Pranë


Qengjit syzgurdulluar në kusi i kishin lënë vetëm kokën,
Trupi i padukshëm, varur këmbëlart, llamburiste dhomën,
rrumbull largoheshin valët nga qendra bashkë me avullin,
shpirtin që më kishte lënë, që nuk mundej të dilte jashtë.

Chagall a zbulesë? – dukej se pyesnin demonët,
n`ajri rridhnin papra fytyrat e tyre të ngërdheshura,
pritja shiun e verdhë që shpëlan gjithçka, rrezet,
që ndoshta s`kishin për të rënë më mbi këtë tokë,
dikur s`ka për të aguar më, ajo ditë s`është larg.

Poshtë e lart do të shkërmoqen elementët, yjet
do të bien si zogj të ngordhur në fluturim, xixëllonja
të lodhura nga kotësia e të ndriturit. Gjithçka mbaron,
koha shuhet bashkë me jetën, për të lindur ndryshe,
prapë, më mirë, më bukur; veç atëherë do t`jemi pranë...




3 Komente

s'paske pas nji pike meshire o tejkqyres! smiley 

 Shume e bukur kjo. Me pelqeu mbase ngaqe nuk eshte aq e ngarkuar sa poezite e tjera qe shkruan zakonisht. Pune shijesh d.m.th. smiley

Me pelqeu shume edhe fjala n'ajri. Kisha vite, po vite pa e hasur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).