***

Fadili mbahet mbi një biçikletë rrangallë. Shkon shëtitores më të bukur, në sheshin më të bukur dhe e mbështet rrangallën në shtyllën më të bukur, nën dritën më të bukur. Vishet bukur, por gjithkush vishet bukur në mbrëmjen më të bukur.

Jeta është e bukur në sheshin e bukur. Fadili sillet rreth shatërvanit. Uji çlirohet prej gurit dhe bie pre e dritës. Jeta është e bukur në sheshin e bukur. Aq bukur sa orët shtyhen në rradhë për t’u ndalur aty. Dhe kur e fundit prej tyre e ka braktisur mbrëmjen, Fadili ndjehet njeri i bukur.

 Dhe bën çudi me ata që i kanë vjedhur rrangallën.

 

***

[...]

5 Komente

I lexoj me shume qejf keto prozat e shkurtra qe shkruan keto kohe. Faleminderit! smiley

p. s. (radhë shkruhet me nje r-)

too sexy for his bycycle

 (goodmorning deutchland!)

U nisa te lexoja flirtin, perfundova ke rrangalla dhe me ka dhene nje perfytyrim fantastik, zere se po shihja nje pjesez nga filmat e Felinit, nje pjesez "Amarcordi".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).