Në një gazetë të përditshme shqiptare lexuesit u përballën me një skandal. Në faqen e parë të gazetës ishte publikuar një foto ku shihej Nënë Tereza duke u takuar me pjesëtarët e familjes së Enver Hoxhës.


Këshilli i Ministrave.org denoncon këtë mashtrim që ka si qëllim të zbehë madhështinë e kryeministrin tonë Sali Rroftë Berisha i cili është i vetmi që është takuar me humanitaren e madhe.

Nënë Tereza kishte vite që kishte dashur të vizitonte Shqipërinë por po priste momentin e duhur historik. Dhe momenti nuk vonoi : Sali Rroftë Berisha u shfaq si pëllumb i shkruar të shpëtonte mëmëdhenë.

Kjo ishte vërtet arësye madhore për të vizituar atdheun dhe Atin e Dheut.

Sipas motrave të misionit të Nënë Terezës, humanitarja nuk ka takuar askënd përvec humanitarit Sali Rroftë Berisha. Kjo shihet qartë edhe në ditarin e Nënë Terezës ku nuk flitet për askënd tjetër vecse Sali Rroftë Berishës.

Të mos harrojmë se vetëm nën kujdesin e tij vetjak dhe personal u zhvilluan në Shqipëri dhe në Botë aktivitetet për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

Prandaj fotoja në fjalë është vetëm një fotomontazh i sajuar nga forcat e errëta të opozitës.

Ekspertët e Shërbimit Informativ të Shefit ose SHISH zbuluan se pas kësaj vepre të urryer fshihet dora e piktorit Edvin Rama i cili e ka përpunuar këtë foto duke hequr fytyrën e shndritshme të Sali Rroftë Berishës dhe Jozefina Parlament Topallit duke i zëvendësuar ato me imazhet e Nexhmijes dhe të tjerëve.


Këshilli i Ministrave.org njofton se kanë nisur hetimet për këtë akt terrorizmi dhe se ndaj Edvin Ramës është hapur dosje penale.

Qeveria i bën thirrje kreut të opozitës të vetdorëzohet në polici dhe tu kërkojë falje popullit shqiptar blu dhe kryeministrit Sali Rroftë Berisha për tronditjen e thellë që i shkaktoi.

 

7 Komente

vt

Nji pyetje kam për këta humoristët që paguhen nga *** që ta mbajnë në këmbë këtë KM.org, a do vazhdojë të funksionojë kjo faqja kur të vijë në pushtet PS-ja? Mos i shkela gjë njeriu në kallo?

z.Freeradio

Nuk keni shkelur aspak ne kallo. 

Ne paguhemi po aq sa edhe ju per tu shprehur lirshem.

Ndersa persa i perket nese do te funksionoje KeshilliMinistrave.org kur te vije PS ne pushtet, pergjigja eshte PO.

Ju pershendes

Zedhenesi

 

thuj ca te dush, por ket me komisaret e drites e kane qa smiley

me pelqeu aq shume sa e vuna foto profili smiley

KOMISARI VIGJILENT

hekulli Online" href="http://www.shekulli.com.al/2010/08/28/Che.jpg" rel="lightbox[foto]">'Shaka e këndshme'

na shkrive fare mato... ja k'tij i them humor une

E ju marrte e mira ju marrte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).