Pula e ngrirë
Një pulë të rruar, pa kokë,mbështjellë me qese, rozë,që po shkrihet shtrirë galiç në pjatën përmbi tavolinë,do të hamë sot, të pjekur, të dy tok, kokë më kokë.
Përtej dritares ndërkohë,çatitë e zeza të qytezësdo të shkrihen nën rrezete vezës së rrjepur. Verdhdo të na derdhet pjerrëtfytyrave e gjysmat e tyredo t’na mbeten në t’errët.
Sytë do të na shndrijnëtek-tuk urinë dhe buzëtpo ashtu do të shndrijnënga lyra edhe dhëmbët, kur ngulen e copëtojnëmish të coftë si ëndërr...







1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).