radhë e pafund fëmijësh, vidhosur
në kupolat jehuese të korridoreve, vjedhurazi
teksa iknin përkulur nën mbulojën

e kapotës së një tjetri, të huaji, shtatë
me një rëndesë frymëmarrje
plot llak dërrasash dyshemeje, tetë

me rëndesën në kokë q’u ngrit
prej pisuareve, ne patëm
gagarin, por edhe gagarini

na pati ne, në mëngjes të njëjtën
gërrr-vishje të bangave me mëngë
sipas shkrimit të dorës dhe në drekë
daullet e lugëve, ne patëm

shërbim tryeze, shërbim qumështi, shtypjen
e boshllëkut* në pelten e syve,
në veshë, derisa
ajo shuhej,
graviteti** shuhej,
në kapat tona
këto qenë dhembjet***.

duke urinuar, në pyllin mbrojtës
ne përdorëm
citate: se anëve të errëta të planeteve
të paktën një dritë përkundër ua mbajtëm****
të gjithë bashkë në fillim dhe pastaj
gjithkush edhe një herë
heshtur për veten e vet, ne s’patëm

fare fat. kështu pra rrënohen shtëpitë
ne bëhemi më në fund
prapë të vegjël dhe
vrapojmë sërisht drejt fshatrash të drunjtë,
fshatra prej kashte prej nga erdhëm, të grisur, të hollë,

me një jehonë gdhendur nga era:
përshëndesim gagarinin, pa fat, kthim pas
për në fshatrat tona
dhe daljet për tek fshatrat
mbi arat nëpër natë...

~o~o~o~o~o~

* lojë fjalësh e papërkthyeshme. “leerkraft” është forca e boshllëkut, vakuumi, dhe tingëllon shumë ngjashëm me “lehrkraft”, që do të thotë “mësonjësi/ja”.
** schwerkraft, a përdorur si rëndesë (gravitet) përkundër vakumit më lart, por edhe rëndesës së mësuesit/es
*** schmerzen – lojë fjalësh e papërkthyeshme, pasi kjo fjalë, dhembje, përkon me një marke kapelesh që jepen si dhuratë/kujtim
**** besoj që është referencë nga miti i “Baumannshoehle” (s’jam i sigurtë, sidoqoftë).

Shënim: autori nuk përdor asnjë gërmë kapitale në këtë poezi.




64 Komente

A ben te postosh edhe origjinalin?... Eshte gjithnje me bukur kur e ke perkrah. Falemnderit per perkthimin e gjithe te mirat per kete vit.

ps: rradhe dhe jo radhe, do thoja une...

  Po kjo c'ishte mer Em. Dhe e dija qe nje dite letersia gjermane do me godiste serish.  E njoh fare pak perjashto Hajne, Gete, Remark, Boel.., po ka nje sharm te cuditshem.  Thanks and come again (me aksent kinez nga convenience store)!

CiklonB, shkruhet "radhe" me nje "r-e".

Shih f. 544, kolona e dyte te Fjalori drejtshkrimor i gjuhes shqipe, Akademia e shkencave, Tirane 1976

ah, gabimi im pra...flm per sqarimin

Te lutem! smiley

poezi e mrekullueshme! ka ardhur kaq e mire ne shqip. thanks!

anëve të errëta të planeteve
të paktën një dritë përkundër ua mbajtëm
****
të gjithë bashkë në fillim dhe pastaj
gjithkush edhe një herë
heshtur për veten e vet, ne s’patëm

fare fat. kështu pra rrënohen shtëpitë
ne bëhemi më në fund
prapë të vegjël
dhe
vrapojmë sërisht drejt fshatrash të drunjtë,
fshatra prej kashte prej nga erdhëm, të grisur, të hollë,

me një jehonë gdhendur nga era:
përshëndesim gagarinin, pa fat, kthim pas
për në fshatrat tona
dhe daljet për tek fshatrat
mbi arat nëpër natë
...

Falemnderit per komentet.

ciklonB, ja origjinali:

mein jahrgang, dreiundsechzig, jene

         endlose folge von kindern, geschraubt
in das echo gewölbe der flure, verkrochen
beim gehen gebeugt in die tasche

eines anderen, fremden mantels, sieben
 voll wachs mit einer aus dielen
geatmeten schwere, acht

         mit einer aus piss-
becken zu kopf gestiegenen schwere, wir hatten
    gagarin, aber gagarin

hatte auch uns, morgens das gleiche, der schrift
folgende scharren der ärmel
über den bänken & mittags
das schlagwerk der löffel, wir hatten

den tischdienst, den milchdienst, den druck
  einer leerkraft in den augen gelee
    in den ohren bis
sie verstummte
die schwerkraft verstummte
       in unseren mützen
       das waren die schmerzen

beim urinieren, im schutzwald
beim sprechen, wir hatten
zitate: dass wir den schattenseiten des planeten
        wenigstens eine lichte entgegenhielten
          erst alle gemeinsam & dann
           jeder noch einmal
           still für sich, wir hatten

kein glück. also zerfallen die häuser
               werden wir endlich
     wieder klein &
reiten zurück in die dörfer aus holz, aus
stroh, aus denen wir kamen, rissig & dünn
mit einem am wind

geschliffenen echo: wir grüssen gagarin, wir
hatten kein glück, abfahrt, zurück
in unsere dörfer
          & ausfahrt der dörfer
über die äcker bei nacht...

 

geschlieffenen echo.....lëmuar nga era...do e kisha perkthyer une...ndonese edhe gdhendur tingellon bukur...Perndryshe me pelqeu shume perkthimi yt. Me te mira dhe flm.

Tuj sodit emo ... smiley.

Me gjithe fjalet e paperkthyeshme, te kam zili smiley.

Em, eshte hera e pare qe te lexoj nje perkthim dhe per me teper nga nje poet te cilit vetem emrin i kisha degjuar. Me duket interesant... Faleminderit!

S'kam asnje mundesi ta gjykoj origjinalin. Nga njera ane eshte me mire keshtu, sepse je i/e detyruara te perqendrohesh me shume tek teksti ne shqip. Tek perkthimi yt vura re fjalen "pisuar" qe thjesht e marr me mend c'eshte dhe:

"... në pyllin mbrojtës
ne përdorëm
citate..."

varg, te cilin nuk dija si ta interpretoja brenda poezise 

Gjithashtu vargu:

"... ne patëm
gagarin, por edhe gagarini

na pati ne..."

ndoshta, per hir te shqipes, do te duhej te ishte:

"... ne patem gagarinin, por edhe gagarini..."

p.s. A ka mundesi, nese ke kohe dhe nerva, te thuash dy fjale mbi ate se si e zgjedh tekstin qe perkthen? Faleminderit serish per poezine dhe eventualisht shpjegimin. 

Fin, pylli mbrojtes ketu eshte "Schutzwald" dhe ka te beje me nje rrip te gjere me drure mbi qendra te banuara sidomos rreze maleve, per ti mbrojtur keto (qendrat) nga orteqet. Pjesa

beim urinieren, im schutzwald
beim sprechen, wir hatten
zitate:

fjaleperfjalshem do ishte "gjate urinimit, gjate bisedes ne pyllin mbrojtes, ne patem citate". Per gagarinin ke te drejte, por theksi (po t'a degjosh Zailerin kur e lexon vete pjesen) eshte te a-ja e dyte, doja pra nje kompromis me te shquaren e kallzores, plus qe e pashquara ne shqip shkon shume mire ne vetevehte. Autori flet per nje femini ne DDR, te mos harrojme, prandaj edhe heroi rus (i kuptueshem adhurimi per pilotet, jo me per kozmonautet).

Si i zgjedh? ashtu si nje amator veren. smiley dmth une nuk jam konoser, llafi im eshte dy centesh ketu. C'ka s'me pengon me pas qasjen time ndaj poezise, sidoqofte. Nje poezi transmeton shume gjera, mendim, gjendje, ndjenje, tingullim. Keto une i rreshtova sipas rendesise qe ato kane per mua. Gabim ose mire, ashtu e shoh. Poezia nuk eshte muzike qe mund ta pelqesh pa kuptuar fjalet. Ai lloj pelqimi me duket se fqinjeron me nje snobizem latent. Kjo e Zailerit ishte nje lloj sfide sepse nuk eshte e lehte ne perkthim (eshte shume evazive! nje tmerr sintaksor per mua). Fare kollaj mund te humbin detajet. Ka edhe nje tjeter ky qe quhet "futbonautet", po ashtu sfiduese, me kismet per ate.

Em, pyetja s'ishte aspak tendencioze. Ngaqe nuk e dija qe perktheje isha kureshtare per qasjen tende. Faleminderit dhe pune te mbare me tjetren! smiley

Hej Fin, po nuk pashe asgje tendencioze! Une biles do doja me dit se si i shikon ti ato cfare folem pak me lart.

Keqkuptimet e virtualitetit keto!

Zakonisht nuk i zgjedh gjerat qe perkthej: jane ato qe me zgjedhin! Kushti themelor qe i ve vetes eshte te kuptoj tekstin, ne kuptimin qe duhet me patjeter t'i jap nje interpretim... Me prozen kjo eshte pak me e thjeshte, me poezine eshte pune dreqi.

Kushtet elementare per mua jane njohja e gjuhes se origjinalit dhe sidomos njohja e shqipes. Fjaloret jane te pazevendesueshem...

Si fillim vihem te lexoj ne hollesi jeten e shkrimtarit, intervistat dhe gjerat e tjera qe ka shkruar. Zbrazem pak nga pak nga vetja dhe mbushem me personalitetin e tjetrit... Eshte si nje lloj lengate. Heren e fundit zgjati nje vit dhe kjo per nje tekst 80 faqesh... 

Perkthyesit ne Shqiperi mund te jene njeheresh heronj dhe kriminele. Heronj sepse jane te keqpaguar dhe shpesh detyrohen te perkthejne gjera qe s'u pelqejne, kriminele sepse per te njejtat shkaqe nisin e perkthejne c't'u dale perpara dhe masakrojne tekste e shkrimtare. Dhe masakrojne edhe lexues ne mundesi sepse i sikterisin keta nga letersia. Demi qe sjell perkthyesi i keq (ose i pandergjegjshem, ose nevojtar) eshte shume here me i madh se demi qe sjell shkrimtari i keq. Aq me shume brenda nje gjuhe dhe nje kulture gjithnje ne rrezik sic eshte shqipja.

FLM!

Fin, kemi pas shkelqyer ne perkthime. Ne ankohemi per censuren e dikurshme, ama cilesia e perkthimeve ka qene nje gje qe e merrnim aq gabimisht si te mirqene. Dallohej dora e kujdesshme, si qendisje perkthimet, asnje ngut, asnje shtyse komerciale (te pakten nga jashte, per lexuesin). Ky eshte nje sfond ku brockullat e sotme bien ne sy edhe me keq.

 Gabim ose mire, ashtu e shoh. Poezia nuk eshte muzike qe mund ta pelqesh pa kuptuar fjalet. Ai lloj pelqimi me duket se fqinjeron me nje snobizem latent.

Ja ta marrsha keto tingellojne si ato ..... te paudhit smiley I hudh bukes me voj ullini e krype siper ca fasule koker ...smiley

Keshtu qe mrene dorezave te Fin jam ne une.

Do vi se me ke pelqy ne nje nivel te larte si Koncept "perkthyesi" te shprehur aq qarte ne seleksionimin e kesaj poezie.

Po cer thash, mer? Ku shkela m'drras t'kalbet?

Po pata ra, m'jep i dor me dal perjasht, Ziko smiley

Finisterre,

Eshte nje absurditet te krahasosh perkthyesit e atehershem me te sotem. Ketu mund te caktohet dhe nje dite si 5 maji per nje grusht perkthyesish te asaj kohe, dhe te nderohen me kurora lulesh apo tollumbace, por e verteta eshte se gjerat jane krejt ndryshe.

1. Nga kendveshtrimi i letersise se perkthyer.

Vetem nje trap nuk e kupton dhe nuk e pranon se fusha e ideve, mendimeve dhe letersive te perkthyera ne shqip ka ndryshuar katerciperisht. Vetem nje idiot rri e vajton pese vepra te asaj kohe kur eshte e ditur se pas shpartallimit te komunizmit (te pakten fizikisht) para nesh u be e qarte se ne ishim (dhe fatkeqesisht vazhdojme te jemi) debilet e Europes. Kur them ne, e kam fjalen per te gjithe ata vende komuniste ku censura vepronte pak a shume e rrepte.

2. Nga kendveshtrimi i censures.

Vetem nje trap nuk e kupton dhe nuk e pranon se veprat e asaj kohe na vinin te cunguara per shkak te censures. Nese trapi mendon se ka lexuar ajken e letersise boterore, ai duhet te vizitohet mire diku sepse nuk eshte ne terezi.

Eshte i njohur fakti qe sot s'gjen asnje fosile 60 apo 70 vjeçare qe te te mbaje nje diskutim te lidhur mbi letersine si letersi. Kam pasur rastin te bisedoj me profesore letersie te kesaj moshe, dhe jane O Zot duhet t'ia mbathesh me vrap ! Jane per faqe te zeze, madje ne duhet ta kishim dyshuar kete pune kur sheh çfare prodhimesh kane nxjerre nga duart e tyre. Merri moshat mbi 40 vjeç, i ke cope-cope. Nuk eshte puna e njohurive si njohuri, sepse nje 40 vjeçar mbase ka lexuar me teper se nje 30 vjeçar, por lenda qe ai ka pervetesuar ne koke eshte nga me te perçudnuarat dhe me te fosilizuarat qe mund te jete. Diskutimet e kesaj moshe jane te mbushura me lloj-lloj budalliqesh, keqkuptimesh, fodullizmash, sa te vjen te vjellesh ne pranine e tyre, ashtu siç me ka ardhur shpesh kur kam degjuar ne televizionin shqiptar ca fosile realizmash socialiste duke diskutuar per letersine. 

3. Nga kendveshtrimi i perkthyesve.

Eshte trap ai qe mendon se nje perkthyes i mbyllur ne nje dhome 4x4 te shtepise botuese "8 nentori", pa shkelur kurre ne jeten e vet ne vendin qe ia di gjuhen, pa pasur as idene me te vogel mbi idete e autorit, mbi frymen e ketij vendi, mbi ritmin e jetes ne keto vende, mbi nuancat e te folurit te perditshem, pra eshte trap ai mendon se puna e ketij do te jete me e mire se e dikujt qe jeton e ha dhe punon, dhe mbase do te vdese mes kesaj fryme.

_______

Te gjitha pallavrat pastaj qe fliten lart e poshte, jane thjesht nostalgjira te qelbura qe bien ere myku. What the fuck ! siç thone amerikanet, kur mendon se çfare budalliqesh lexonim atehere, e çfare kemi fatin e madh te lexojme sot. What the fuck ! vertet, fak e çfare faku !

_______

Nostalgjiket jane e zeza e nje vendi. Madje vete nostalgjia si nostalgji eshte nje tipar themelor i fashizmo-komunizmave, te rrish perjetesisht i ngulur pas tokes tende, pas shtepise tende, pas gurit tend, pas pelenave te tua, pas fustanit te nenes tende, ky eshte nostalgjiku qe nuk e pranon kurre se nje dite do te thyeje qafen (dhe oh zot sa me shpejt !) per ne ate dynja.

Mendja, ajo qe e meriton vertet emrin si mendje, nuk eshte kurre nostalgjike, ajo shkon vetem perpara, veshtron, hulumton, krijon, prodhon, por asnjehere VAJTON !

  

Hurbo mund te kesh te drejte ne tre pikat qe ke theksuar, por nuk arrij te kuptoj pse i je drejtuar Finisterre, pasi me rezulton qe ai/ajo nuk ka thene asgje me larte nga keto qe ti me zjarr dhe furi analizon! E cuditeshme!

Tashti ju kete pune e keni mes jush dhe une s'dua te hyj hiç ne mes. Heronj e kam per perkthyesit e sotem jo per ata te djeshmit.

Sa per perkthimet e asaj kohe, ndoshta perkthyesit duhet t'i ndash me breza o Hurbi. Sepse deri aty nga vitet '75-'80, por edhe me vone, ata qe perkthenin e kishin shetitur Europen e boten me shume se ne. Punonin per shtepine botuese Naim Frasheri (jo per 8 nentorin, qe ishte shtepia e librit shkollor) dhe me thene te drejten u detyrohem shume per perkthimin e nje pjese te mire te romanit francez dhe anglez te shek. 19, per te mos folur pastaj per perkthyesit nga rusishtja...

Kujto Lasgushin, Mitrush Kutelin, Petro Zhejin, Halit Selfon ... Nje pjese e veprave pastaj ishin perkthyer para clirimit...

Po fundja edhe me vone brezi i Pirro Mishes, Mira Meksit, Ardian Klosit, Aurel Plasarit, Virgjil Muçit... Perkthenin mire keta o Hurbi, tjeter puna pastaj qe nderruan profesion e merren me brockulla te tjera...

Po cfare mund te kemi mes nesh, o Fin! Seriously. Per mua ky hurbineku eshte nje copez monitori, ca piksela, te zhdukshme me nje klik. Nje mi mjafton per at pune. Kupton? Asgje s'duhet shtyre pertej nje caku serioziteti. Ashtu uroj te jem edhe une per hurbinekun. Se perndryshe, Zoti na ruaj!

Pranaj s'erdha se isha i bindur katerciperisht qe nuk do vononin psallmet nga ...i paudhi . Eshte llafollog pa principe dhe mos i vur veshin te kam thene . Eshte produkt i vatres se kultures nga te rijte entuziaste te pas 90 qe bejne letersi me udheheqes qe hypin maje stolave smiley  

Shif i cike po fare i cike . Mos mu bo lulja mos me prek smiley Kur merr rrol mesuesish..... Njaty ma ma kalin . E ke pa si ta kam vecu menimin ? smiley Ka bualli me siper ca rreshta per englendisje se si mund te hyje ne replike per ko@elleqe. Njashtu vazhdon mo ...

Ja per aq qe qe shkaktohen reaksionet pastaj dhe si zakonisht shmangjet nga tema dhe ne fund ... i q...nenen Hilerit ! 

Mos harroni Sotir Cacin se ju merr lumi ju merr! smiley

 

respekte!!! Do rrosh me shume.

 Kurse Shvarcin mos e permeni fare, se esht turp me e ny ne muhabete me ksi robsh.

Hurbi,

po tregohesh nililist me teper se c'duhet. Eshte e lehte te hedhesh poshte me fjale punen e viteve te tera, por mos harro dicka: Ne te gjithe kemi pire nga i njejti burim, jemi ushqyer, kemi ngritur fantazite tona qe femije, kemi mesuar, kemi enderruar permes fjales se atyre shkrimtareve, qe po te mos ishin keta perkthyes, ndoshta s'do t'i kishim njohur kurre. Kane perkthyer kaq tmerresisht sa thua ti? Asesi! Me thene te drejten, e kam lexuar 100 vjet vetmi ne italisht, por te betohem qe s'me le as gjysmen e shijes qe me le perkthimi i Shvarcit! Kam lexuar shume Buzzattin, por s'me shijon origjinali sa c'me shijon nen perkthimin e Zija dhe Dritan Celes!

Ka gjera per t'u ripare? Doemos, por jo keshtu sic ben ti, qe mohon gjithcka me force e gati-gati arrogance.

 

Po, mire e the, jam nihilist. Dhe madje po te kishte nje menyre qe te me shkulnin nga truri tere budalliqet qe kam lexuar ne ate kohe, do e pranoja me kenaqesi operacionin. Te gjitha ishin "fake", gjithçka : leximi, shkollimi, kendimi, buzeqeshja, fjala, gjuha, mesimi i ketyre, gjithçka !

Dhe kjo nuk do shume zotesi per t'u kuptuar : SEPSE NE ISHIM TE PROGRAMUAR PER TE QENE NJEREZ TE RINJ !

Nga ata njerez qe nuk gjendeshin askund ne bote. Do te ishim, ne njefare menyre, UFO-t e universit. Dhe keto jane pasojat e kesaj pune, chère Ana. Ne kemi nje perqendrim te madh njerezish te RINJ. Duhet pritur ca kohe qe te pastrohet vendi, qe t'i vije rradha NJERIUT shkurt. Dhe kjo do pune, do te ulesh diku, do te mesosh, studiosh, e punosh, dhe asnjehere koken prapa, nuk do lot e vajtime, por do shtrenguar rrethi.

I vetmi mllef qe kam nga ajo kohe, eshte kjo : mos pafshi dite per eksperimentet qe keni kryer ne trurin tim. Per trute e te tjereve, secili flet per veten e vet. Por per trurin tim, mos iu zente varri vend per te gjitha pallavrat qe me keni detyruar te lexoj. Eshte e tmerrshme te mendosh se rrallekush e ka idene e prapambetjes sone ne kete fushe ne lidhje me Perendimin. Me duket se ne e marrim si shume me te qeshur kete. Duke filluar qe nga qeveritaret e ministrive te arsim-kultures, e deri tek ndonje mesues i humbur fshati. Nuk arrijme te perfytyrojme vonesen qe kemi. 50 vjet jane shume ne jeten e nje populli, sidomos kur ato rendojne mbi psikiken e tij. Le te jesh me lecka, 50 vjet jane asgje, te nesermen do te jesh i pasur, por te jesh cope-cope ne tru per 50 vjet me rradhe, kjo te kushton shume ne jeten e ketij populli. Dhe nje Zot e di a do ta kapim trenin. Une uroj fort qe po, se fundja nuk kam dale ketu te peshtyj mbi popullin tim, por ama duhet pune e jo blablabla nostalgjikesh. Do shkundje nga themelet te vete qenies sone, te vesh veten ne pikepyetje, o eshte koha ta bejme, o pastaj do rrime te vajtojme "na ishte njehere e na ishte dy here".

Nejse. Sidoqe te jete diskutimi im, me nerv apo pa nerv, ai nuk ka asgje te perbashket me palaçolleqet qe disa shpejtojne t'i sjellin ketu. Ja shiko si diskutohet me lart dhe pastaj ec e mos me jep te drejte. Shendet.

 Meqe ra llafi i heronjve Fin, isha ul njehere andej nga fillimi i viteve 90' ke Fideli i vjeter. Si tani e mbaj mend qe tek tavolina e cepit prane banakut ishte ulur Shvarci me Rikard Larjen ne mos gaboj. Une isha ulur tek tavolina ngjitur dhe nuk i shmangja dot pjeset e bisedes se tyre qe me hynin here pas here ne vesh. Shvarci ankohej here pas here per mungese parash dhe halle familjare. Njehere qe ktheva koken per te porositur dicka, pashe qe i ishin mbushur syte me lot. Me dhembi ne shpirt me thene te drejten. Kur ika i thashe se tavolinen e Shvarcit e kisha paguar une edhe sikur te pinin deri ne mengjes. Me e pakta qe mund te beja per ata dy njerez qe na kane dhene aq  shume kenaqesi.

C na ka marre malli per format e edukimit smiley

pse medemek i ke arrit ti format e edukimit ????

Vallahin ti Spiritus, quaje si te duash, por mua ai veprim sikur ma cliroi disi shpirtin dhe e kam bere gjithmone kur kam pasur mundesine dhe fatin. Provoje dhe do ta kuptosh se cfare them.

jo, u keqkuptove PF. Ishte per disa komente me lart me teme: Te vleresojme traditen dhe ta pasurojme ate.

Sa per gjestin tend altruist hallall. Po une cfare kam bere? Po mbase kam qene ndonjeher vete ne situatat e atij personit, dikur. Uroj te mos e provosh.

Nuk po flas per kohen e ZOGUT Bedrije se atehere edukimi behej tjeter soj smiley

une s'thashe gje, ti e the smiley

 

Rreshti eshte edhe me i gjate: Gjon Shllaku, Mark Ndoja, Pashk Gjeçi, Vedat Kokona ...

 Duhet rishikuar historia e "perkthyeseve te vjeter"shqiptar!!!..,pike e zeze ky "brezi i ri" i perkthyeseve qe urrejne te vjetrit!!!... me respekt mer kodosha sepse keshtu  si e keni nisur,keshtu do ta mbaroni dhe ju jeten,ne erresiren e harreses do te perfundoni,dhe atehere te gjithe shqiptaret do te dine ti lexojne librat ne origjinal,pa qene nevoja per shqiperimin e ketyre bastareve qe ciren dhe mburen se bota e perkthimit (jo ajo e shqiperimit) fillon kur keta filluan te perkthejne!

Vetekenaqsi me te neveritshme nuk ka sesi!Dhuro respekt qe te maresh respekt!Te pakten hesht o mortje!

Harrova Skender Luarasin...

At Fan NOLI, Viktor Kalemi (Zonja Bovari )

 Emigrant,respekt per perkthimin,pak e veshtire per mua,lexuesin e rendomte!

ej jabonxhio kot per fiksim... si ka qene llafi i pare qe i kini thon njoni tjetrit tina me hurbinekun dhe ku e keni thone se po bohem shum kurjoz valla'i... s'un po i jap kon muhabetit pranej...

eh mer mon. histori e gjate shume. njoni tjetrin e kemi marre vesh se kush jemi nepermjet nje parrulle kunderparrulle te fshehte qe vetem ne e dime. me ler te shpjegohem. kjo ka filluar qysh ne kohe te Zogut, kur gjysherit tane u caktuan te bejne ushtrine ne te njejten toge. Njeri nga keta vinte nga veriu, dhe quhej Neki Hurbi. Kurse tjetri, nga jugu dhe ia thoshin Grant Emiu. Thuhet qe ket emer te cpifur ia kishte vene i ati per nder te kapitenit Grant, njeri nga bijte e te cilit i kish shpetuar jeten. megjithe dialektet e ndryshme, merreshin vesh bukur mire. Sherri nisi ne nje loje domonoje, ku Grantua humbi dhe thosh qe Nekiu ia beri me hile, ndersa ky i fundit betohej per gjithe shenjtoret qe jo. Big conflict! Vetem kur Nekiu u betua qe mos me shkelte kurre kemba ne Paris, as mua dhe asnjerit nga pasardhesit e mi, Grantua sikur u kandis pak. Por dyshimi mbeti. U ftohen fillimisht, pastaj filluan t'i ruheshin njeri tjetrit. Filloi ajo qe quhet epoka e luftes se ftohte Granto-Nekore. Cdo perpjekje qe bente njeri, minohej keqas nga tjetri. Filluan letrat anonime te shkruara mbas kurseve te analfabetizmit, ku te dy kishin mesuar germat me kryesore, gerr verret, shpotite, hedhjet e romuzeve. Kur nga Emot donin te vinin ndonje foshnje ne gjume i thoshin fli se do t'i them Nekinjve dhe i ziu ti. Kur nga Nekinjte donin t'i benin femijet te hanin zarzavate, per vitamina, i thoshin qe po s'e hengre, do t'i themi Emove te vijne, se ata hane kalamaj te gjalle. U futen ne kulla ngujimi. Aq i madh u be konflikti, sa per t'u siguruar qe edhe pasardhesit e dallonin njeri tjetrit, cdo fis sapo femijet mbushnin moshen 12 vjec u thoshin sekretin tip illuminati: qe ne ambjente te panjohura perdorni parrullen "X"; po ju erdhi kunderparrulla "Y" ose "Z", dijeni se eshte nga "ata". U bo si kod burrnie kjo.

Ktu te peshku kam ardh une ne fillim. Dhashe parrullen. Asnji kunderparrulle. Qekam vetem thash. Shyqyr. Kur nje dite te bukur, si rrufe ne te kthjellet, pashe ate qe i ruhesha me shume, dikush nga fisi i Nekinjve kishte ardhur. S'qe e thene. Paqja eshte e perkohshme, tha, te perjetshme jane luftrat... Mblodha armet, qe kishin filluar te ndryshkeshin, municionet, pastrova transhete, dhe me gjysem zeri thashe kunderparrullen. And the rest is history...

Kshu mono. smiley

..s'di em a ju kujtohet nje personazh mitik i urbanitetit shqiptar te viteve 70 me nje hunde voluminoze, disi arkaike qe pergjigjej kur e therrisnin Shabon.. (po t'bish i cik n'trons me noi qofte e i teke, dro do menosh si un se tironsit kon morr shum prej frongut; pulen psh. - siehe Alla - miemer i nerum )..nga fisi i respektuar i Qoseve. Nuk po hyj ne detaje, se dicka me thote se kujtesa juaj eshte me jetegjate se e imja, qe eshte shkaterruar nga tabaku dhe hallet. Kontrahenti juaj me ndermend personin e lartpermendur dhe trajektoren e tij, nga anonim ne personalitet qe ushqen arketipet e nenndergjegjes se nje kombi, nga ata qe lene gjurme ne kujtesen popullore e qe behen shkas per shprehje te tipit "mustaqet e Celos", "E ema e Zeqos", "Xhaferri dhe simitja", historite e sendertimit te se cilave nuk jane shkruar akoma e qe jane te denja te konkurojne me cdo Beket e Jonesko te botes se kapitalit, ku lulezojne izmat dhe rrjedh evolucioni. Ngaqe kam vene re se ju, ashtu si dhe ne, keni marre edukimin ushtarak shembullor te brezit tone, nuk jua kam friken se mos keni harruar te mbertheni pushken model 56 apo keni mbetur pa stanok, apo, Zoti na ruajt, pa kundragaz. Do ju keshilloja ta mbani veshur edhe kur shkruani, po me mire do qe te perdornit morsin. Nuk ka mbetur dhe shume nga triumfi i revolucionit mbareboteror. 2012 po afron.

 

 STANOK smiley 5 ylla dhe nji hone te modhe sa ta dush vete. Gjalle ne bote se do e kujtoja kete fjale.

Shume e bukur kjo saga,Emigrant....si i here motit...Mund ta vesh si krijim me vete.....me pelqeu shume ,shume me teper se Bote veshtrimi   smiley

Po, po, edhe mua me pelqen shume, madje duhet vene tek "mos humbisni".

_____

Emigrant, nje nder te keqijat qe i miremban dhe i ujit dhe i prashit papushim, eshte ndertimi fantazmagorik i realitetit. Nuk e di nga te vjen kjo prirje per krijesa qenesish qe, jo vetem qe nuk kane pasur ndonjehere baze reale, por as nuk do te kapercejne ndonjehere nga trillimi ne realitet (fola nje dite per trillimet e verteta).

Problemi eshte ketu : per mendimin tim, ti ben gabim qe fantazon mbi nje lloj armiqesie legjendare, shekullore, gjergjelezaliore apo mujorohalilore. Nuk ka asgje nga kjo. Problemi eshte i thjeshte : nese ti zoteri nuk je dakort me çfare diskutoj une, je i lutur qe te sjellesh kunder-ekspertizen tende. Une diskutova mbi perkthyesit, e mbi ca gjera te tjera, pa permendur as emra as hiç (siç eshte dhe zakoni im, se nuk me duhen emrat e veçante, dukurite me interesojne). Dhe çfare ishte kunder-ekspertiza jote ? Ishte floket e mia me pike apo me vize apo ku e di une. Me vjen keq por kjo lloj pergjigje eshte mjerane prej mjeranesh. Nuk di ç'emer tjeter t'i ve.

Tek ty, gjithçka lidhet bashke, ka nje koherence, ka nje strumbullar. Nje strumbullar qe eshte dhe do jete skamja dhe mjerimi yt, dhe qe besoj se do te te humbase. C'eshte ky strumbullar ? As me pak as me shume, ky :

Nje paragjykim i tmerrshem mbi njerezit, mbi historine, mbi gjeografine.

E tere e keqja jote nyjezohet ketu. Duhet shtrydhur kjo plage, duhet derdhur ky qelb, dhe te siguroj se do te ndihesh shume me mire dhe vepra jote (nese do te kete ndonjehere nje te tille) do te filloje te rrezatoje. I tere stermundimi yt shkon dem nga ky flamur qe ke marre ne dore. Per mendimin tim, nje kauze e keqe eshte gjithnje shterpe.

Une nuk merrem as me floket e tu, as me shpatullat e tua e as me pallatin tend. Merrem me ate çfare perfaqeson ti, me ate çfare fshihet pas mendimeve te tua. Cilesite e tua fizike, familjare, shoqerore, apo farefisnore, jane ekskluzivisht te tuat. Beteja ime eshte VETEM ne nivelin e mendjes. Kjo eshte arma ime. Nuk e ul veten te luftoj ne nivelet qe me propozon ti. Mund te besh "cavalier seul", siç i thone fjales.

Tungjatjeta.

Kam mendimin se peshku do te respektohej shume me teper po te mos merrej kaq seriozisht...Eshte vetem nje blog,asgje me shume.....bile eshte mjerim ta marresh per me teper.....

 Ha, ha Emo. Une kujtoja se ky Rubineti te kishte inot, po ky paska rone ne dashni me ty. Ky me sa po shof une, te paska studju gjate nepermjet internetit, dhe e paska kuptuar se shkaku qe jeta jote paska shku rrokopuje (megjithese me sa di une ti ja co per bukuri, por mundem edhe qe gaboj se nuk jam tip studiozi) qeka edukata e gabuar qe paske marre ne "Ali Dem". Edukate zaberhonesh tirone. Kurse ky cuni te ofron edukaten e paster te cobaneve e druvareve te Lumes, qe kane qene gjithmone model per ata qe duan te futen ne dyert e Harwardit apo Oksfordit, apo edhe thjesht ne nje restorant vjenez te klasit te pare. 

Ky bile te paska pa edhe pucrrat me qelb dhe po te afrohet qe ti shtrydhi. Eh lum si ti o Em qe ke gjet kshi bamiresish ne inernet. 

Ne n'fun fare mo ta paska hudh ene corapen e leshit ( se doreza nuk majn kto t'fortet e Dragobise) Tashi zgjedhja eshte e jotja. Ose rri aty ene maji ere corapes, ose meshtillja vrapit. Une per vete do ja kisha meshtjell.

 

P.S. Para se t'ia meshtjellesh, pyete i here sa leke bo, ose at pytjen tjeter smiley e po qe se bo me shume, mase e ka edhe noi hile katneresh. Megjithese tashi qe po e menoj me mire... me mire meshtillja vrapit. Meshtillja.

.."meshtillja" nuk me duket se e percon mjaftueshem transcedentalen ekzistenciale heideggeriane te rrezikimit themeltar te qenies. Anej ka nahia jone, nuk di a ta them, (lene mo mire se s'i dihet, per sa kohe jena terroriste n'kerkim) perdorim nje ngjyrim tjeter vrapor: ne themi thjesht: mallarja.

Rasti ne fjale, karikaturimi i rrulit riosh nga nje daut i pervuajtur, ka precedente kompleks frojdjane dhe nuk mund te ezaurohet teresisht me nje sinonim krahinor. Ndaj i sugjerojme fuxhitivit ta "untermale" rendjen me nje hit te dinosaurve te heavy metal, naemlich, Iron Maiden, me titullin "run like hell".

 

 

 

Mirazho meshtillja eshte lidhorja e t'mallarmes qe osht pak me e zgjidhme ne kuptim. Mallarja osht me shume si "errand" me u verdallos p.sh, a ja mallarim i here anej ka liqeni? kurse e meshtjellma osht me e meshtjellme p.sh. Ja meshtolli vrapit vllai e boni qinshin xerro! smiley

ka pas qene edhe llafi "ia matarova", m'duket...

Mirazh, PF, ju pershnes me nji te shkurter te ktij gjermonit:

U ulem ne kopshtin e luksemburgut

U ulem ne kopshtin e luksemburgut. poshte
pemeve te geshtenjave ishte nje kafe, karrekllat
vendsour mbi guralece. frynte ere dhe

ish tetor, kish diell ne tetor.
burri s'dinte nese donte
at' cast te shihte gruan, munges' e tij

lutej per pranine e saj, ajo i donte
geshtenjat, tryezen, guralecet e lemuar
nen kembe. dhe ai s'e dinte

nese desh ta shihte gruan, por vec deshironte
ta merrte ate ne gjumin e tij
si nje rikthim te shoqeri e vjeter...

..ah Em, edhe nje gje. Me erdhi ne mend nje fjale tjeter e harruar (ndoshta eshte zhargon) per geschlieffen: frruar. Eshte nje proces midis lemimit dhe gdhendjes. Nuk e di a ne ke luajtur ndonjehere me kopaca. Kopaci (kopse e madhe), per t`u bere me i lehte "frruhej" pas ndonje guri duke e ferkuar me te.

Matarimi pastaj eshte rregullim, riparim, venie ne vend. Psh: matarova bicikleten. Apo Rubinetin..smiley

te pershendes me Bijelo Dugme. (kopsat e bardha).

mirazh

kur ishim te vegjel, mblidhnim arra te papjekura mire, jeshile dhe frrunim neper gure, dhe luanim nje loje qe s'e mbaj mend fort mire tani, por kesaj arres se frrujtme i thoshim "kaqol". Ndoshta eshte e njejta loje.

smiley

kopaci anglez ka pas qen kriju per tu "frrujt" haha.. i modh, shum i nolt me ket. Po kopaci buzbardh? Te kujtohet qe kur kopaci i fluturote siper kopacit tjeter, gje qe u pasote me 1/2 ore sherr "e pati, s'e pati", ksaj i thonim "flur" smiley

e c'na bone... pozdravi a nedeljom popdne mos gaboj? duke u munu me kap permes bijello dugmeve edhe naj mark knopfler, money for nothing, varianti Live Aid for Africa... dmth permidis ti si billa moje pjervo ljube, ja kerciste tjetri "look at them yoyos, that's the way you do it..." ene t'u centrote e djela...

e c'na bone ciklonB... vielen dank zu dir!

Tani kam nderruar mendje, por ne ate kohe Dire Straits, The Police etj. na dukeshin shume lamashe ne skorpionasve atehere. Kur them ne nenkuptoj nje dore gjimnazistesh qe rrinin te bordura para Dajtit. Fjala e fundit e shkences per ne ishin Iron Maiden, ACDC, Black Sabath, Motör Head etj. Sa me zhurmues, aq me bukur. Per te pershkruar vlerat e "metalit" perdoreshin verbalizime si "llahtare", "lemeri", "sopate", "bishe fare", "lubi" e keshtu me "radhe". Meqenese stacionet normale nuk para i jepnin, "masakrohej" radioja e gjyshit (veshur altoparlantet me punime kashte) me aperkute. Po te kishe fat kapje ndonje mbarim variacioni tek Luksemburgu.

Sa per kopacet, ke lene pa permendur "tasin". Per te mos u hedhur tek disiplina tjeter olimpike: zaratsmiley

 

 

te luksemburgu jemi fal te gjithe. smiley

ai tasi ishte i mire per bat, por kopac pa strukture dhe finese, sidoqofte. Kishte dicka nga babezia smiley

Sot ne radion e makines degjova rastesisht Graceland te Paul Simon. Po e degjoj tani gjithe albumin. Edhe per ket do kesh ndrru menie besoj. Ne gjerat e para tingullore qe kam ble kur dola "ktej" (dmth austri) ka qene edhe ky albumi kti shokut. Soooothing gjer ku s'ma mo.

Cheers, mirazh. Privilegj me kemby dy fjale me ju!

ju qekeni t gjithe per n muze mer jau...

o em, me te pyt, prozaikisht (dmth e di fort mire qe c'kuptim ka), si mendon se do te perkthehej weltanschauung ne shqip? po perkthim qe i rri shqipes, jo sajese e bezdisur, se fort mire mund ta le dhe keshtu sic eshte?

Pyete tjeterkend, por nje pergjigje nga frengjishtja :

Ne shume raste, lihet ashtu. Ka hyre tashme si nje term tip Daseini. Por sidoqofte, keta e shpjegojne ne kllapa (konceptim i botes). Si me thene : nje menyre kendveshtrimi te botes, nje vizion i botes.

Per ne shqip, nuk shoh asnje fjale te afte ta percjelle keshtu, per arsyen e vetme se ky term eshte mirefilli metafizik, dhe siç e dime te gjithe, metafizika dhe mendimi puro shqiptar jane kusherinj te larget shume, tani kane zene te njihen pak, por prape, ftohte.

boteveshtrim, psh? se pershembull, kendveshtrim gjithashtu eshte koncept metafizik, bashke me pikeveshtrimin. metalinguistike fizike me sakte.

botveshtrim eshte shume e sakte, sol! Shume e sakte. Se si mund ta japesh ndryshe nje veshtrim gjithperfshires mbi jeten njerezore dhe gjithesine (perkufizimi i weltanschauen)?

Sol,

Edhe pse mund ta lesh "boteveshtrim" (qe nuk me duket keq), them se duhet shoqeruar gjithmone (te pakten per nja ca dekada te mira) me Weltanschauung gjerman. Sepse nese e le vetem kete "boteveshtrimin" tone, atehere nuk do te kuptohet fare se behet fjale per pikerisht weltanschauungun gjerman, i cili ka nje histori dhe tradite te tijen te veçante.

Eshte ndryshe kur perdor "boteveshtrim" ne nje roman çfaredo, pa kurrfare aluzioni ndaj termit gjerman, e ndryshe kur konteksti eshte i ketij te fundit.

Me shkoqur : nje fjale shqipe qe perkthen nje term specifik mund te marre dy kuptime :

- e para si kuptim mirefilli shqip, dmth pa kurrfare aluzioni ndaj çfaredo qofte

- e dyta si perkthim i mirefillte i nje termi te huaj qe ka nje histori te veten.

________

Sepse ekziston rreziku qe aluzioni te humbase fare, dhe te ndihet vetem nje fjale shqip si gjithe te tjerat.

ajo shoqerohet me shenim, si cdo term specifik qe ka kuptim metafizik ne rastin e perkthimit disiplinar.

E kuptoj. Dhe ky shpjegim duhet te shoqerohet sa here qe te perkthehet, psh ne 5 vepra qe te permendet, ne te pesta duhet shpjeguar, qe lexuesi te shkoje pastaj e te beje kerkimet e duhura mbi weltanschauungun (ku lindi e kur, perse dhe ne ç'kushte). Deri kur nje dite (pas vitesh e vitesh) lexuesi te jete mesuar qe sa here te shohe boteveshtrim, te kete ne mendje dhe weltanschauungun gjerman, por edhe vete historine e ketij termi ne shqip. Dmth, pas dhjete vjetesh, lexuesi duhet te dije se ky term i ri ka hyre pikerisht para dhjete vjetesh ne nje perkthim keshtu e ashtu, te atij apo ketij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).