Porosi

Hulio Kortazar



Mos m’u nda kurrë, mos më fal kurrë.

Ma pi gjakun , mizoria më e madhe të jetë ti tek kthehesh....

 
 
 
 
 
 

18 Komente

C'eshte sileksi?

Nga anët tona, i thonë strallit (nëse të kujtohet "gur stralli", një lloj guri kristalor)

Falemnderit.

sa here permendet ky autor..me vjen ne mend "leter nga mamaja"....eh...

Komplimente Akull,me pelqeu.

Shife pak ate deri ne asht,gaboj mbase ,por me duket e kerkuar..

"deri n'asht" është në rregull... është "gjembi" që tingëllon paksa çuditshëm (kur përmënden luspat, do ishte më e udhës të përdorej halat ose spicat)

falemnderit për leximin e sugjerimet, sidomos për strallin.

 

Pune e paqme, akllo. smiley

A me lejo nja dy sygjerime, qe me erdhen gjate leximit? Poezia me duket e forte, si nje klithme, por here-here e humbet kete lloj force nga zbutja e fjaleve qe perdoren.

Pritmë si strallin - stralli eshte gur shume i forte, nuk do ishte me mire te perdorej "thyeme si strallin, deshperome!

Bërtit. - me duket me e forte "brit".

Brit! Villmë rërë në gojë, m'i thyej nofullat.>>

të di se po luan faqe tokës e faqe burrit. - kjo me pelqeu shume.>>

Ndaje.


>>

> >>>

Po të kërkoj ritin mizor të prerjes, >>

atë që kërkush s’ta kërkon: thepat>>

deri në asht.

thepat deri ne asht - te shkakton nje dhimbje te jashtezakonshme, thuajse e ndjen carjen e mishit, kurse prerja me duket e zbutur. Tashi mbase po e ekzagjeroj, po "çarje" ( si tek m'u ça zemra) me duket si me e pershtatshme.

të di se po luan faqe tokës e faqe burrit

S'e di se sa do të të pëlqente po ta shikoje versionin origjinal (në vënd të "faqe burrit", do thoja "N'shesh t'burrave" ose "ballhapur&quotsmiley ose ndonjë përkthim të besushëm n'italisht (ku me të zeza po theksoj "vrejtjet" e mia):

Non darmi tregua, non perdonarmi mai
Pestami a sangue, che ogni cosa crudele sia tu che
ritorni.
Non lasciarmi dormire, non darmi pace !
Allora otterrò il mio regno,
nascerò lentamente.
Non smarrirmi come un motivetto facile, non essere carezza ne
guanto;
Intagliami come una selce, fammi disperare.
Difendi il tuo amore umano, il tuo sorriso, i tuoi capelli. Donali.
Vieni a me con la tua collera secca di fosforo e squame.
Grida. Vomitami sabbia in bocca, rompimi le fauci.
Non mi importa ignorarti in pieno giorno,
sapere che giochi faccia al sole, a viso aperto.
Condividilo.

 

Io ti chiedo la cerimonia crudele del taglio,
quello che nessuno ti chiede: le spine
fino all’osso. Strappami questo volto infame,
obbligami a gridare finalmente il mio vero nome.

(traduzione: Federico Guerrini)

rudeta,

ke të drejtë për përkthimin e "cara al sol": faqe diellit, dhe jo faqe tokës. "cara al sol" dmth  ballëlartë, pa drojë.  vargu është "...juegas cara al sol y al hombre", ku mund të mendohet se poeti loz me fjalët si për të thënë se s'mjafton ta kthesh kryet nga dielli për të qenë pa drojë, por dhe nga njerëzit.

sa për të tjerat: "sarajet" nuk i le ndonjë gjë mangut "il mio regno",   po ashtu dhe zemërimi me luspa fosfori. 

"musica facil" mund të përkthehet fjalë për fjale "muzikë e lehtë" dhe kjo e fundit është po aq e lehtë për t'u mbajtur mend dhe harruar sa një "motivetto facile".

të falemnderit për vërejtjet dhe gëzohem që të shtiva dhe ty të kërkosh. : )

dear akvll,

kur thua saraje, lë një përshtypje prej diçkaje materiale (ndërkohë që në mbretërinë time jep idenë e spirituales... dmth atë çka knusi dote me dhon)

zemërimi me luspa fosfori, jep një imazh të një zemrimi të zbukuruar me lajle e lule... ndërkohë që unë e lexoja si: zemrim i varfër me fosfor (dmth akuzon atë "t'poshtrën" që nuk e ka zemrimin me kujtes shum t'fort... përbile e ka edhe me squame (që, kujdes!, nuk janë vetëm luspat, por edhe lëkura e krokodilit apo, në ktë rast, ajo e gjarpërit... pra, ajo "e poshtmja", atij zemrimit fillestar i ka hequr lëkurët (dmth asht xbut, nërkoh që ai e don ma t'egrësume smiley )

muzika e lehtë... këtu më solle ndërmënd Liljana Kondakçiun (dhe jo se përdor... muzik t'leht smiley), por më shumë se muzikë e lehtë, ajo motivetto facile m'sjell nërmen nji kang koti (nga ato që t'hyjnë n'tru dhe i fishllen ene kur s'ke men'jen, por që po aq kollaj i harro a thu se s'kan qen nojher).

T'faleminerës prej teje qi na ngacmo amullinë e fjetun artdashse që gjinet diku thellë n'gjithsejcilin prej nesh smiley

Me pelqeu shume!

Faleminderit qe e solle smiley

Ana H, imazhi që m'u krijua mua nga stralli dhe prerja ishte ky. Këto copat e holla qenkan të mprehta por të thyeshme. Ndonjë fjalë tjetër? "Carje" më pëlqen, po s'di pse mendoj se ka një fjalë më të zonjën akoma. smiley

Dhe një tjetër:

After such a pleasure>>

Mbrëmë, duke kërkuar gojën tënde në një tjetër gojë, >>

thuajse i bindur, se kështu i verbër është ky lumë>>

që më tërheq në grua e më zhyt në qepallat e saj, >>

ç’trishtim të notoja më në fund deri buzë  përgjumjes>>

duke ditur se kënaqësia është skllave e ulët >>

që i pranon monedhat kallp, i shkëmben duke buzëqeshur.>>

> >

Qashtërsi e harruar, sa do të doja ti shpëtoja >>

kësaj dhimbje të Buenos Aires, kësaj pritje pa pushim>>

e pa shpresë.>>

Vetëm në shtëpinë time me fytyrë nga porti>>

dhe një herë të filloj të të kërkoj, >>

dhe një herë të të takoj për kafen e mëngjesit>>

pa ndodhur gjithë ato gjëra >>

të domosdoshme.>>

Dhe të mos duhet të kujtohem për harresën që ngrihet>>

më kot, të fshijë nga dërrasa e zezë kukullat e tua>>

pa më lënë më shumë se një dritare pa yje.

 

H. Kortazar>>

> >>>

 p.s. përshëndetje, Isabel. : )

Une kam tjeter imazh per strallin, ne fakt. E ke parasysh, guri i strallit qe leshon çika ( ose xixa)  eshte guri qe ndiznin duhanin neper llulla burrat e dikurshem ( s'e di pse me shoqerohet kjo me imazhin e Selam Musait), dhe ne kujtesen time eshte me nje trajte te crregullt, pikerisht sepse nuk mund te pritet ne menyre uniforme.

Kurse "carje", me thene te drejten, e para qe me erdhi nder mend ishte "therje", po m'u duk imazh shume makaber, por edhe une e ndjej qe eshte nje fjale qe do t'i pershtatej me mire, por tani s'me punon truri.  

E bukur dhe kjo poezia e dyte. nje varg me stonon pak:

se kështu i verbër është ky lumë

që më tërheq në grua e më zhyt në qepallat e saj,

 

Ehhh... this iz dhë kuesshën e përkthimit... ty të kujton Selam Musain, mua imazhin që pashë në google, po kushedi ça i thotë stralli Kortazarit... smiley 

Po  "më hedh në grua"? (imazhi i oqeanit, ku ai noton deri në brigjet e përgjumjes, etj. etj.)

Akllo, besoj se s'merzitesh, nga kureshtja e kerkova ne italisht poezine e dyte dhe verej se ka ca ndryshime nga perkthimi yt, sidomos vargjet e fundit. hidhi nje sy, kur te kesh kohe. smiley

After such pleasures

 

Questa notte, cercando la tua bocca
in un’altra bocca
quasi credendoci, perché così
da cieco è questo fiume
che attira nella donna e mi
sommerge fra le sue palpebre
che tristezza nuotare infine verso la
riva del sopore
sapendo che il sopore è questo
schiavo ignobile
che accetta le monete false,
le fa circolare sorridendo.
Scordata purezza, come vorrei
riscattare questo dolore di Buenos Aires, questa
attesa senza pause né speranza.
Solo nella mia casa aperta sul
porto
un’altra volta incominciare ad amarti
un’altra volta incontrarti al cafè
la mattina
senza che tante cose irrinunciabili
fossero accadute
e non dovermi accontentare di questo
oblio che sale
verso il nulla, per cancellare dalla
lavagna i tuoi pupazzetti
e non ritrovarmi soltanto una
finestra senza stelle.

Jo, nuk mërzitem fare, biles gëzohem që të shtiva në punë. smiley

Mendoj se problemi është te interpretimi i fjalëve. Psh. tre vargjet e fundit në origjinal janë:

Y no tener que acordarme de este olvido que sube
para nada, para borrar del pizarrón tus muñequitos
y no dejarme más que una ventana sin estrellas.

 

acordar- lejoj

acordarse de - kujtohem

---

para nada- më kot, por fjalë për fjalë: para- drejt, për; nada-asgjë

---

dejarse - ta lësh veten pas dore

dejar - lë

dejarme- më lë 

 

---

Më lart, atje ku përdoret "sopore" herën e parë, italisht është më e gjetur, por herën e dytë fjala në origjinal është "placer", që përkthehet "kënaqësi" ose "argëtim"...

Tani mbase përkthyesi italjan e ka (m&eumlsmiley të drejtë....përkthim (tradhëti smiley ) është tek e fundit, dhe Kortazar s'është më i kollajshmi për t'u përkthyer, sepse loz me fjalët.

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).