Pas vendimit për sekuestrimin e shtëpisë së Konferencës së Pezës, pronë e deputetit Dashamir Peza, ka reaguar vetë titullari i Ministrisë së shumë gjërave bashkë, mes tjerave edhe të Kulturës z.Ferdinando Giaferri i cili ka dalë në një konferencë për shtyp ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shtëpia ku është mbajtur Konferenca e Pezës ka vlera historike. Sipas ministrit Xhaferri, në katin e parë të banesës ka qenë edhe një qebatore e quajtur “Hardhuca” ku kanë ngrënë darkë drejtues të luftës NACL për zgjidhjen e krizës politike të 1944-ës.

Ministri Giaferri u shpreh se shtëpia do ti kalojë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare për tu kthyer në muze por hodhi poshtë aludimet se banorët e saj do të nxireshin jashtë.

Qeveria ime dmth e jonë, ose tamam tamam qeveria e Berishës nuk e ka zakon të nxjerrë asgjë përjashtë. Fjala vjen grevistët e opozitës ndjenjtën sa deshën brenda cadrave dhe qeveria nuk i nxorri jashtë.

Për banorët qeveria ka plane të tjera.

Në kuadrin e 1045.5472.34 punësimeve të premtuara gjatë fushatës nga Keshilli i Ministrave.org, ministri shpjegoi se banorët e shtëpisë-muze mund të vazhdojnë të jetojnë brenda saj.

Banorët do të trajtohen dhe do të punësohen si ciceronë dhe do tju shpjegojnë vizitorëve rrëfime për ngjarjet e luftës dhe do të arkëtojnë paratë e biletave.

Me vendim të Këshillit të Ministrave.org cmimi i biletës për të vizituar muzeun do të jetë 1 EURO ose 1 SAL.

Pyetjes së një gazetari se përse duheshin aq forca policie për të shpallur një banesë si muze, ministri Giaferri u shpreh se policët nuk ishin atje për të përdorur forcën në rast konflikti.

Policët kishin shkuar me dëshirë dhe ishin pjesë e turit të parë të vizitorëve të muzeut.
Ata kishin dëgjuar shumë herë fjalën Pezë dhe Dash Peza nga vetë kryeministri dhe ishin kuriozë ti shihnin nga afër.

Ndërkohë ministri Giaferri po vazhdon prej shumë muajsh betejën ligjore për kthimin në atdhe të eshtrave të patriotit demokrat Ismail Qemali nga shteti italian. Por italianët pretendojnë se gjoja na i paskan dhënë njëherë në 1919.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).