Sezoni i lëvizjeve të lira drejt Europës po afron dhe shqipëtarët do të kenë mundësi të shijojnë “liberalizimin e vizave” dhuratën speciale të Këshillit të Ministrave.org me rastin e festave të fundvitit.

Të gjithë shqiptarët do të duan të pajisen sa më shpejt pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe kjo situatë do të nxisë sekserë e pasaportave që do të duan të përfitojnë nga aplikantët.

Prandaj specialistë të qeverisë kanë bërë një propozim interesant për të parandaluar korrupsionin.

Me VKM nr.108690 të Këshillit të Ministrave.org, Ministria e Brendshme ka shpallur disa oferta shumë të mira të cilat do ti lënë sekserët me gisht në gojë.


Aplikantët që duan të pajisen sa më shpejt me pasaporta bio, atëherë kanë këto opsione:


Për 1 orë, 0.0 lekë (nevojitet kartë anëtarësie blu ose të integruar).

• Për 1 ditë, vetëm 1.500.000 lekë

• Për 2 ditë, vetëm 150.000 lekë

• Për 3 ditë, vetëm 15.000 lekë


Për personat që kanë mundësi pagese të limituara, pasaporta u jepet me zbritje në rast se përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:


• 100 lekë - Pjesëmarrës në të paktën 100 inagurime të Kryeministrit

• 500 lekë - Të jenë ankuar mbi 1000 herë në ditë ndaj Edvin Ramës

• 1000 lekë – Të kenë ndezur qiri në të paktën 10 kisha për mbarësi ndaj Qeverisë

• Zero lekë – Ata që firmosin një deklaratë ku garantojnë pjesëmarrjen në cdo miting të Kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe pjesëmarrje në cdo anti-miting ndaj Edvin Ramës.

- - -

Oferta mbaron kur mbarojnë pasaportat.

Për pasaporta në tufa ose grupe, aplikohet shperblim 40%.

Për sqarime kontaktoni në zedhenesi@keshilliministrave.org

5 Komente

 Po kur e bekan per tri dite, pse ma vonuan 45 dite mua keta?

Te pakten per 10, se atehere as nuk ishte kjo oferta. 

 pune horrash, nese nuk paguan tani 3 fishin, te del pasaporta mbas nja 3muajsh  ose edhe mund te humbi fare.

Shko se ta bejne adminat e PPU per 3 minuta

 Ore, ca ishte ajo qe pashe dje dhe sot ne Tirane se lane nam keta. E kishin mbushur Tiranen me parrula "Pa viza ne europe". S'kishin lene semafor pa vendosur "Europe" te drita jeshile. Mbreme kishin vene nje projektor te kryeministria, qe projektonte te avokati i popullit budallalleqe te tilla, njesoj si hyrja ne nato. Po na bejne te na kujtohet koha e Enverit, per Zotin, se e kishim harruar.

ore meqe ra llafi... tani qe u ''hoqen vizat''..., ajo shprehja e njohur:  ''ty, te kam hequr vizen.....",  merr kuptim pozitiv apo negativ ketej e tutje...?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).