Po Gjumi si Ju Zë? * Leart Kola * Shqiptarët këtë fillim viti 2010 po përjetojnë lojën më të madhe iluzioniste që ky komb mund të ketë kaluar në historinë e tij. Një lojë perverse që e ka kthyer “ëndrrën e zhvillimit” në makthin e represionit politik dhe ushtarak në të gjithë hapesirën shqipfolëse. Shqipëria [...]

19 Komente

Thashe se po pyesje si e ze gjumi popullin, ti  e paske per qeverine. Me duket mese e qarte qe gjumin e bejne per shtate pale qejfe (s'shoh ndonje te hequr nga fytyra )

Sot shqiptarëve nuk u duhet gjimnastika e komentimit në mënyrë “inteligjente” të aktualitetit politik, por i duhen intelektualë, punëtorë, studentë, fshatarë që me vete mbartin optimizmin e vullnetit që mund të ndryshojë seriozisht gjërat në emër të shumicës.

sa t'flej mileti,as ata nuk s'gjohensmiley

 Duhet të organizohemi në struktura politike jashtëparlamentare dhe jashtë partive ekzistente, kjo është e vetmja shpresë për të kthyer politikën në shërbim të popullit. Askush nuk ka nevojë sot për parlamentet shqiptare, kosovare apo maqedonase, duke qenë se gjatë kësaj kohe aty ka vendosur arroganca e pushtetit dhe e shitblerjes së votës, e jo argumenti politik. Nuk duam më që njerëz të veshur me pushtet nga foltoret e parlamentit të na tregojnë se cilat janë nevojat tona, por duam që nga sheshet në fshatra dhe qytete tu tregojmë se cilat janë të drejtat tona.

Organizimi jashte strukturave politike ne Europe psh, behet nga sindikatat, studente etj, sipas ceshtjes ne fjale per te cilen protestohet.  Ne mungese (sindikatat jane bernut, situaten e studenteve e dime) kush e merr perseriper organizimin?  Ne kete vacuum, thirrjet e tjera te lene shijen e anarkise (te pakten ne teori, se ne praktike nuk lexova gje te hartuar konkretisht ne kete artikull.)  

PS: Se mos vjen ndonje e fillon e ve rregulla si duhet shkruar e reaguar per artikujt e saktivistes ... Qe te sqarohem njehere e mire, pritshmeria (te pakten e imja) eshte e larte.  Sepse jo rralle here kam gjetur ide dhe artikuj te nje standarti te mire.  

Permbajtja e ketij artikulli me duket disi me prapavije ideologjike dhe dyshimet lindin natyreshem...

krejt natyreshem

MAOOOO

Ky eshte me shume nje trakt me stil patetik migjenian-revolucionar sesa nje thirrje per zgjim. Ky eshte perceptimi im.

ajo teza qe hidhte Kajsiu para disa ditesh ishte shume logjike. papergjegjshmeria e klases politike gjen faktor permisiv ne abstraksionin e lidhjes midis individit me shtetin.

Normalisht te arqipelagu i peshkut jane kostant 4 shkrime prej Saktivistes.Shkrime te merzitshem e tejet medioker per ti dhene kete hapesire.Arqipelagu ka blogje te shumte shume here me interesante e me pak patetike se Saktivista.Me duket se kane zevendesuar shkrimet e Mjaft-it te dikurshem.Tashti se si do i veje halli AlbinK.gjumi me ze edhe paq.Ti kem te gjithe hallat si ky i Albin K.Kombet me te dritura kane ecur perpara me pune te mirefillte ,pa zhurme ,pa buje.Nuk i duhet kujt protaginizmi i AlbinK.Pastaj ,sot ,prejkuj do ta çliroje Kosoven ky?

Pune dembelash!

Me shkrime si keto nuk arrihet asgje.

Vepra, djalo, vepra.

Pune, e vetem pune, leri kafet, se shume kafe ju bejne dem per shendetin.

 

te dashur amatore te peshkimit ne te thate, ju lutem komentet perqendrojini te shkrimi.

Kur te kemi lene shkrimet e te kemi filluar veprat, ju premtojme qe ju do te jeni te paret qe do te njoftoheni. Deri atehere, merruni me shkrimet, ose klikoni nje artikull me tutje. Per raste ekstreme, blini ndonje kukull gome te Turi i SexShopit smiley

Duhet platform per sexrevolution . Vullnete te ndrydhuna smiley

Kjo do te kete qene ideja e titullit smiley ! Mos flini me nje llaf smiley ...

Cinik,merre si kompliment.

Per te mos u bere riperserites i ketij komenti!

Llafe i keni te gjitha! Askush nga ju nuk ka per te denuar asnjehere askend, per sa kohe te gjithe jeni mbeshtetes direkte apo indirekte te pasardhesve te atyre qe po i quani "kriminele" ne qaravitje anonime.

Po te jini burra e gra te forte, dilni e kerkojeni me ze te larte, qofte dhe me kembengulje fizike para autoriteteve politike drejtesine, detyrojini ato te vendosin drejtesi, mos prisni tua dhuroje kush.

Perndryshe, vit per vit do shohim pikturen e Goyas te peshku pa uje, do derdhim ndonje pike lot, do zihemi, dhe do vazhdojme ekzistencat tona kaq te fokusuara tek e kaluara!

Une e deklaroj veten pro drejtesise, por jo si koncept abstrakt, si aksion real!

s'jam hic cinik, une ate shkrim e lexova. me vjen vertet keq per te perndjekurit e familjaret e tyre qe tash njezet vjet genjehen me luge bosh.

sa per ne, natyrisht qe i bejme aksionet tona, madje dhe shkruajme per to pasi i bejme.

Tani, në fund të këtij shkrimi më ka mbetur vetëm një pyetje për të gjithë ata që nesër do të shkojnë në zyrat e tyre të plotpushtetshme e do të firmosin marrëveshjet e radhës në kundërshtim të interesave të popullit: Po natën, gjumi, si ju zë?

Mendoj se varet nga pika e veshtrimit. Nje hajdut apo nje serial killer qe ne fund te dites ka realizuar objektivin e tij - perkatesisht, vjedhjen e prones se tjetrit dhe vrasjen e nje apo me shume se nje njeriu - imagjinoj se e ze gjumi top fare. I arrire. I kenaqur. I lumtur pse jo?!

Me pelqeu shkrimi. Me pelqeu fakti qe konsideron pothuajse te gjitha hapesirat shqipfolese. Zymtesi gjithandej. Injorance. Mungese besimi. Ligesi...

E vetmja menyre per ta perballuar duket se eshte qe te fshihesh ne ndonje cep te ishullit dhe te fryhesh me LSD derisa te digjet truri.

Dhe kam pershtypjen se shume njerez ne Shqiperi e kane perqafuar kete menyre te jetuari, perderisa ftesa e meposhtme, veshtire qe te marri pergjigje:

Duhet të organizohemi në struktura politike jashtëparlamentare dhe jashtë partive ekzistente, kjo është e vetmja shpresë për të kthyer politikën në shërbim të popullit. Askush nuk ka nevojë sot për parlamentet shqiptare, kosovare apo maqedonase, duke qenë se gjatë kësaj kohe aty ka vendosur arroganca e pushtetit dhe e shitblerjes së votës, e jo argumenti politik. Nuk duam më që njerëz të veshur me pushtet nga foltoret e parlamentit të na tregojnë se cilat janë nevojat tona, por duam që nga sheshet në fshatra dhe qytete tu tregojmë se cilat janë të drejtat tona.

Te gjithe i hedhin fajin klases politike, por kam filluar te mendoj (edhe pse e kam luftuar kete ne mendjen time) qe faji eshte i atyre qe lene qe kjo klase politike te jete e tille.

Shqiperia eshte nje vend i marre peng nga me te keqinjte e klases qe e kane futur politiken dhe te gjitha fushat e tjera te jetes se vendit ne nje rreth vicioz negativ. Si mund te jetosh normalisht, te ushqesh talentet e tua, te studjosh, te piqesh, te rritesh, te shpikesh, te besh biznes, te duash, te rritesh femije... ne nje vend te tille?!

urime per artikullin!
eshte per te lavderuar fryma qe percjell.

eshte nje rruge e gjate...po jo e pamundur. mund te mos jete klima e pershtatshme per momentin. do te kete dhe tallje, pesimizem, qeshje, cinizem, ofendime, kercenime e dekurajime te ndryshme, por nqs do te ndiqet pa kompromis, pa pazare, dhe kjo perpjekje per ndryshim te kthehet ne nje beteje dhe qellimi i saj ne kauze, eshte e garantuar qe jo vetem do te fitoje respektin ne popull, por do te jete kjo fryme dhe njerezit qe do ta percojne qe do te riktheje shpresen e humbur te shqiptaret. vetem nje fryme e tille mund te sherbeje si  nje alternative bindese ne favor te interesave te nje elektorati te mashtruar, zhgenjyer e marre neper kembe. vetem nje fryme e re e distancuar nga realiteti qe mbizoteron ne ate vend mund te arrije t'i veje ne levizje ingranazhet e ndryshkura te shoqerise shqiptare dhe ta veje gurin e ne vendin e duhur, si nga pikepamja ekonomike ashtu edhe nga pikepamja kombtare.

Politike politke politike edhe kur flitet kunder politkes.

I fut ky burazeri te gjitha ne nje thes te mira e te keqai te shendosha e te prishura, i perzien mire e mire E tund dhe shkund thesin dhe pastaj i nxjer nje nga nje dhe thote " Emo e shikoni cdo gje eshte e qelbur e prishur, e skaduar"

Perfiton se kemi shume te keqia ne jeten tone shoqerore dhe pastaj i fut ne nje  thes edhe te tjera dhe is nxjer te tera sikur te jene te tera nje prodhim

Gjendjen e shqiperise e fut ne nje thes me ate te Kosoves pastaj i shton dhe ate te Cameve dhe mendojse se c'mund te dale nga kjo corbe.

Mu kujtua munizmi qe pasi merte te keqiat e sistmit kapitalist i perziente me te mirat dhe helbete qe te tera do te binin ere te keqe.

P R O P A G A N D E  e qelbur

 

 

shkrim ushtari "kripto-cifut" sic do thoshte Kac Myftaraj!

........................DUAM PARET TONA.............................

-Nuk kom pare, jom firme piramidale...

-Ku e msoj ene kjo qeilpsin', piramidalen mer jahu...Big Grin

ke sheshi,ke sheshi ta hudhim qelpsinen'

 

Nder ne shqiptaret koncepti abstrakt behet abstarakt  me teper, kur fillon pune aksioni real!

Ps. a di gjo njeri kur i del rakia solit, mer amonTongue

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).