U plaka varur gjithë jetën mbi këtë kryqëzim të kurrfartë të xhadesë kryesore në të dalë të qytetit. Të tjerët kanë fat si gjithnjë, nëpër sheshe të mëdhenj ku çdo gjë është grand, me limuzina e pajtonë, e ku shohin gjithfarë tipash interesantë, turistë, klas metropolitan. Ndërsa këtejpari gjallon një mërzi rrethinash dhe fusha me kërcej të prerë misri duket sikur do t’a gllabërojë qytetin me limontitë e saj të pasdites. S’do t’a harroj kurrë zgjimin tim këtu menjëherë pas montimit, kur çela njërin sy, atë të kuqin dhe pashë shkretinë rrugore, xhan-xhin. S’i besova të kuqit, hapa syrin tjetër, të gjelbërin, optimistin, që deri shkretisë i jep jetë, por edhe ai solli përmes filtrit të blertë përsëri veçse pikëllim hamulloresh. Syri i verdhë që gjithnjë i zbeh gjërat, përçoi të njëjtën pamje të fjetur që nuk levizte. Atë çast thirra “po ç’dua unë këtu”! Syri i kuq u rihap si plagë. Sepse tashmë nuk kishte asnjë shpresë. Isha një semafor i vetmuar “në mes të katër rrugëve”, që hap e mbyll sytë për asgjë, si isharet idioti që vjeshta e bën edhe të trishtuar.
Shpejt kuptova që nuk më deshën. Nuk shkoja me rrethinën dhe as me vendasit. Isha si mish i huaj, bezdi teknologjike, qënie avdalle me tre sy si e ardhur nga mitologjia. Duke parë makinat e rralla, karrot, ngushtinë e rrugës, supet e së cilës shkriheshin ngadalë me pluhurin dhe baltën anash, e përthitha mosdashjen e tyre. I bëja të ndiheshin keq, madje pak si të përdhunuar. Mjaftonte pezmi i grrahësve të makinave kur humbisnin betejat me syrin tim të kuq. I shikoja se si vinin nga larg, me shpejtësi drejtvizore të pashqetësuar dhe se si i jepnin gazit që të kalonin vrik kryqëzimin përsa kohë ishte hapur ende syri im i verdhë. Pastaj, kur ky mbyllej vetëm pak para se ata të arrinin në kryqëzim, mllefi digjte me erë asfalti dhe gome në frenimin e dhimbshëm që dukej sikur së bashku me shojet e frenave u gërryente grrahësve edhe eshtrat. Urrejtja e përndezur kundër meje prushonte më e zjarrtë se e kuqja ime në sytë e tyre. Mes hirit të nostalgjisë për kohët e para pa mua, eh sa mirë që ishte atëhere!
Mllefi i grrahësve shtohej edhe më kur për dreq unë bllokoja pikërisht drejtimin që kish lëvizje dhe i hapja rrugën drejtimit pingul, që nuk kish asnjë makinë për be, as edhe një të largët që mezi shquhej. Aty donin të më vrisnin fare. Ndjeja hunjtë e inateve të tyre me majë të ndezur që nguleshin në syrin tim pengues. I cili nga ky shkak rridhte edhe më tepër gjak të kuq pritjesh. Ishin të gjithë Odise që unë i mbaja peng. Ashtu u dukej vetja, secili me një mall që i priste, me një problem që do bënte letërsi botërore, me një besnikëri që po venitej tej kryqëzimit veç për ta. Për ku nxitonin aq marrëzisht, vërtet! Se atë Odiseun e thashë sarkastik. E kisha me tallje të hidhët. Të tallem një herë edhe unë, i përpikti, elektroniku, sinjalistiku, i thjeshti sa më s’bëhet dhe prap i pakuptuari, une që harrohem sakaq, sapo sheshi mbetet pas, kalova kryqëzimin - të dhjefsha semaforin, që rri në krye të detyrës edhe kur grrahësit me inatet jetë-e-dritëshkurtër janë duke u fërkuar pas shalëve të partnereve në dhomat e ngrohta ndërsa jashtë të pret acari. Pa nami u bëftë! Se që bota është e padrejtë, kjo dihet edhe pa udhkryqe!
Unë nuk u kam asgjë me të keq. Por kurrë s’më besuan. U jam bërë ngasje për thyerje ligji. Jo rrallë, në orët e natës së vonë, kur asnjë frymë njeriu nuk pipëtin përreth, grrahësi i vetmuar avitet dhe “Ndal”-i im e ve në siklet; sepse mirëfilli është një “Ndal” idiot, e pranoj, dhe i paarsyeshëm në dukje. Të porsambrriturit ndoshta më tepër i vjen rëndë të bëhet pjesëmarrës në idiotësi se sa tjetër gjë, shikon një herë majtas-djathtas dhe ia shkel gazit në të kuqe. Bëhet thyerës i rregullit kot më kot. Dhe doemos, diku në një si strofkull të padukshme, pret polici rrugor, i cili aq do dhe flakërin alarmin. Ah të kisha edhe një sy të katërt, blu, e ta ndizja si paralajmërim pikërisht kur blutë zënë pusìra të errëta. Sepse më duket sikur bëhem palë në përbetim me patrullën që peshkon zogj nate. Më vjen keq për viktimat dhe si shpërblim marr urrejtje prej tyre.
S’kaloi shumë kohë dhe zona përreth filloi të popullohej me mëhalla të reja, nga këto të sotmet, pa histori e pa një gur ku të kesh vrarë gjunjtë, fqinjërime fëmijëburgosura me sheshe lodrash ku fëmija ka frikë se bën pis sheshin dhe jo e anasjellta, ku edhe drurët që supozohet të jenë plot me rrathë vjetërsie e urtësie e gjethe folklori e shushurima të vjetra e degë me karakter, duken si kauçuk ngulur prej firmave vendpamore, pra mëhallat e reja me kutitë postare gati për letër reklamash pafund që gjuajnë me shigjeta direktmarketingu qytetarët sferikë të mesëm, mëhallat me shtëpitë gati për klientë të firmave imobiliare dhe jo për banorë vendas autoktonë, filluan të mbijnë e gjallojnë gjithandej. Bashkë me to u dukën edhe radhët e para pritëse në kryqëzim me mëhallsit e rinj gjithë tëhuajzim, dyndja e zakonshme në orët me trafik të rënduar. Njerëzit nën trysnitë e pritjes ka fare pak gjasa të jenë interesantë. Natyrisht rregulli ka përjashtimet e veta që e vërtetojnë; në kohën midis hapjes së syrit tim të kuq dhe atij të blertit mund edhe të ndodhin gjëra vërtet interesante, psh dikush puthet me të dashurën në krah, një grua bën shpejt e shpejt plotësim-mirëmbajtje tualeti me lëvizje rutinore e prap se prap të reja, një flirt lind e vdes përmes xhameve të automobilave që ulen e ngrihen si perde teatri kokëposhtë – hey baby! Por këto janë të rralla. Më së shumti, grrahësit pëlcasin nga padurimi, janë gati të mallkojnë gjithçka, shtypjen e gjakut nëpër enët e trupit e kanë më të ndërkryer se karburanti ndër gypat e makinave të tyre. Ata shajnë, nëmjet vijnë tek unë më të forta se sinjalet elektrike në sytë e mi. Ç’të bëj? Jam si një drejtpeshim në mes të kryqëzimit dhe çdo lëshim e favor njërit drejtim të rrugës patjetër do dëmtojë krahun tjetër. Shqyhem mes atyre udhëve pingule që më tërheqin fuqishëm secila nga vetja e vet si kuaj të egër, si në ato torturat namkëqia të mesjetës. Aty kuptoj që drejtësia qenka diçka që dhemb. Drejtësia nuk është e bukur fare. Pavarësisht nga moti. Mallkimi më i madh qenka të jesh instrument i drejtësisë në kryqëzime të ndërkryerish... kështu si unë.
Një ditë me dyndje në orët me kulm trafiku, ndjeva diçka që mu këput përbrenda, një th(y)erje reumatizmale, ngërç rrymash të brendshme, një lloj artroze që nuk e kisha provuar herë tjetër. Ishte difekti i parë. Një protestë e trupit për pak pushim. Mes sëkëlldisë së prishjes, duke parë se si dyndja po zgjatej në njërin krah të kryqëzimit dhe se si grrahësit e ndalur fillimisht u çmeritën nga ngrirja ime e më pas u mllefosën, me vetëtiu padashur mendimi se ndoshta tani njerëzit do e kuptonin rëndësinë time. Pasi të shikonin më parë paaftësinë e tyre për të qullosur një gjë aq të thjeshtë sa kalimi me rregull i një udhëkryqi. S’duhej shumë, veç pak mirëkuptim dhe pak kortezi, një lëshim radhe në të kaluar, një herë njëri krah, pastaj tjetri. Por kjo nuk po ndodhte aty poshtë meje. Çdo grrahës që ndodhej para kryqëzimit me siguri mendonte se s’bëhej qameti po të kalonte veç ai. Ja, punë dhjetë sekondash qe. Kësaj i shtohej frika se sikur të ndalonte e t’u hapte udhë të tjerëve, me çdo gjasë këta do ta linin atë pastaj me orë të ngucur n’atë udhkryq të nëmur. Mirësia ndëshkohet! Leksion i udhës së ngarkuar. Ja pra, dhjetë sekonda janë, më falni, më falni, më falni. O zot, ç’specie e çuditshme... në tufë! Jam i sigurt që po të mos isha unë fare aty, të gjithë do bënin çmos të kalonin vetë të parët, secili me dhjetë sekondëshin e vet nën sqetull, dhe do kokolepseshin në shesh pa mundur asnjë të kalonte në anën tjetër.
Kur më në fund më rregulluan, njerëzit për çudi u ndërkryen më shumë kundër meje, u kujtuan si duket për praninë time, difektin, dhe më shanë mbarë e prapë. Kjo e vulosi përfundimisht mospërputhjen mes nesh. Më urrejnë ngaqë shërbej. Po të diktoja, me gjasë do më donin. Sidoqoftë, ngushëllohem ngaqë ky duhet të jetë fati i llojit tim, që rri varur mbi udhkryqet e të tjerëve. Kur plakesh ngushëllimin edhe po nuk e gjete, e krijon.
Sytë nuk po më shohin mirë, dhe për këtë nuk i ka fajet as mjegulla, as pluhuri. Ç’ka të plak në të vërtetë, është moskuptimi.





31 Komente

S’kaloi shumë kohë dhe zona përreth filloi të popullohej me mëhalla të reja, nga këto të sotmet, pa histori e pa një gur ku të kesh vrarë gjunjtë, fqinjërime fëmijëburgosura me sheshe lodrash ku fëmija ka frikë se bën pis sheshin dhe jo e anasjellta

Më urrejnë ngaqë shërbej. Po të diktoja, me gjasë do më donin. Sidoqoftë, ngushëllohem ngaqë ky duhet të jetë fati i llojit tim, që rri varur mbi udhkryqet e të tjerëve. Kur plakësh ngushëllimin edhe po nuk e gjete, e krijon.
Sytë nuk po më shohin mirë, dhe për këtë nuk i ka fajet as mjegulla, as pluhuri. Ç’ka të plak në të vërtetë, është moskuptimi
.

 

Brilliant! Clever!

me fal qe s'po ndalem me teper tani. 10 yje.

 

 

Zero me bisht.

Dhjete me yll + zero me bisht, pjesetuar me dy = Pese. Dhe dalim tek llogaria jone e pese yjeve, se ndryshe s'na lejon ligji. Pak a shume, thjesht dua ta korigjoj anetarin Av qe te mos thyeje tjeter here rregullat dhe t'iu permbahet kufinjve te vendosur nga pushteti popullor. Ne kete kendveshtrim, Av duhet te me falenderoje qe po e terheq ne udhen e drejte.

Emigrant, ky pasazhi ketu :

"S’kaloi shumë kohë dhe zona përreth filloi të popullohej me mëhalla të reja, nga këto të sotmet, pa histori e pa një gur ku të kesh vrarë gjunjtë, fqinjërime fëmijëburgosura me sheshe lodrash ku fëmija ka frikë se bën pis sheshin dhe jo e anasjellta, ku edhe drurët që supozohet të jenë plot me rrathë vjetërsie e urtësie e gjethe folklori e shushurima të vjetra e degë me karakter, duken si kauçuk ngulur prej firmave vendpamore, pra mëhallat e reja me kutitë postare gati për letër reklamash pafund që gjuajnë me shigjeta direktmarketingu qytetarët sferikë të mesëm, mëhallat me shtëpitë gati për klientë të firmave imobiliare dhe jo për banorë vendas autoktonë, filluan të mbijnë e gjallojnë gjithandej. Bashkë me to u dukën edhe radhët e para pritëse në kryqëzim me mëhallsit e rinj gjithë tëhuajzim, dyndja e zakonshme në orët me trafik të rënduar. Njerëzit nën trysnitë e pritjes ka fare pak gjasa të jenë interesantë."

... vazhdon te jete nga ato qe ti ua ke marre doren tashme, dmth... e di vete. Ndersa fjalia e fundit me trysni, pa mundohu pak t'ia zbatosh vetes : mik, nuk je i detyruar ta shohesh veten nen trysnine e pritjes se ndonje gjeje te shkruar nga ti, se ndryshe rrezikon te mos jesh shume interesant. Shkruaj atehere kur ke vertet diçka per te thene, dhe jo thjesht sa per t'u gjet' Kola ne pune.

Megjithate, bravo te qofte per kohen e humbur ne shkrim. Pushime te mbara, lum si ti. Shendet ore, rradhes tjeter shkruaj per semaforin e Kamzes, pak pa hyre ne kryeqytet, ai ishte semafor, jo shaka, me syrat naaaaaa sa nje tenxhere peseqindeshe. Nejse. Gezuar.

Zero me bisht.

Dhjete me yll + zero me bisht, pjesetuar me dy = Pese. Dhe dalim tek llogaria jone e pese yjeve, se ndryshe s'na lejon ligji. Pak a shume, thjesht dua ta korigjoj anetarin Av qe te mos thyeje tjeter here rregullat dhe t'iu permbahet kufinjve te vendosur nga pushteti popullor. Ne kete kendveshtrim, Av duhet te me falenderoje qe po e terheq ne udhen e drejte.

Relaksohu. Ne keto lloj nderhyrjesh me kujton nje tip te shkolles se mesme qe pervec notave te veta, mbante mend notat e te gjithe rivaleve te tij, ne te gjitha lendet dhe flinte me frike ne zemer, se mos ndonje dilte me mire se ai. shkurt nuhas nje lloj xhelozie. Xhelozia thuhet se eshte peshqesh nga koha e australopitekut.

Mbase ti do qe te gjithe te shkruajne ne nje stil. Ok. Ne fakt, eshte pak i veshtire per t'u perkthyer tamam ne ndonje gjuhe tjeter. Sic ndodh me te gjitha tekstet qe ngrihen mbi metafore. Sepse duhen sjelle njekohesisht te dyja: teksti si i tille dhe fryma.

por ti e di me mire, se je perkthyes.

ciao, GZU!

 

Po ç'xhelozi zeza, o Av, o shoqja ime e luftes.

Une vetem nje gje bej habi. Dhe po te flas hapur vertet, zere se jemi burre e grua dhe nuk grindemi gjalle ne bote, kemi 50 vjet qe jetojme bashke, dhe kemi plot niper e mbesa. Me nje fjale, ndihemi te qete te dy. Ja si eshte puna :

Kur shkruajme vete, a kemi ndonje sistem reference ? Psh, pasi e mbarojme shkrimin tone, a jemi te kenaqur ne vete, ne krahasim me ç'na kane pare syte nga leximet e shumta ? Me kupton ? Se vallahi, kur shoh nganjehere kesi shkrimesh, them me vete se njerezia e kane lene leximin prej vitesh, dhe merren vetem me shkrime tani.

Si thua ti, ç'mendim ke ?

po mire, ti vertet nuk sheh sistem referimi ketu? mos me thuaj qe e sheh semaforin thjesht si semafor, se per zotin edhe tani pas 50 vjetesh, me nje tufe niper e mbesa neper kembe, te jap duret...lol, smiley si tha ai, nuk kuptonte shekspirin tjetra...

mendo per nje cast qe kete pjese nuk e ka shkruar emigranti, por uellbequ tend. prape te njejtat gjera do thoje? s'ma ha mendja.

Av, kot lodhesh. Te garantoj nje mratone komentesh qe do behen pe te holla bo me vazhdu. Por si te duash, xhanem.

Hurbinek, me keto nderhyrjet ti me je bere si pune takse qe peshku pa uje e ve per gjerat e mira qe ai (peshku) ka. Je bere si pune xhelepi, tymjake, a c'te duash ti. Produkt tanzimati me nje llaf.

Une te duroj sic durohet nje ere pordhe ne ashensor, sepse dua te shkoj ne nje kat lart. Dhe ti je medoemos ne ashensor. Gjithnje. Dhe nuk mungon t'a leshosh ate te rradhes. Si Jim Carrey te filmi "Liar, liar". Se ti edhe bertet o burre i dheut, "e bera une" thua, gjithe krenari... pordhaci. Nuk di a e ke pare, por edhe kjo them se t'a jep nje ide.

Jo, kam frike se nuk me kuptove. Nuk e kam fjalen tek simbolika e nje semafori, sepse kjo lloj menyre, psh per te folur si nje semafor qe sheh shume gjera gjate dites, kjo eshte OK. Por si ka folur ama ! Nese semafori flet keshtu, vallahi s'i paskemi gje semaforet dhe u dashka t'i çojme perseri ne shkolle.

Uellbeku nuk eshte imi, e kam vertet, nuk e di pse me lidhni me te. Uellbeku nuk ka ndonje shkrim pershkendrites, qe te çon zemren peshe. Jo, Uellbeku thjesht eshte gerrices me zgjuarsine e vet, me menyren si i ve tullat njera pas tjetres ne ngrehinen e vet.

Une u lodha duke i thene emigrantit : po ha o derezi nje nate gjelle me presh, e nje nate tjeter peshk zgare, etj. etj. Kurse miku ka ngecur tek fasulet sade dhe s'e nderron doren. Nuk ben. Sinqerisht jam duke shtruar pikepyetje te forta mbi leximet e tij, dhe kam pershtypjen se nuk ka lexuar gje te hajrit qe prej nja 15 vjetesh (me perjashtim te Madherise se Tij, IK, of course).

Meqe ra fjala, dhe jemi burre e grua qe prej shekujsh dhe njihemi mire, a deshiron ti te te bej nje liste te shkrimtareve franceze dhe te te sjell ketu paragrafet e para te librave te tyre, thjesht per te pare si i vendosin ata emrat, mbiemrat, ndajfoljet, kundrinoret, ku i vendosin presjet, po pikepresjet, po pikepyetjet, si e bejne kapercimin e ideve qe te me mbaje mua ngrehur, etj. etj.

Nuk nisesh dot ne lufte, o shoqja ime, po qe se nuk e ke idene e armatimit te kundershtarit.

Ç’ka të plak në të vërtetë, është moskuptimi.

Simply great.

Sa me shume te tilla kete vit, Emo. Gezuar 2010-en. smiley

Me eshte teper simpatik e i natyrshem ky tregim.Eshte nje kendveshtrim i vecante i  nje "pejsazhi" te perditshmerise ne "xhunglen" e qyteteve te zhurmshem,te piste,mosmirnjohes e  stresvrases...Ana tjeter e medaljes eshte teper evidente per te kuptuar se sa i parendesishem eshte ai qe sherben me ndershmeri e besnikeri per te lehtesuar e "rregulluar" jeten e te tjereve...I vetmi  shperblim per te eshte mosperfillja dhe  urrejtja e turmes idiote...

 OK! Me pelqeu! Pergezime emigrant!!!

U plaka varur gjithë jetën mbi këtë kryqëzim të kurrfartë të xhadesë kryesore në të dalë të qytetit .

keto lloj fillimesh te RRALLA artistikisht jane palca e gjese.

Mbec moj nene mbec ....etj .

Keshtu rresht pas rreshti futesh brenda personazhit dhe kupton ca mekanizma qe e mbajne mberthyer ne kryqezim.

Me shume tolerance , me shume ndjesi si respekti per ...10 sekonda qe te kaloje tjetri  etj . Produkte te mencura te nje truri me pervoje.

Po si gjithnje edhe nje terheqje veshi per debilet e perjetshem , llapsit dhe instruktoret qe te marrin per dore per te te futur brenda  kutive shumeformeshe,  ku krahasimet me Kole i kane si pjese e zerit te ngjirur e trurit  te vrare qe ..... krakavisin  kryqezimeve si rrota mulliri me zhurmen karakteristike qe vrt veshin dhe syrin. Me mire qe kishe tre sy . Nje duhet per te ta nxjerre korbat !

Emo ben  pak nderhyrje , ja po bie nje rresht ...Aty donin të më vrisnin fare, donin t’i nxirrnin armët dhe të më godisnin bam, bam, bam..... Nuk i pershtaten ritmit dhe cilesise se prurjes. Dhe se mendoj keshtu nuk do te thote se eshte keshtu smiley

Jam ketu tek J ...Sa me shume te tilla kete vit...me nje ndryshim se ,Gezuar e pene cilesore te kam ururar.

Falemnderit qe e lexuat dhe per komentet!

Si thoshte Demir Zykua, "o ju malet e Skraparit...". Fatkeqesisht eshte me e lehte ta gjesh fjalen me gure e me drure se me njerez ne kete vend...

ke qen ne "heilige Land", e? naj detaj s'do prishte pune. Kurse naj reportazh do ishte "too good to be true".

Ne cdo rast sevap do beje.

Te kam zili shume (mceftas, kuptohet).

PS: Di gje, a jane me ato lajthite e famshme te vendi (jot) i mire, i quajtur "Mirkez" (nisur nga versioni sllav/bullgar i emrit)

S'kam qene mor burre i dheut, po aq me ka marre malli. Apo s'i perpiu qeveria gjithe njerezit e bezdisshem, llagar ka mbetur zona, llagar.

got it, got it!

me kismet, sol. me kismet (me shume per vete).

Shko e shife sa ke mundesi tani, kur t'a kesh mbare them, se me vone... ja me shif mu e shkruaj!

 Em, e ke shkruar bukur, po vertet shume bukur dhe ca pjese meditimesh jane vertet brilante. Me kujtoi deri diku perrallen e fenerit te Andersenit. Gjeja qe duhet ripunuar apo rigjetur mendoj une eshte mbyllja. Duhet gjetur dicka qe ti jape te njejten bukuri qe ka i gjithe tregimi, se me kete mbyllje, sikur t'ia heqesh gjithe anet letrare, do dukej si fabul qe ta lexojne tek driver education kur te kane ulur piket e patentes (mos ma kujto!) smiley Megjithate prape nga ana stilistike, deri tek paragrafi i fundit eshte tregimi stilistikisht me i bukur qe kam lexuar prej teje.

smiley

Thanks, dear friend!

E di cfare? E keqja e blogut si dicka midis fletores vetjake dhe botimit eshte se ne i nxjerrim gjerat direkt nga furra, ende me avull si me thene. Te gjithe i shohin si jane; nuk di a e shef edhe ti keshtu ket gje.

Nga ana tjeter, nuk ka gje me te mire se sa te maresh gjithe qortimet konstruktive ne ket menyre, qe ajo fletorja nuk t'i mundeson.

S'te kam thene Gezuar, bro. Jam shume dobet per urime festash masive.

Ndonje Opus s'do bente keq per fund jave... if you don't mind.

 Ha.ha Emo. My New Year Resolution ishte qe do i kushtoj me pak kohe Peshkimit dhe me shume kohe punes.

Urime e per shume vjet edhe nga ana ime dhe c'te te doje zemra!

Aty kuptoj që drejtësia qenka diçka që dhemb. Drejtësia nuk është e bukur fare. Pavarësisht nga moti. Mallkimi më i madh qenka të jesh instrument i drejtësisë në kryqëzime të ndërkryerish... kështu si unë.
 

Më urrejnë ngaqë shërbej. Po të diktoja, me gjasë do më donin.

Po ta kishte aftesine e te menduarit semafori, do kishte qene edhe ai send/ekzistence politike.Me pelqeu e me duhet te them se pervecse mund te lexohet ne driver education, mund te perdoret edhe per leksione sociologjie apo te mendimit politik, si sprove per te sfiduar studentet e diskutuar mbi koncepte si drejtesia/rregulli social etj. smiley

 Mirësia ndëshkohet! Leksion i udhës së ngarkuar. Ja pra, dhjetë sekonda janë, më falni, më falni, më falni. O zot, ç’specie e çuditshme... në tufë! Jam i sigurt që po të mos isha unë fare aty, të gjithë do bënin çmos të kalonin vetë të parët, secili me dhjetë sekondëshin e vet nën sqetull, dhe do kokolepseshin në shesh pa mundur asnjë të kalonte në anën tjetër.
Kur më në fund më rregulluan, njerëzit për çudi u ndërkryen më shumë kundër meje, u kujtuan si duket për praninë time, difektin, dhe më shanë mbarë e prapë. Kjo e vulosi përfundimisht mospërputhjen mes nesh. Më urrejnë ngaqë shërbej. Po të diktoja, me gjasë do më donin. Sidoqoftë, ngushëllohem ngaqë ky duhet të jetë fati i llojit tim, që rri varur mbi udhkryqet e të tjerëve. Kur plakësh ngushëllimin edhe po nuk e gjete, e krijon. 
Sytë nuk po më shohin mirë, dhe për këtë nuk i ka fajet as mjegulla, as pluhuri. Ç’ka të plak në të vërtetë, është moskuptimi.

Pergezime em!

Me pelqeu shume.

 

Falemnderit HG1, alketa! smiley

 

t'a- duhet pa apostrof Emo, ndoshta te ka kaluar...

Gjithesesi, te lexojme me shume kenaqesi! Urime!

Demeter, shume falemnderit!

Do prisja me interes cdo sugjerim nga ju.

Ke gjetur nje "madem" te mire Em por ah, duhet ta them, jo deri ne nivelin  e pritshmerive qe mundeson "semafori"  dhe sidomos narratori.

SHume interesante ideja e vendosjes se rregullit ne nje bote kaotike, ku anarkia cfaqet si normalitet.Semafori si konvencion dhe instrument i ligjit/rregullit/qyteterimit perballe kaosit dhe egoizmit "kush te kaloje i pari" , pra deri ketu  kane mbetur meditimet e narratorit te personifikuara nga semafori.

E kuptoj, ky eshte nje semafor qe nuk ka luksin e sivellezerve  te tij andej nga qendra e metropolit, per te vezhguar me syckat e verdha e jeshile  makinat luksoze te qeveritareve qe nxitojne drejt darkes zyrtare,luzmen  e turisteve endacake, lypesit, prostitutat e oreve te nates dhe kontraste te tjera te jetes urbane. Gjithsesi dhe zonat suburbane (imagjino Bathoren ose Koder Kamez ) japin dore per ca vezhgime te mprehta per jeten, njerzit, sjelljet. Nejse, kjo do ishte nje deshira ime, duke qene i vetedijshem se kur lexon dicka, mendja ngacmohet dhe fantazia merr krahe, por problemi eshte ke veza e Kolombit.smiley

Per ate qe eshte shkruar e si eshte shkruar:

Subjekti i zgjedhur dikton rrefimin ne trajte meditimesh.ketu besoj ka vend per nje ekuiliber me te drejte ndermjet asaj qe vezhgohet ashtu sic ndodh, bruto, dhe meditimeve qe ben narratori per te sintetizuar domethenien e asaj qe shikon.

Nje sugjerim tjeter do ishte kujdesi per frazat dhe fjalet . Nga nje komenti yt kuptoj se "tava" sapo eshte nxjerre nga furra. OK aq me mire, je i vetedijshem se ca gjera kane kaluar shpejt , cmimi i ngutjes ose rrembimit nga frymezimi pare.

ka fjale qe bejne xing:

Shpejt kuptova që nuk më deshën. Nuk shkoja me rrethinën dhe as me vendasit. Isha si mish i huaj, bezdi teknologjike, qënie avdalle me tre sy si e ardhur nga mitologjia. Duke parë makinat e rralla, karrot, ngushtinë e rrugës, supet e së cilës shkriheshin ngadalë me pluhurin dhe baltën anash, e kuptova mosdashjen e tyre.

Kjo fraza:

Unë nuk u kam asgjë me të keq. Por kurrë s’më besuan.

Mendoj se semafori personofikon ligjin/rregullin dhe kjo qendron pertej te mires dhe te keqes.

 

Mbyllja, sikurse ka thene edhe dikush me lart, duhet te vije si qershia mbi torte.Eshte vete natyra e ketij etydi meditativ.Semafori/ polici parasegjithash dikton, dikton rregullin, respektimin e kohes, nje kohe per te levizur/nje kohe per te ndalur. Sigurisht edhe sherben por mbi te gjitha dikton. Kjo eshte llogjika. E kuptoj ku do me dale dhe kjo eshte nje great ide: Diktatoret duhen me shume nga qeverisesit/sherbyesit medemek te popullit.Ky eshte paradoksi demokracise. Raporti ndermjet semaforit dhe kalimtareve nuk ehste besoj kriza e moskuptimit.Me teper eshte kriza e kerkimit te nje identiteti te ri: qyteterimi ende nuk eshte brendesuar dhe shteti dhe instrumentat e tij shikohen perhere si te huaj per qytetarin e pamesuar me rregull dhe ligj.

Më urrejnë ngaqë shërbej. Po të diktoja, me gjasë do më donin. Sidoqoftë, ngushëllohem ngaqë ky duhet të jetë fati i llojit tim, që rri varur mbi udhkryqet e të tjerëve. Kur plakësh ngushëllimin edhe po nuk e gjete, e krijon.
Sytë nuk po më shohin mirë, dhe për këtë nuk i ka fajet as mjegulla, as pluhuri. Ç’ka të plak në të vërtetë, është moskuptimi.

spiritus, mendon qe gjetja ka me teper potencial? Nuk e kisha pare me ate sy, me thene te drejten.

Sipas meje ç'plak vertete eshte mungesa e dashurise,i te ndjerit i domosdoshem per dike.....ç'te plak vertet eshte vetmia qe nuk e zgjedh....ç'te plak vertet eshte kur ne listen e gjerave te bukura ne jete fut frenkuentimin e peshkut.... smiley

po pse kerkon te plakesh me kaq ngulm Zana? Perse frekuenton ppu, nje domosdoshmeri te panevojshme, kur ka plot nevoja jo te domosdoshme me te cilat mund te mbushet jeta ?smiley

Ne fakt prandaj ka muaj qe nuk vi te peshku.....Po lexoje pak me me vemendje ç'kam shkruar ..Nuk ka nevoja jo te domosdoshme...çfaredo ne nivelin e nevojes eshte e domosdoshme....Ftillohu.. smiley

Em, gezuar i herë, vit i mbarë.

Më pëlqeu kjo pjesa. Me më pak Vjamë do më kish shijuar më shumë.

Por e ke kap, e ke hap dhe e ke mbyll mirë.

O Florì, o vlere e shumeanshme, aksiomatike, m'vjen mire qe te shof back!

Gezuar, me gjithe zemer!

PS. per cfare me thu jam i ndergjegjshem, por edhe i pafuqishem me bo gjo. Ky jam une (detajet tu u caperlu per me dal perjasht) smiley

GREAT to have you here, friend!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).