Sipas studios ligjore që mbron interesat e familjarëve të viktimave të tragjedisë, që mori 26 jetë njerëzish dhe la të gjymtuar 300 të tjerë, Gjykata e Strasburgut ka pranuar padinë për gjykim ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.


Këshilli i Ministrave.org e konsideron si akt i pastër atentati nga Strasburgu ndaj ish-ministrit të mbrojtur, dmth të mbrojtjes dhe e ndjen të nevojshme të sqarojë gjykatësit e huaj se ne kemi ligjet tona, të cilat janë të pastra si kristali.

Ligjet tona janë të pastra sepse nga respekti për pastërtinë, qeveria jonë nuk i përdor fare ligjet por i mbajme te mbyllura neper kutia dhe kushtetuta.

Ne nuk i kemi hedhur ligjet tona në koshin e mbeturinave sic llap kot së koti opozita.

Që kur ishim në shkollë na kanë mësuar që të mbajmë të pastër ambjentin ku jetojmë dhe mbeturinat ti hedhim në kosh.

Sigurisht që të gjithë ligjvënësit duarpastër ndihen të ofenduar nga ky cënim i ligjeve të pastra nga pisanjosët e Strasburgut.

E kemi vërtetuar me qindra herë se gjykatat tona nuk ndikohen nga politika e qeverisë. Ju e keni vënë re që politika i ka bërë vetë ligjet dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë ti japë gjyakatave urdhra apo kërcënime.

Prandaj Këshilli i Ministrave.org është paska i habitur me faktin që pleqtë e Strasburgut nuk paskërkan besim tek gjykatat tona.

Në të gjithë botën ligjet janë të mërzitshme ndërsa në Shqipëri janë zbavitëse. Me ligjet tona, cilido mund të lozë ngriva-shkriva ose hapa-dollapa.


Këshilli i Ministrave.org ka zbuluar se Gjykata e Strasburgut është korruptuar nga Edvin Rama. Prandaj kreu i opozitës erdhi me vonesë tek darka e Kronkrodrilit sepse paska qënë duke bërë marrëveshje të fshehta me ata garroqët pleq të Strasburgut.

Qeveria shqiptare i bën thirrje Gjykatës që të anullojë menjëherë pranimin absurd të kërkesës për padi ndaj ish-ministrit tëmbrojtur Fatmirësisht Mediu.

Madje për këtë ofendim që po i bën shtetit sapo të pranuar në Europë, gjykata duhet të anullojë cdo vendim në favor të ish-pronarëve të cilët duhet të dëmshpërblehen nga shteti shqiptar.


Në rast se Gjykata e Strasburgut nuk anullon cdo vendim në dëm të qeverisë Berisha, atëherë Këshilli i Ministrave.org do të marrë vendim për ta c’anëtarësuar Shqipërinë nga OKB, NATO dhe Traktati i Warshavës.

Gjithashtu qeveria do të refuzojë liberalizimin e vizave drejt shteteve të Shengenit.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).