nga Darien Levani Parisi thotë, “ Më shkruaj një poezi!” E pretendon. Trego për rrugët e mia e për njerëzit e lavdishëm që i shkelën Bëj rima me Pantheon, Plas-de-Vozh apo kullën Eifel (Po me këto emra të koklavitur asnjë rimë nuk del ) Shpjegoju madhështinë time  e përkulu, Jepu një ëndërr e ndizu epshin Ashtu si shumë të tjerë para teje. Qyteti e [...]

3 Komente

Ka nje gabim, ortografik me duket: shpjegohu duhej te ishte shpjegoju.

Dje pashe kurvën e madhe të Babilonisë afër meje, ne metro, ishte nga ana tjetër, përtej shinave, më përshëndeti e ftohtë e u kthye tek trupi që po thithte ne atë moment, duhet të ishte i ri por s’kuptohej sepse i kishin shtyrë bluzen në  fytyrë  për t'i bërë një masazh kardiak. Shume bënin sikur s’e kishin mendjen aty, kthenin kokën nga ana tjetër si aktorët e Bergman me shpresën qe ajo do t'u kalonte anash, ndjenin besoj një rrymë të ftohtë në shtyllën kurrizore, por orari i trenit sipër ne tavan u jepte sigurinë e jetës së përditshme, edhe sa minuta do që të vije, edhe sa vite do?

Ah, mor des, po s'eshte bere vetem Parisi keshtu. Me pelqen menyra e nderthyrjes se vargjeve me prozen.

"Three years ago in Paris I got out of a "metro" train at La Concorde, and saw suddenly a beautiful face, and then another and another, and then a beautiful child's face, and then another beautiful woman, and I tried all that day to find words for what this had meant to me, and I could not find any words that seemed to me worthy, or as lovely as that sudden emotion."  Ezra Pound

Iu desh nje vit per te shkruar 14 fjale duke mos perfshi shenjat e pikesimit, dhe kujt? atij qe beri Cantos, e pikerisht:

The apparition of these faces in the crowd;
Petals on a wet, black bough.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).