Sa të dua, sa arrita të të them të dua,
patate balte nga thes i mërzive ranë përdhe,
rezikova thashë atë që thonë miliarda
me frymën,
por besova në mushkritë e mia,
ne mijëra km labyrinthe mushkerore
ajrin e mërzis’ zakonshme,
at’ frymë të marrë
besova,
pastaj frymënxora gërmat me mbivlerë
nga puna e papaguar e mërzive t’ botës
gjoksit tim,
shfrytëzova pa mëshire miliarda gojë
presion mushkrishë skllavi
mbartnin gurë
në kafaz tim
ndryrë,
fjala u rëndua ciklopike
nofullat mi shqeu duke dalë, për pak
më thërmoi, mokër pamëshirë
e nxora të shpëtoja veten,
mallkim Mide, u ndjeva pasunar, pluhuri i arit
pahiste fetus kolle – mushkrizanë
me ty,
tuberkolozi im me të verdhë helmi,

duheshin buzë guri sepse fjalë shenjtori
dyzet ditë në shkreti dyshimi sak u thava
s'dija në të doja (dot),
karvani i logjikës
s’donte,
si gjithë beduinët
gungat e sofizmave i përkëdhela,
pastaj i fshikullova,
në grimcat e rërës humbte shkëmbi,
në grimcat dashurore humbte dashuria,
ndjenjat - thyesa kokëforta
nuk i thjeshton dot,
të paplotpjestueshme,
gjithnjë diçka mbetet
në fund,
modestinë s’e njohin, elitare
thjeshtimin tim duke shpotitur,
nga valixhe e drurit ranë
gjëra që të tjerët s’duhet që t’m’i shihnin,
trëndelinë e fanellë leshi,
fanellë mishi,
me shtiza
vrasëse,
ndjenjat si vajza qesëndisëse flokë-kalipso
nuk kuptoheshin në u vinte keq,
në ndiheshin keq për mua,
në kishin ndjenja
ndjenjat.

Ndjeva
hojet zemrës peshk i kuq mbi grep,
troket t’i gëzohet shijes alkimike
të karremit, të shijojë pa ndëshkim
garancinë e këputjes n’prag rreziku,

le ta de-finojmë dhe një herë lirinë:
është një gjendje' veçan' e robërisë
kur zinxhirët këputen prej peshës së tyre,
mijera liana mbirë lukthit
pejzat që yjëzat lidhur m'i mbajnë – m’u lodhën,
e them pra, qartaz: që ti ekziston
është lajmi më i madh që nga Gjon pagëzori;
apo ndoshta që nga ngjizje’ elementëve;

a e dije që as elementët vetë nuk janë puro?
këtë e kam lexuar si të shihja sak
nekrologjinë time mbi një shtyllë të shogët,
si lingotë e arit kur e venit feksjen
e aurës aurum se është e papastër,
me pasuri të pistë u mësua bota,
me dashuri t’papastër ç’bën si fillestare?

Jam lumturisht një mosvoli, jam poezi pa metër,
rokenroll pa ritëm, keithrichards pa akord,
jam Onasis bezdisës, moj Zhaklinë,
dhe onanist n’u dashtë jam për tingullim
e prosodi, se ç’bëri? – i pranoj të gjitha –

të dua si shelgu i këputur që do s’patën
se qarjen ia ndër-preu.

15 Komente

smiley

kaq e keqe kjo vjersha, mer? smiley

pas njishave tuj, kjo e djele tani u be si triste domenica... etj etj etj eh sikur t'na e kendonit kete kenge, tha.

Cheers, folks!

 

 me pelqen stili yt i ri

 

 

kaq e keqe kjo vjersha, mer? (Mos harro politika eshte ne plan te pare smiley )

Po kush tha qe eshte e keqe? Ata qe kane votuar me njesha kane harruar ti vene zeron nga mbrapa ose yjet pa fund..Une per vete me gjithe zemer ti fal *****. Ku e gjen gjithe ate frymezim? Ke lindur per te shkruar kaq bukur...

smiley

s'e kisha menduar. Do ma kene bere perkrahsit e rames, pasi pjesa qe thote te dua si shelgu qe do sopaten, ka lidhje me problemet e siperfaqeve te gjelbra ne kryeqytet. smiley

 

Ata te Rames  te duan ty... por shif ata te Sales qe te kane hale ne sy smiley

 Em, kohe e veshtire per te qene minoritar (i cdo lloji ky). Mu me duket se je ne nje faze eksperimentimi, ndaj dhe nuk po flas. Ke dhe gure floriri ne kete poezi, po megjithate (preference personale kjo) them se nje shoshitje tjeter do ia nxirrte me ne pah bukurine.

Sa per yjet pastaj mos e ver ujin ne zjarr se ketu tek Peshku jane bere si ato peçikllasat me S-ne e sulmuesit, qe ua shperndanin me te mireve smiley ne aksionet hekurudhondertuese.

 

Qeke ala zgju? smiley

Une po i jap nje berdaf nje pune qe ta vej para per neser.

Te lutem me thuaj pa asnje rezerve sidomos cfare nuk te pelqen.

Ata sulmuesit sikur kane qene te verdhe me duket? Jepeshin shume neper hekurudha. smiley )

 Ok. Ajo qe me duket e lodheshme per lexuesin eshte tepria e figurave qe rreshtohen pas njera tjetres per te shprehur nje ide. Them se mund edhe ti decimosh ne ca raste dhe te lesh vetem nje a dy qe e shprehin me mire sipas mendimit tend ate qe thua. Njishtas kjo, me ler te mendohem tani e te kthjellohem edhe njehere pas nje leximi tjeter.

Ngarkesa, rendimi, ngjeshja; e di, e di. Dhe me e keqja, s'bej dot ndryshe.

Dmth PF, sic caperlohen ne leter, ate pune bejne edhe ne koke, kur iu vjen siraja kuptohet. Me te shumten e hereve, natyrisht.

Po sikur te punoje vetem rreth ketyre vargjeve, po qe ti qepje ne nje mynyre te tille qe te mos kishin asnje brime ku te futej gishti...

Sa të dua, sa arrita të të them të dua,
patate balte nga thes i mërzive ranë përdhe,

fjala u rëndua ciklopike
nofullat mi shqeu duke dalë, për pak
më thërmoi, mokër pamëshirë
e nxora të shpëtoja veten,
– mushkrizanë
me ty, 
tuberkolozi im me të verdhë helmi,

duheshin buzë guri sepse fjalë shenjtori
dyzet ditë në shkreti dyshimi sak u thava

në grimcat e rërës humbte shkëmbi,
në grimcat dashurore humbte dashuria,
ndjenjat - thyesa kokëforta
nuk i thjeshton dot,
të paplotpjestueshme,
gjithnjë diçka mbetet
në fund.

nga valixhe e drurit ranë
gjëra që të tjerët s’duhet që t’m’i shihnin,
trëndelinë e fanellë leshi,
fanellë mishi,
me shtiza
vrasëse,
ndjenjat si vajza qesëndisëse flokë-kalipso
nuk kuptoheshin në u vinte keq,
në ndiheshin keq për mua,
në kishin ndjenja
ndjenjat.

Ndjeva
hojet zemrës peshk i kuq mbi grep,
troket t’i gëzohet shijes alkimike 
të karremit, të shijojë pa ndëshkim
garancinë e këputjes n’prag rreziku,

të dua si shelgu i këputur që do s’patën
se qarjen ia ndër-preu.

THX!!! (many times)

Do e shoh ne mengjes!

 Une p.sh kam praktikuar nje fare kohe Hai-kune si teknike. Me nje llaf merre nje poezi dhe ndaje ne hai-ku. Ky eshte zbatimi ne praktike i shprehjes "mishi trete, kocka mbetet". smiley

tip

Sa të dua,

sa arrita të të them të dua,
patate balte nga thes i mërzive ranë përdhe.

.................

Në grimcat e rërës humbte shkëmbi,
në grimcat dashurore humbte dashuria,
ndjenjat - thyesa kokëforta
nuk i thjeshton dot.

..........................

Të dua

si shelgu i këputur që do s’patën
se qarjen ia ndër-preu.

(kryeveper me qe ra llafi)

Dhe ja ku dole me tre gure floriri qe do te te nderonin ne cdo banke te Far Westit dhe he ec me tutje. smiley

smiley

s'i bej dot ato kokat qe thone falemnderit - specialitet i zotrulsit.

Thanks, PF!

 He se pashe eshe nje tjeter tani

me pasuri të pistë u mësua bota,
me dashuri t’papastër ç’bën si fillestare?

Di une? Kjo mua me duket nje poezi me e bukur si gjithe poezia tjeter. Si puna e atij globit me te madh qe rrotullohet brenda me te voglit... Pune magjie medemek. smiley

P.S

Kenaqesia ishte e imja, shpresoj qe mos jene edhe gomarlleqet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).