Push plepash
Push lëshonin plepat në verë e ndoshta e bëjnë prapë akoma, plepat ku harabelat ndreqnin foletë, nga ku shpesh binin të vegjlit, e ne që i gjenim...
I butë ish atëherë prehri i sime mëje, më të mëdha qenë puthjet e saj, më e madhe bota, ndryshe qe gjumi, tjetër duart, që ia tregoja duke qarë kur vritesha,ndryshe plagët n’ ato duar, duart që zinin të vogline zemra q’ i rrihte,  sqepi, që s’ia nxinte  thërrimet, që ia koja se e doja, ndërsa xhamave përplasej e ëmae cicëronte...
O plagë e zemrës sime,
ka ardhur vera prapë e na cicërojnë
nga jashtë zogj të tjerë, që flenë fushave, 
se tashmë ndryshe flasim, gjuhë të huaja,
të flas dhe nuk di a më kupton, të dëgjoj 
e nuk di se kush po më flet; grushtat m’ janë rritur e nuk di se si t’i ndreq 
foletë bosh të mendjes...

Qielli na ndan nga tjetri...pushi i reve, 
që lëshojnë ndoshta ende plepat, të rritur ndërkaq, se tjetër jemi bërë, tjetër është tash bota,më e vogël, foletë i ndreqim në gjoks e q’ atje 
na bie poshtë nga duart si plagë që rrjedh akoma, si harabel i rrjepur, pa flatra, zemra...







5 Komente

Nuk e di sa ndryshime jane bere nga versioni i pare i prure ketu, por 5 atehere e 5 tani. 

I thuaj andrres 5 edhe per nje kat me poshte smiley.

PS: Cudi si e njejta poezi evokon kujtime te ndryshme. Heren e pare dicka tjeter, kesaj radhe tekstualisht pushin e plepave tek Uji i Ftohte ...

ne kthese! smiley

Mu kujtun ca mengjese te qeta, nen fllade te fresketa te Kull Water.. mungonte vetem nje hint limoni a portokalleje..

Iiii, plepat te lulishtet perpara shtepise, ku tani kane bere pallate dhe i kane prere smiley

Kane qene ca plepa te medhenj nje here e nje kohe te kryqezimi i unazes me rrugen e Elbasanit, te ura. I shihja gjithmone kur shkoja per ne shkolle..Mbaj mend qe e imagjinoja sikur pushi i plepave te ishte bore. Tani qe ketu ku jetoj ka bore pa hesap, imagjinoj te kunderten.

Faleminderit per kete, it hurts so good!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).