une e kuptoj pasionin tend, dhe kjo eshte shume mire, sepse edhe mua me qe mbushur mendja dikur qe gjeologjia (studimi i mineraleve) ishte vete thelbi i njeriut dhe i marredhenieve sociologjike, por pastaj vura re se s'ishte gje kjo pune.

Nejse. Per kete Marubin, nuk e kam idene fare ç'behet. Per mua, sikur edhe asnje kinema te mos kete, s'me behet vone, nuk shoh filma. Kohe e humbur.

Pastaj, se mos na ndriten gje keta realizatoret tane te famshem te asaj kohe, qe na frynin tajaren me komisaro Memosh e me Soll Lilash. Ja kane njezet vjet ne lirine e aaaaaaaaaqe shume te kerkuar gjoja nga keta disidentet dhe ende s'kane qullosur nje film te madh per ate kohe. Pastaj, eshte dhe tjatra : sot po te kesh tru e te jesh vertet i zoti ne kete zanat, e ben filmin me 100 leke te vjetra : nje kamera te vogel ne dore, dhe ec daje, bej filmin aty, ka lloj-lloj festivalesh filmash jo Hollivudi sa te nginjesh me verdhushka. Po thuaj ti, jeni tapaisur pas atyre filmave te xhaxhit Enver, ku e ngulje kameran ne nje tarrace pallati dhe gjysma e filmit shkonte me nje kuader. Tungi-tung se u djersita, dielli i pasdites shume i forte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).