Nga Andi Kananaj

E dini pse është e bukur Roma- tha Beppe Grillo, njëri prej intelektualëve, aq pak i zakonshëm; tërësisht agresiv ndaj politikanëve? Roma nuk është e bukur se ka antikitet, që sigurisht nuk ka te krahasuar me qytet tjetër në botë. Gurët e vjetër tregojnë shumë për qytetin e përjetshëm, por nuk është kjo arsyeja sepse Romanët (dhe jo vetëm) janë krenarë për të. Roma nuk është e bukur për jetën e natës, megjithëse nëse je pas perëndimi në Piazzat e ndryshme, Piazza Navona, Piazza Del Popolo, Piazza di Spagna do doje të ktheheshe sapo të të jepej rasti dhe kur mos të të jepej rasti. Roma sipas Grillos nuk është e bukur për historinë e filmave të Cinecitta, as për vajzat e bukura, as për 7 kodrat e Remolos dhe Romolos. Romën e ndjen nëse ke makinë. Do të ngelësh çdo ditë në trafik, dhe e di pse? Se në Romë ka çdo ditë një protestë. Në Romë vijnë të gjithë për të treguar se e duan fjalën e tyre te lirë. Dhe kjo ndodh çdo ditë, pa ndalim. Pa të djela në mes. Pa pushime kishtare, megjithse Vatikani ka më shumë se gjysmën e Italisë pronë të patundshme.

Të them të vërtetën dhe vetë kam qënë viktimë që e ka jetuar me pozitivitet Romën. Sa herë kam kërkuar për dhomë hoteli apo hosteli të lirë në Romë e kam patur të vështirë. Është e vërtetë atje ka çdo ditë “dikë” që kërkon pa u kursyer nëse do të duhet për tu shprehur dhe nëprmjet mjeteve te tjera përveç se zërit që sigurisht asnjëherë nuk është më pak se 20 decibel. Roma është e zhurmshme. E vështirë për të gjetur një dhomë, e ngadalshme nëse je në makinë, por askush nuk i kërkon dot llogari për lirinë e fjalës. Romanët e dinë sa e rëndësishme është liria e fjalës. Musolini ishte shembull i madh i asaj që Italia s’duhet te jetë më. Memoria e mirë e Italjanëve të paktën krahasimisht me ne mesdhetarët e tjerë duket qartë se nuk është meritë e vajit të ullirit apo ndonjë yndyre tjetër bimore. Intelektualët tanë duket se dhe në dietën me synim të qartë elegancën mondane nuk kanë ngelur pas. Nëse jeni të vëmendshëm ka disa motorë të vegjël(motorino) që vrapojnë tu çojnë në kohë ushqimin në gramaturë të saktë. Kjo ndodh në çdo moment, dhe përgjatë demostratës së datës 21 janar. Intelektualët nuk e prishën monotoninë e ritit të tyre. Supë me pulë si pjatë të parë dhe peshk të pjekur në 80 gradë në qendrën e tij si pjatë e dytë. Renditje përfekte, për rendin të cilin duam të arrijmë. Fjala e lirë pas 700-1000 kalorive fikse.

Po ku janë intelektualët? Kur në Shqipërinë që po integrohet vriten tre demonstrues? Përveç se fjala integrim më duket si racizëm i pastër më jep ndjesi qesharake sa vizitat ku të detyrojnë të heqësh këpucët; në shtëpi  që duan të qëndrojnë të pastra pasi vetë kemi kaluar male me plehëra si qerosë të vullnetshëm përgjatë të gjithë ditës. Integrim me media të dhunuara, me paranoja ndaj çadrave, me kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës puçiste? Sikur mos ishin në listë çadrat, për të tjerët do mendoja se kishin punë të mira dhe po grriceshin kot me fatin. Elegantë, aristokratikë, të përfshirë në çdo biznes. Ç’i duhet më shumë? Në Shqipërinë estetike, ku askush nuk ngre zërin atyre do tu përgjohet telefoni. Ndoshta nën zë kanë protestuar. Ndoshta nën zë nuk kanë qënë dakort me Kryeminsitrin. Në fakt nuk më vjen keq që do tu ndodhë. Kryeprokurorja nuk ka ngritur asnjëherë zërin e ligjit dhe arsye e mirëkuptuar ka qënë forca e Kryeministrit. Besoj e kujtoni çështjet e Gërdecit, ku një deputeti , tani ministër, ju krijua komoditeti t’i mbylli me sukses këto katër vite.  Po të një deputeti tjetër dhe ai ministër që ndërtoi një rrugë kombi, që kushtoi më shumë se vetë kombi në këto 5 vjet? Doni emra apo është qesharake që ti them. Ngjaj si tellalli i një historie që ka ndodhur aq herë sa të gjithë dinë dhe titrat në fundin e çdo pjese. Presidenti i Republikës nga ana e vet nuk ka bërë as sa një e 10 e reagimit të një tifozi pa biletë. Nga ata që rrinë me zemër në dorë mos i kapin në flagrancë dhe i nxjerrin jashtë nga stadiumi. Presidenti s’ka faj, gjynaf që do t’i përgjohet telefoni. Ai s’ka bërë asgjë. Asgjë. Asgjë.

Ku janë intelektualët, ata me punë të mirë? Ata që çdo ditë kanë diçka për të thënë dhe një firmë për të vënë diku? Ku janë kur bëhet fjalë për kujtesë dhe memorie diktaturash? Ku janë kur duhet të bëjnë rëzistencë përtej favoreve dhe tenderave që marrim me miqësi? Ku janë kur dhuna kalon cakun dhe një administrator shteti, kushdo qoftë, i djeshëm i sotëm apo i nesërm shkel rregullat dhe hedh në erë sistemin? Ku janë ku loja bëhet e tillë që duhet fjala e tyre e”ëmbël”? Duhet të presim mesa duket derisa të bjerë sipari. Të kuptohet se cili është fituesi të që të zgjidhen gjuhët si shpata. Me këtë histori te mbyllur dhe cadrat do të kenë pjesën e vet. ……78954 paska folur shumë, ……674839 paska arsye që është i mërzitur, jashtë po bie shi, 98604 kjo poezi më duket e dëgjuar , po konjak…. ka konjak francez? …89547 Puc puc, Klm.

Ahhh sikur të ishim në Romë….Fiks koha për vacanze Romane.

[...]

7 Komente

 Shkrimi i bukur por s'mjafton vetëm të pyesësh ku janë intelektualët po dhe të na thuash se ku janë ? Apo s'do të lesh hatërmbetje .Se Henri çili psh ka qenë në ekrane  televizionesh i tmerruar nga dhuna kundër Kullës institucion ( se pyeta kot PF ku e gjete se tashmë është bërë sinonim për të gjith&eumlsmiley dhe vrasjet e tre njerzve do ti dënojë pasi të japë gjykata vendimin të ligjshme apo të paligjshme ; e shikon si e mbulon pafytyrsinë dhe kapjen e vet me ligj .A s'është intelektuale kjo si thua, Andi ? A s'është koha ti thuhet haptas se mjaft na vrave veshët dhe helmove të dobëtit me gjoja pansinë tënde në mbështetje të pushtetit për Liçensa universiteti a ku di unë .Po Fevziu është intelektual ? Unë nuk e di ç 'është por s'kam ndëgjuar ndonjë qëndrim për vrasjet e tre demonstruesve sikur ti ketë vrarë vetë . Po ata që kanë atë Ojq  "Zgjohu"  që kërkojnë të zgjojnë demostruesit nga gjumi i dhunës se i prishet qetsia pushtetit që i ka dhënë paret.Lubonjën po e pêrmend  vetëm për 5-6 vjet e shkuara; se mora vesh që ka bë një shkrim në nivelin e pritshëm prej tij  ndoshta është zgjuar. Pra pyetja do dhe përgjigje të drejpërdrejtë , ndoshta e bën në një shkrim tjetër.

Tashti, edhe ne ketej s'eshte se jemi aq zgjuar e? Mua me palosen celularin miqte italiane me mesazhe simpatie per demonstratat ne Tirane. S'eshte halli thjesht tek liria e fjales, duhet te dish/kesh edhe cfare te thuash dhe kam pershtypjen qe ne Shqiperi ka me shume per te thene se ne Itali. Per vacanzat pastaj, ke te drejte. smiley  

Une kam 20 vjet e gati 21 qe jetoj ne Rome.Pera ta qe thote Beppe grill komunist milioner nga Liguria e bejne Romen te pabukur,te papraktikueshme,kaotike.Pyesni kush udheton perdite per te mbrritur ne pune ,shihni sa protesta ka atac linja urbane ne Rome.Eshte e vertete ,ne Rome protestojne te gjithe.Kryeqytet,domosdo.Nese nuk ben nje gay pride ne rome ku do ta besh ne Domodossola,nese shoqata per mbrojten e pandave ne Kine nese nuk proteston ne Rome ku do te protestoje.Fiom sindikate kjo e Komunisteve skraparinj te Italise nese nuk beje nje xhiro te piazza 500,ku do te ndihen...Ne mos gjtsh dhome hoteli ne Rome te une nuk vjen...jo per gje por je shume i merzitshem...

paske folur icik si berlu nejse sa per gay pride mund ta bejne edhe ne milano.firence,bolonja,torino etj etj

Ne Rome ka xhiro mbremjeje. Mbi kalldrem me gure te erret, te lemuar, rombik... Nje ndjesi e harruar Tirane pre 1991. Ne Rome gjen dhe "elipset e shtergjeve", rete e mrekullueshme te zogjve mbi Trastevere, si kandile deti te erret kozmik qe mund te te marrin dhe te cojne ose tek UFOT, ose ne ndonje legjende antike qe nuk e kishe pare.

Roma eshte Bota ne castet kur kjo eshte e ndergjegjshme per bukurine e vet!

 po ky pikerisht italine gjeti te marre si shembull per fjalen e lire...duket qe nuk e njeh mire.

po nga te ashtuquajturit inelektuale ca pret ky.90% e tyre jane pseudo intelektuale dhe jane aty per te ngrene nga nje thele.sa te kene thela per te ngrene pse duhet te bejne ze!?

E tha tek PTF. Majmune. Tek ne ska lindur njeriu akoma jo me intelektuali.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).