Rrugëtim

Në merr rrugën e stacionit, 
ecën mbi shina sa t’afrohet treni,
hedh pasaportën, portofolin e orën,
ecën e ecën në ag drejt diellit, 
pastaj drejt jugut e harron si quhesh, 
bëhesh një me udhën, dikur do të arrish 
at’ vend që t’pata thënë, nga ku kthehesh 
siç më pe, me sy të shuar...

Netë të tëra s’kisha fjetur 
nga fëshfërima e varesë n’ajër,
që një vigan këmbëshkurtër vringëllinte
mbi qytezë; një vigan me sisa të varura leshtore;
jo frika, po pamja e tij më kish lënë pa gjumë,
e ca zvarranikë të mëdhenj me gjuhë të mprehta,
dalë nga deti, larë në shkumë, që shkundnin
rrugëve si qentë luspa; hëna enjtur qe e gjitha, 
shtrirë ia shihja mureve dritën e sëmurë,
ngrihesha, vija Naidoo, Accept e Beethoven,
ndizja qirinj e lexoja sure.

Një nate nga ato m’u bë se të nesërmen
dielli nuk kishte për të lindur më e flakën 
ma shoi frika; u fala n’errësirë, kanarinën
e lashë të lirë, u hodha bashkë me të jashtë
e u nisa nuk di për ku, doja vetëm të ikja
e ashtu bëra, mora rrugën e stacionit, eca mbi shina, 
eca e eca drejt agut derisa përkundër m’u shfaq... 
Gerdi, hollandezi që i ish hedhur para,
(në qiell është më tha Tereza, kur e pyeta ç’bëhet),
këmbët e prera më pat falur, këmbët e prera deri në bel, 
...përkundër m’u afrua treni, i ra sirenës,
bëri mënjanë e më la të shkoj, të eci drejt e atje
ku mbërrita, periferive pa emër.
Atje kullosnin djerrinave qengjit njëri-tjetrin;anës rrugës së drejtë, së përpiktë,
ngriheshin shtëpi të ndërtuara keq, 
barit të zbërdhylët fushave s’rriteshin lule, 
N’atë rrugë pa krye kthimi zgjat më shumë se fundi 
e fund s’ka ajo rrugë; qeshë shtrirë përdhe e ashtu
i bëra autostop një makine, me trup,
hapa derën e pasme e u hodha brenda,
Shoferët ishin dy, lanë timonat e m’tërhiqnin
jashtë, më lanë aty dy copash, 

Njëra që vazhdoi e njëra që u kthye; se ç’u bë
me tjetrën s’e di, një gocë e kaltër më shpëtoi jetën, 
një gocë e vogël me kone, të lidhur me gërshet 
e sy me qiell...e pashë shkurt e s’të fola...
e ti e di pse Lee, ndaj më pate prurë 
petale të gjallë, qirinj e flakë për sytë e shuar, 
dikë për të ndenjur bashkë, lëpirë plagët,
dikë për të shëruar me dasht hënën
e zbutur përbindëshat...

6 Komente

.... me pelqen shumë. tip odiseje gjermanolindore drejt detit te zi smiley

balls to the walls, generation x! metalheart, son of a biq!

ndersa mua nuk di pse me kujtoi atmosferen e atij filmit: shtepia ime ne umbria

 Nje pjese e bukur, me nje teme delikate, por jo e zgjidhur mire poetikisht.

Ka nevoje per me shume poezi dhe me pak naracion.

hmm... secili e mendon vete, por desha me te thene mendimin tim, se kjo qe lexove (falas!!!) si dhe autori perkates, jane me gjase gjeja me e mire qe poezia shqipe aktualisht ofron.

 Ore une edhe mund te mos marr shume vesh nga poezia, por po ta lexosh me vemendje, une e lexova 2 here, kesaj poezie i mungon muzikaliteti, i mungon shpirti, ndjesia, sikur po deklamon dikush nje vjershe me nje tonalitet te shtrire.

te pakten keshtu mendoj, mbase keto jane rryma moderrne, por me te embla jane ato poemthat e tu se sa kjo, jo per konformizem.

nuk du te me kuptosh, du te me besosh! Nje here tjeter me shume.

Te premtoj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).