Sa?


  • Ich sach dich auf dem Wege
  • und dachte; wir sind der Weg
  • Du gehst auf mich und ich werde Spur,
  • die sich verdoppelt und macht den Weg...

Sa horizonte ka një sferë o udhëtar, a s’ më thua
nga buron etja e ikjes, ikjes tutje ? Veç ne të dy
dhe ca të tjerë mbajmë shkretëtirën gjallë me të...

Qemë zerove 3D burgosur si qendra; kënga jote
mundonte peshën e hapit; zbathur qemë, lodhur,
por plot, si lot, që dalë njëherë nga burgu i syve
dot më s’kthehen në burim...Pimë tjetrin hidhur,
por më mirë kështu se tharë si rërërat e brumit
gatuar nga duart për gojën, që t’mbushet pa nur..

Në skëterra do të qe prej zjarri,
prej atij zjarri që na than djersën,
prej dielli pra, digjmë të gjallë
me etjen tënde...

I ëmbël, i butë dhe i rëndë është ky dashti jonë,
Ngopur, lodhur, lumtur, heshtur rrimë përballë
kohës që na pjek; ditënatë, natëditë, n’mëngjes,
drekë e darkë...

Toka na u rrotullua poshtë nën shputë,
kur hodhëm një hap tjetër në kah të kundërt
të rrotës, çarkut mobil të orës e hëngrëm
djathin e bardhë të kohës, e thithëm drejt
e nga sisat e burimit lumin që veç lind,
që jemi vetë, që na shter e s`e dimë.

Brigjet nduk kujtesa, i zgjat, i lidh nyje
në horizont; pika prerëse e rrudhave tej tij
këputet në të dyfish. Nga erdhëm këtu?
Ku qemë jetën që shkoi? Gjallë është koha,
lind bashkë me ne përjetë, na nanuris, deh
me ninulla, pasqyra, binjakë dhe hesht
si të mos qenkësh. Sa zgjat vdekja o Zot?...


2 Komente

E kisha lexuar dhe "Sa"-ne e pare, por me vjen shume me ndryshe kjo e dyta, tjeter perfytyrim krijon vecmas dhe krejt tjeter gje me ngjall ne kete variant me te plote. Nuk e di ne me pelqejne poezite e tua, ne kuptimin e asaj qe i japim ( qe i jap) pergjithesisht fjales "pelqim", dicka e kendshme, e bute, dicka qe nuk te sterlodh, por di qe me fut ne te thella, qe nuk ma paqton shpirtin, por me turbullon edhe me shume, e me ndez ca llampushka  alarmi  ne tru, qe here-here as vete s'i kuptoj e s'u jap dot rrugzgjidhje. ngelem ne qerthull, ne nje rreth vicioz te pashmangshem.

Tani, te kerkoj ndjese per nderhyrjen, po shiko si me lindi natyrshem leximi i strofes se pare. S'eshte e thene te te pelqeje, perkundrazi, thjesht nevoja ime per te ndjekur ritmin, rrjedhshmerine e harmonine e vargjeve, me beri ta lexoj ne kete menyre. smiley

Sa horizonte ka një sferë o udhëtar, a s’ më thua
nga buron etja e ikjes, arratise? Veç ne të dy
dhe ca të marre gjallë  mbajme me të shkretetiren.

 Falenderit Ana H. Do i marr parasysh vërejtjet e tua kur ta korrigjoj.

me të mira

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).