Sëmundja Foshnjore Powerpoint, shkrim te Shekulli, jep shtysë edhe për diçka lidhur me tematikën e blogut të këtushëm, tej çështjes qendrore që shtjellon. Në artikull përdoren një sërë termash, përkthimi ose përdorimi i të cilëve pa i përkthyer është ende i pakanonizuar. Terma si bulletizim, kartela/slides/pamje rrëshqitëse, sajt, shabllone resumé-sh, sondazhe opinioni, programet interaktive, mund të jenë ndeshur edhe më parë, përdorur nga autorë të ndryshëm. Po rasti i tanishëm ndryshon paksa, meqë përdorimi i tyre vjen nga dikush i njohur në punë të gjuhës. Përfshirja e hershme, dhe e thellë, e autorit në çështje që përbëjnë problematikën e shqipes së sotme lyp padyshim vëmendje, pasi opinioni i autorit shpërfaqet në përdorimet e termave në fjalë.

2 Komente

Nuk eshte detyre e gjuhetarit te krijoje fjale e t'ja imponoje ato shoqerise (jo se gjuhetari nuk e ka kete te drejte, te krijoje fjale te reja, nuk po them kete, ai eshte perdorues i gjuhes dhe si i tille iu nenshtohet te njejtave procese si gjuhefolesit e tjere, por ai nuk ka - dhe as duhet te kete - autoritet/pushtet qe te na imponoje te perdorim nje fjale qe e ka krijuar ai si autoritet gjuhesor; ne fakt, nuk mund te te imponohet per asgje ne nje shoqeri demokratike!).

Sidomos ne fushat teknike: Fjalet/terminologjine e krijon ai qe e krijon teknologjine, qe e perdor ate (dhe mediat pastaj, ne pasqyrimin qe i bejne teknologjise i japin perhapjen mediatike); ne kete rast informaticienet, ne raste te tjera biologet, matematicienet, inxhinieret. Gjuhetari duhet te shohe e skanoje se cila fjale/term teknologjik ka zene rrenje ne komunitet dhe ne media. Ne qofte se komuniteti dhe me gjere e quajne sajt, atehere gjuhetari duhet thjesht ta sanksionoje kete ne fjalor - sic behet edhe gjetke!

Modeli i gjuhetarit perceptohet tek ne (por me sa kuptoj, kete perceptojne dhe deshirojne edhe vete gjuhetaret per veten e tyre) si ai i Enver Hoxhes: Ai flet, masat mbajne shenime. Totalitar.

Duhen bere perkthime zyrtare dhe te imponohen. Keto masa duhet te merren nga shteti, ruajtja e gjuhes. Por shteti thote "demokracia do te prevaloje ne kete kampanje elektorale, qe eshte nje mirakllë ov fridom" lol. Shteti edhe shqipen e flet me dialekt, sikur s'ka bere shkolle. Ca pret? Po u la ne dore te njeriut, i sajon nga gjuha e huaj, me shprehjen qe ka me kollaj. Nuk duhet te perseritet ajo qe ndodhi me termat e pjeseve te makines, qe i kemi ne italisht. 

 Kane bere ata te gjuha-shqipe.com perkthime te pavlefshme te termave, pavaresisht se perpjekja eshte per t'u admiruar, duke perkthyer windowsin ne shqip. Po ashtu edhe Oracle, qe eshte perkthyer per shtetin shqiptar. Gabimet ndodhin sepse kane marre fondin, afatin e perkthimit, dhe kane paguar me ate fond perkthyes, por jo informaticiene, dhe e kane mbaruar shpejt, pa e kontrolluar si duhet nga teknike te fushes. Qellimi i punes ka qene "mbaro brenda afatit e merr lekte". Kaq.
Ose ka ndodhur qe kane marre perkthyes qe kane ne CV "pervoje me perkthime informatike," te cilen guxojne ta shtojne ne CV pasi kane perkthyer broshuren e mikrovales se komshiut.

Per shembull, "generating preview", mesazhi qe del ne castin qe kompjuteri po punon per te hapur nje foto, e kane perkthyer "paraafishim riprodhues" duke e marre "generating" si mbiemer, nderkohe qe eshte folje. Gabimi ka ndodhur sepse perkthimi eshte bere nga perkthyes, jo nga informaticiene, dhe te programi i perkthimit, perkthyesi s'e ka idene se te cila pjese e "windows" del ky mesazh apo se per cfare procesi. Perkthyesi thjesht perkthen fjalen me hamendje nese "generating" eshte mbiemer apo folje. 

Pra, duhet shteti. Po ku shteti?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).