Push plepash Pushin lëshonin plepat në verë e ndoshta e bëjnë akoma, harabelët ndreqnin foletë atje e shpesh të vegjëlit binin poshtë e ne i gjenim…I butë ish dikur prehëri i sime mëje, më e madhe qe puthja e ndryshe qe bota, ndryshe gjumi, ndrysh’ duart kur vritesha, qaja e i tregoja plagët e lojës, [...]

14 Komente

Shume shume yje.

PS: 

Zemra i rrihte e sqepi s’ia nxinte

thërrimet që ia koja se e doja

Kisha shume vite pa e degjuar kete fjale "koja".  Qe ne ate kohe kur merrej kaposhi i Vitit te Ri ne shtepi per disa dite para se ... 

 ai gjeli kohej me shuka...smiley

bo bo tjeter fjale qe do me beje me turp, s'e mbaj mend smiley.

kokrra misri, ullinj perdornim ne.

Dhe nxirrej para pallatit me bo lufte gjelash pastaj

 ...pasi i mpriheshin pendët dhe kukurlisnin spektatorët...smiley

so so cruel smiley.

Sa i kishim motra dhe une ne dorezim, nuk i torturonim kapojt.  Ishin zogj per shpi smiley.  Ama u rrit vellai dhe kur e mori ai pergjegjesine, ja keto qe tregoni ju smiley.

PS: mos me lini te cof pa me kujtu cfare eshte "shuka" smiley.

"wad"

shume e bukur, mirazh, por nuk e di pse hera-heres me ngec ritmi i brendshem... Gjyshi im ne fshat, mu tek lesa ( kshu i thoshim portes) kishte 2 plepa shume te vjeter. Me hane hundet dhe sot nga alergjia, kur i kujtoj. Rastesisht qellova atje kur i prene, e vogel kam qene, por me jane fiksuar ca imazhe ne koke, sidomos renia me rrapellime e pemeve. Duhet te kete qene vjeshte ndoshta, se ne kujtesen time jane fiksuar krejt te zhveshur dhe diku ne maje ishte nje fole zogsh, po a dallandyshe a dicka tjeter s'e kujtoj dot.

Monda, mos me thuaj qe nuk e di se ca eshte "shuka"...

pak a shume si kokodaçet qe benim ne me buke e djath e vaj ulliri... smiley

por nuk e di pse hera-heres me ngec ritmi i brendshem....

Janë gjëra të pasistemuara e të pakorrektuara çka hedh unë këtu Ana. Ke shumë të drejtë me ritmin; ka dhe ngërçe të tjera aty, po unë zakonisht i hedh siç më vinë, i le ca kohë aty e pasi i kam harruar u kthehem edhe u jap dorën e fundit. Nëse ky këtu nuk do ish blog, po gazetë, ku shkrimet mbeten të fiksuara mbi letër, do kujdesesha më shumë për atë që do publikoja. Po mua pikërisht kjo më pëlqen; mundësia që të jepet që ta lësh lexuesin të të shikojë mbi shpinë se si merr formë skica, diçka si ata piktorët endacakë që vizatojnë rrugëve ose si prova orkestre. Përfitoj natyrisht dhe nga kritikat tuaja. Flm. për vërejtjen.

 ...mund t'i hedhësh edhe një sy tani. E shkrifëtova...përshëndetje.

ose e bera letren shuk

te embla kujtimet e vegjelise,i turbulluar realiteti!

Pushin lëshonin plepat në verë
e ndoshta e bëjnë prapë akoma,
Plepat ku harabelët ndreqnin foletë
e nga ku shpesh të vegjlit poshtë binin
e ne që i gjenim…

Pakez lemim do vargu me bold, pastaj gurgullon gjithe poezia. smiley

 smiley hidhi një sy nga e hëna...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).