Vazhdon të shfaqet me sukses pjesa e tretë e sagës së famshme Shkodrawatch e cila ka lënë thuajse pa frymë të gjithë spektatorët sidomos ata shkodranë.


“Dhiz iz ë mirrakllë” deklaroi regjisori Berishoff duke cituar se sukses të tillë nuk ishte parë në Ballkan që prej 150 e kusur vitesh në kinema-përmbytje-grafinë shqiptare.

Shkodrawatch 3 është filmuar në teknologjinë biometrike 3D. Shikuesit shkodranë shprehen se kanë përjetuar emocione të vecanta gjatë filmit pasi gjatë skenave me përmbytje, efekti biometrik 3D ishte aq real sa dukej sikur uji u kishte hyrë brenda në shtëpi.

Suksesi i Shkodrawatch 3 ka zgjuar interesin e kompanisë ushtarake NATO Studios të cilët janë nisur të shohin nga afër sheshxhirimet e këtij filmi të jashtëzakonshëm.

Regjisori dhe njëherazi protagonisti kryesor Sali Berishoff shprehet se kasti i aktorëve nuk ka ndryshuar me përjashtim të aktorit Dritan Prifti i cili i mungon kësaj pjese të filmit.

Mungesa e Priftit në këtë film shpjegohet me pakënaqësitë e tij lidhur me mosmirënjohjen e stafit realizues të Shkodrawatch 1 dhe Shkodrawatch 2 ndaj meritës kryesore që kishte ai si aktor në këto pjesë.

Në një intervistë historike siameze për Këshillin e Ministrave.org regjisori Sali Berishoff rrëfeu se largimi i Priftit nuk përbën asnjë problem pasi në audicione e shpallura për rolin e tij ka patur prurje të mëdha aktorësh që nuk ishin parë prej 150 vitesh.

Për më tepër që largimin e aktorit Prifti e kishte kërkuar edhe kompania Limited Scrapar  International ose sic njihet ndryshe LSI.

Roli i Priftit ju besua aktorit me përvojë Ilir Metta i cili shfaqi një talent të pa precendent që në kontratën e parë duke fituar mijëra hektarë fansa nga qyteti bregdetar i Shkodrës.

Aktorët e tjerë protagonistë si vendalija Jozefina Topallson dhe holandezi  Lul Bashovski shprehen të kënaqur që kanë mes tyre një aktor nga shkolla e vjetër e aktrimit dyrolësh.

Shkodrawatch 3 mund të ndiqet vetëm në platformën DigiSAL me dekoder SalDefinejshën.

1 Komente

Ne '97-ten Berishofi shpetoi ne qime nga Vlora, qe nuk duhet te shpetonte.

Tani te shohim sa te duruar do jene Shkodranet. (megjithese dyshoj se ka mbet ndonje gjalle ne ate det)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).