Korrik e premte Rruga nga aeroporti deri në shtëpi nuk më emocionon më si më parë. Imazhet që janë ndrydhur në kujtesën time është e kotë që t’i kërkoj. Dhe as që mundohem t’i gjej. Vetura ecën, ndjehem i përhumbur… (Ah, Pallati i Sportit qënka po aty). Gjithçka përreth ka ndryshuar. Vetëm drita e qiellit : është po ajo. Dhe mbrëmja [...]

26 Komente

Intelektualët, ajka e Shqipërisë, pasi s’kanë lënë njeri pa sharë, me Berishën në krye, më thonë se nuk do të ishte keq që të bleja një copë tokë dhe të ndërtoja një shtëpi. E bën sipas qejfit tënd. Dhe e ke sa herë që të vish… ku i dihet…>>

 

shume sakte! Kjo eshte fytyra e intelektualit shqiptar sot. Vetem gervishti pak fasaden.>>

 

 Intelektualet shqiptare jane ato qe ne tv e gazeta ankohen kunder shtetit, kurse neper radhe aeroporti te kalojne perpara me nepunesin shqiptar te kompanise ajrore qe i shoqeron. 

Artikull i dale boje!

VJEN DIKUSH NE SHQIPERI per 2-3 jave DHE FILLON DHE SHAN.

Ne disa raste ka te drejte ne disa raste i zmadhon gjerat ne disa raste genjen.

Shkruaji te gjitha ne nje bllok shenimesh dhe dikush i boton.Kjo vazhdon deri ne udhetimin tjeter drejt Shqiperise.

I trishtueshem ditari por edhe i ca i pakuptueshem. Kam kaq miq intelektuale dhe askush ndonjehere nuk me ka rekomanduar te blej toke per te ndertuar shtepi. Cudi me keta miqte e autorit.

Peshkrimi i shtepise dhe rrezet e diellit ishin te thjeshta dhe perfekte, lexova veten.

Bukur, pershkrim me art, pa zmadhuar dhe zvogluar asgje. Solidarnosci, nuk pa perjetimet e autorit qe ishin te hedhura ne leter/kompiuter me art dhe lidhje, por pa qe i ishte share realiteti, qe Solidarnosci e kupton si sharje ndaj qeverise. Qe realiteti eshte i dhjere si vete qeveria, kjo nuk eshte faji i autorit, por i shtetarve, politik-berseve, drejtuesve te qeverise e administrates shqiptare.

Nje artikull mbi pershtypjet ne Shqiperi  "Shqiperia drej rregullimit te çregullt" bera dhe une dhe nuk e kuptoj se pse drejtuesit e peshkut nuk e fusin.

rrfim i sinqerte

thanks

smiley

Te falenderoj per ato pak fjale qe me dhane shume kenaqesi.

(nuk di si vihen ato surretnin qe buzeqeshin, por zere se e kam vene)

Ylli

smiley

yll bote qeke vertete smiley

Shqipëria drejt rregullimit të çregullt.
 

Murriqani, hyrja apo porta e Shqipërisë së sotme, karakterieohej nga motoçiclistat dhe këmbësorët e shumtë, gjë që të kujtonte se duhej të ecej me kujdes, paçka se disa automjete fluturonin. Diç tutje Shkodrës, po ndërtohej një autostradë e gjërë dhe moderne, gjë që të kujtonte se infrastruktura rrugore po ndryshonte për mirë. Shpresoj se kjo autostradë mund të jetë pjesë e një korridori Veri-Jug. Do Zoti, në këtë autostrade, bëheshin nën dhe mbikalime , për të mos i ndarë fshatrat përjetë. Gjëja e parë që më duhej të bëja në Shqipëri të nesërmen, ishte të interesohesha për ecurinë e botimit të librit "Vizione të Qarta,,. Pas nja 1 jave a 10 ditë e shumta, kur puna u vu në vijë, tensioni (si gruaja kur do lindi) u shkarkua, dhe fillova ti shijoj e shquaj më mirë gjërat. Birra po më dukej më e këndshme.

Mirpo kjo kënagësi nuk zgjati shumë. Fillova të interesohem përsëri për dokumentin e pronësisë së shtëpisë së prindërve, apo tonën më sakte, proçedurë që kish ngelur në vënd, me gjith insistimin e nënës. Në fakt, shyqur Zotit, nuk ishte se kishim ndonjë kontradiktë me ndonje palë tjetër, sepse shtëpia në pallat, kohës së socializmit, si gjithë shtëpiat, apartamentet, ishin privatizuar në 1992-93, nën emrin e babait, nënës, vëllait dhe mua, veçse emrin tim e kishin deforumuar në Perikli. Pra kish lindur nje kontradiktë artificiale dhe një bela e madhe për faj të nënpunësve të Hipotekës. Në fakt gjith jetën kam vuajtur për shkak të ngënies së një gërme, ndryshimit të një gërme nga nënpunsueset e administratës, por kësaj rradhe kish deformim të rëndë, si vetë administrata dhe shteti shqiptar. Hipoteka më kërkonte një çertifikatë familjare të gushtit 1992. Me vrap tek lagjia, apo gjëndja civile siç quhet. Aty, nënpunësja më thotë se nuk ta jap çertifikatën se këtu në regjistër ke ndarje më 1994 por jo të plotë, pa vendim, datë etj. Nuk e kuptoja se ç'lidhje kish kjo gjë, me atë që kërkonin ata të Hipotekës. Me ndarje, pa ndarje nga prindërit, në fakt ajo duhej të ma jepte çertifikatën. Biles dhe ato nënpunëset e tjera po i thonin shoqes së tyre, se duhej të ma jepte çertifikatën, se s'kish lidhje ato që ajo thoshte. "Më falni, po ç'duhet të bëj unë, si mund të zgjidhet ky problem,, ju thashë. "Zgjidhe me atë që të ka bërë shënimin këtu,, , më ktheu përgjigje ajo. Nuk mbaja mënd jo vetëm nënpunësen por as dhe vitin e ndarjes. Nuk kisha ndigjuar ndonjëherë ndarje përgjysëm, as i ndarë e as i bashkuar.

Kur ua tregoja të tjerëve këtë histori, të gjithë habiteshin dhe shumica thonin se duhej tu kisha dhënë lekë. I demoralizuar, ngaqë po më ikte koha kot, zyrave të lagjes pa mbaruar punë, vendosa të vizitoj nje nga qytetet më të dashura për mua, Fierin. U nisa me gocën time, pasi dhe ajo donte të takonte një shoqen e saja qe rrinte po në Belgjike. Rrugët kishin filluar të rregulloheshin, por për çudi në shumë sementë, të korsitë, dy vajtje e 2 ardhje, ishin lënë pa hapsirë në ansore e në mes. E ashtuquajtura autostradë, ngjante më shumë me rruget sekondare, që u vijnë në ndihmë makinave, në rast avarie apo aksidenti në autostrade, apo dhe me ngushtimin në treçerek korsie që u bëjnë disa segmenteve të autostrades kur ajo po riparohet, gjë që i detyron makinat të hecin ngadalë në autokollonë.
Fieri nuk kish ndryshuar shumë, veç ishte hapur një QTU, qëndër dyqanesh. Doja të takoja ndonjë kushuri a shok, por ish e pamundur. Njerzit kishin lëvizur, dhe në fakt ndryshe nga qytetet e tjera, aty ndihej lëvizja, gjallëria, njerzit punonin. Kuptohet jo me rritmin e 2009. Gati të gjithë e pranonin se më 2009, kishin patur më shumë punë, lekë apo xhiro.

Viti 2010, paraqitej shum-shum i vështirë për tër shqiptarët. Megjithse dhe në përëndim, 2010 ishte më i dobet, më i keq se 2009. Ne Fier doja rija të paktën deri nga ora 6 e mbasdites, por autobuzi i fundit nisej me 4.15 - 4.30. Me 4,30 u nisëm me gjysmën e vëndeve bosh, vënde që si duket i kish zënë Madam Kriza. Shyqyr –per autobuzin apo firmen e autobuzit- , aty ne dalje te Fierit, autobuzi filloj te mbushej nga pak, dhe deri ne Kavaje u mbush plot. Ne hyrje te Golemit, shoferi donte te kalonte nga korsia e ngadalte ne korsine e shpejte, mirpo nje autobus me i vogel i Durrsit donte ta parakalonte. Shoferi fierak devijoi menjehere dhe u fut perseri ne korsine e ngadalte, ne ate ansore. Shoferi durrsak parakaloi dhe devijoi autobuzin e tij ne korsine ansore duke frenuar e qendruar skiç. Nderkoh dhe shoferi fierak, duke pare qe durrsaku i bllokoi rrugen, frenoi dhe ai. Makinat e vogla mbrapa thuajse u bllokuan dhe po ecnin me kujdes duke kaluar ne hapsiren ndermjet bythes se autobuzit durrsak qe rrinte skiç dhe bordures metalike qe ndante te ashtuquajturen autostrade. Te dy shoferat zbriten, dhe duke share njeri-tjetrin kur filloi grushti. Menjehere zbriten fatorinot, ku ai i durrsit mbante nje leve hekuri. Filloi nje kasaphane e vertete, ne mes te rruges, ku shum pasagjere te lebetitur filluan te zbrisnin e te iknin ne kembe. Nderkoh fatorinoja i fierit pasi e pa se nuk ia dilte dot leves durrsake, u kthye ne autobus dhe morri nje kaçavide. Nuk guxonte kush te futej ti ndante. Fieraket, ndonse me te shkurter se durrsaket, arriten te çpojne me kaçavide njerin prej durrsakeve, ndonse kishin ngrene disa leva ne kurriz. Njerzit, ata qe kishin mbetur filluan ti telefonojne policise. Nga makinat e vogla, te bllokuara, dhe ndonje pasagjer i autobuzit fierak, u shfaqen disa qe filluan ti ndajne. Te dy palet, te terhequr tashme, veçse sa shanin njeri-tjetrin me liber shpie. Kur per çudi nga krahu tjeter I rruges, ndaloi nje veture ku doli nje çun I ri, tip egersire, dhe duke gerthitur e kaluar borduren ndarse metalike, iu sul fierakeve. Filloi perseri grushti, megjith nderhyrjen e disa vetave per ti ndare, mirpo egersira se nga gjeti leven metalike dhe ju sul fierakeve qe tashme kishin hypur ne autobus, sipas rekomandimeve te njerzeve dhe disporpocionit te zhdrejte qe u krijua, 3 me 2 . Njerzit qe ishin ne autobus, i kerkuan fierakeve te mbyllnin shpejt deren se mund te behej me kahsapane akoma. Dera u mbyll dhe egersira, sikur ta kish kapur amoku apo drogat, me nje histeri te pashembull filloi ti binte xhamave te deres dhe perparme te autobuzit. Nuk po guxonte kush ti afrohej. Pastaj doli nga xhami i shoferit, duke e share dhe e qelloi fierakun me fundin e hekurit ne faqe a nofull. Disa pasagjere po bertisnin si te lehmerisur nga kjo llahtar. “Nuk ka njeri ti telefonoj policise” thonin njerzit. “Jane lajmeruar, po ku te vijne , shih si jane bllokuar rruget.” , thonin te tjere. Pyeta njerin aty se sa e ka numrin policia shqiptare ne raste emergjente. “129” , ma ktheu njeri, “po jane lajmeruar”. Nxorra telefonin, dhe i rashe 129. “Policia”, “Zoteri, ketu ne Golem po behet kasaphane eshte bllokuar rruga”, “Po e dime zoteri dhe jane nisur…” , me siguroi zeri i 129. Nga telefonata ime (si duket isha i fundit qe kisha telefonuar) e deri sa erdhi policia, kishin kaluar thuajse 5 minuta, ndersa nga fillimi i grushtit dhe bllokimit te rruges e deri sa erdhi policia, kaluan rreth 20 minuta. Ne Europe, nje vonese e tille e policise, do te ishte konsideruar skandal.

Per çudi, egersira me fytyr njeriu, si duket e kish ndjere ardhjen e policise ose e kish lajmeruar ndonjeri, veç kur e kish larguar makinen e vet nga krahu i kundert. Policat, nja 4-5 veta, filluan te sqaronin situaten me te dy palet. Kerkuan dokumentat, pane gjakosjen e te dy paleve, veç se nga mbiu prap egersira, duke ju hedhur e share dy fieraket, te cilet po rrinin urte. Nja tre polica u duk sikur e mberthyen egersiren, por nderhyrja e nje prej atyre ndarseve qe kish lozur nje rol pozitiv gjer me ate kohe, beri qe ate ta mirrte menjane ai dhe nje polic. Nderkoh policia iu tha te dy shofereve te niseshin dhe te shkonin pas tyre, ne rajonin e tyre, e cila ishte tek plepat, te rrotullamja.
Rruga u çlirua, dhe te dy autobuzat u nisen drejt plepave, qe nuk ishte shum larg. Se ç’u be me tej me ta, nuk e di se ika. Ky konflikt (qe pashe une, se kish plot te tilla) , mendoj se e kish bazen dhe tek konkurenca per pasagjere. Parakalimi me çdo kusht i nje autrobuzi, do te thoshte ti mblidhje ti pasagjeret. Konkurenca ishte e forte dhe ne rrugen Tirane-Durres e anasjelltas. Fugonat udhetonin si te çmendur, per t’ia kaluar njera-tjetres.

Ngaqe udhetoja thuajse çdo dite Durres-Tirane e anasjelltas, shihja gjithmon konflikte te vogla ne pamje te pare, por qe mund te degjeneronin ne grushta. Shyqyr qe nuk ishte bere akoma si ne disa vende te Amerikes Latine, ku ligjin e bejne bandat te lidhura me shoqerite e udhetimit apo me shoferet, ku çdo jave apo muaj ndigjon per vrasje te shoferve. Megjithse gjasat dukeshin sikur ekzistonte nje mini-Salvador, mini-Guatemale, mini-Meksike etjera vende te Amerikes Latine ku sheh te pranishem konflikte dhe polica me automatik neper rruge. Gjate bisedave qe beja me shoferet, mesoja shum gjera.
- Nga ate gjitha fugonat qe punojne ne kete linje (Tiran-Durres) , vetem ato me target e verdhe jane te linçesuar, te gjithe ne jemi te pa linçesuar per kete rruge- po me shpjegonte shoferi.
- Po ju sikur paguani taksa, gjith ato taksa – i thashe.
- Vertet, por une psh e kam liçensen per rrugen Tiran-Kamez, ai tjetri Tiran-Vore, Tiran-Sauk, dhe ngaqe s’ka shum pasagjere tani ne vakt dreke, ç’a do bejme, ja vijm e bejme nga nje rruge Durrsi.
- Besoj se tani keto dy muaj, korrik-gusht, beni nga nje çik pune nga ardhja e emigranteve.
- Jo me, ja shife, 4-5 pasagjere, ne shtator po ngrihet nje çike nga studentat.
- Si nuk ndihet ngritja nga emigrantet.
- Pak, shum pak, ata levizin me makinat e tyre ose zene ndonje kabine ose hotel, hotelet po e ndjejne, dyqanet, por jo neve.
Pra ai priste studentat ti ngrihej puna, studenta ku nje pjese e tyre natyrisht qe financohej apo ndihmohej nga emigracioni, pra familjaret e tyre jashte. Ndonse nga njera ane isha ne rolin e nje vezhguesi te huaj, nga ana tjeter isha nje hallexhi i brendeshem, qe nuk po zgjidhte dot punet me administraten e korruptuar shqiptare. Ndonje mik e dashamires, me thonin qe te nderhynin me miqte e tyre, ndonje thonte te jepja pare, mirpo nuk doja, sepse si mund ta shihja une me mire gjendjen ne Shqiperi.

U detyrova t’i shkruaj nje leter kryetarit te Rajonit 4 Vaid Kalaja, ku njeren kopje e hodha me poste, rekomande, dhe tjetren e çova me dore te pritja apo sherbimi i popullit. Aty, nenpunesja, ne fakt duhej te me jepte nje vertetim qe e morri letren, mirpo sipas asaj nuk ishte e nevojshme. Nje leter tjeter ia drejtova Hipotekes, ku njeren e hodha me poste (rekomande) e tjetren ia dorzova punonjeses se pritjes, e cila fatmirsisht me dha dhe nje vertetim qe pranoi letren. Pergjigjia e lagjes me erdhi menjehere, por skandaloze. Nuk me kishin zene syte akoma nje pergjigje ku nuk jepej pergjigje. U detyrova ti kthej pergjigje, dhe ti parashtroj me pika, kerkesat dhe pyetjet e mia, per t’ua bere me te qarte. Ne fakt e qarte ishte çdo gje qysh ne letren e pare, mirpo ata (administrate shqiptare) si te rrahur me vaj e uthull, nuk u leverdiste te pergjigjeshin drejt. Letren e dyte e dorzova dorazi tek sherbimi i popullit (jo me poste), mirpo pergjigjia s’ka ardhur akoma. Si duket aty luhet ndonje film ose kane ngelur si te dhjere, siç jane shumica e administratorve, qeveritarve e shtetarve shqiptare. Disa ore para se te nisesha per Belgjike, me erdhi dhe pergjigjia nga Hipoteka, nje pergjigje qe me ftonte te beja perseri pagesen, se per çfar nuk sqaronte asgje. Mendova se mos ndoshta vune doren ne zemer apo mos e kuptuan qe kisha te drejte dhe hec mo po paguaj dhe nje here, s’ka problem, mirpo koha nuk premtonte, se letra erdhi te premten pasdreke, dhe te henen me duhej te filloja pune. Keshtu qe kjo pune ngeli perseri per vitin tjeter.

Nje rast i rralle, ku per te mbaruar nje pune qe nuk duhet te shkoje me shume se dy jave, ne Shqiperi e mbaron per 3-4 vjet. Dhe fatkeqesisht keshtu problemesh me çertifikata, kishin plot emigrante, ku nje pjese dhe i mbaronin brenda veres punet me dokumentacionin, ndersa pjeses tjeter i zvarritej problemi me vite. E ashtuquajtura teori e kryeministrit shqiptar mbi favorizimet dhe ndihmen ndaj emigranteve, ishte nje flluck sapuni, ashtu siç ishin plot teorina/thenie te tij. Kjo gjendje mizerje qe u krijua ne raport me mua, nuk ishte se ekzistonte vetem tek nje pjese e emigranteve (qe ishin te merzitur me budedalliqet shqiptare) por tek shumica e shqiptarve, te cilet mezi prisnin qe EU/BE t’u hiqte vizat per te ikur nga Shqiperia. Fatkeqesisht mizerja shfaqej kudo, ne politik, ne ekonomi, ne pune, ne administrate, ne rruge, ne institucione, ne marrdheniet ndermjet njeri-tjetrit, kudo.

U nisa drejt Europes i pezmatuar dhe i deshperuar nga vendi im. Kur erdha ketu ne Belgjike, mu duk sikur erdha ne shtepine time, ne shtetin tim, diçka qe s’me kish ndodhur me pare, fale kjo; mizerjes shqiptare.
 

Nuk e di po me pare kemi biseduar qe kane apo jo shqiptaret edukate dhe dikush tha qe te jesh i civilizuar duhet te jesh edhe hipokrit.

Keta francezet e autorit i kane hequr veretje qe ka hedhur nje leter ne toke,ndersa per vete hedhin tonelata mbetje nukleare ne ishujt e Paqesorit.

Disa autore te huaj habiteshin nga tirania e Ali Pashes por harronin qe bashkatdhetaret e tyre benin qef duke vrare ne Afrike apo Ameriken e Veriut.

Ndoshta edhe ne shqiptaret duhet te veprojme keshtu...

Ta kam fjalen qe ne shqiptaret e ulim veten tone me shume sec duhet dhe akoma besojme se te huajt jane perendi.

Sa lexova qe ne SHBA ne vitin 2009 ka pasur 38 mije vdekje nga aksidentet ne autostrada dhe ne Meksike jane vrare 28 mije vete qe nga viti 2006 ne luften ndermjet karteleve te droges.Askush nga autoret amerikane nuk po ben namin per kete numur te vraresh ne aksidente.Perkundrazi ne Shqiperi 1 njeri vdes ne aksident dhe ne fillojme dhe qurravitemi dhe fajesojme shtetin a thua se Berisha apo Rama po i japin makines.

Askush nga meksikenet nuk del dhe ben tellallin per vdekjet qe po ndodhin per dite nga lufta ku shteti nuk po e fiton.

Perkundrazi nje njeri te gjendet me droge apo nje shtepi te kete mbjelle kanabis,fillojne gazetarucet e Shqiperise te qurraviten se jemi si Afganistani.

Asnje njeri apo qeveri ne bote nuk e lidh 11 shtatorin me Shqiperine por kjo nuk u ben pershtypje thashethemexhinjve ne Shqiperi te deklarojne te kunderten.

Bile arrijme deri aty sa te deklarojme qe i kemi vjedhur oren presidentit amerikan,qe asnje media ne bote nuk do ta bente per bashatdhetaret e vet.

E ke di ti autori i shkrimit qe mendimet e tua nuk jane absolute?Dmth qe ti te mos pelqesh nje ndertese dhe te tjeret ta pelqejne?Kujton ti se ke gjithmone te drejte vetem se vjen nga jashte?

... Ne Europe, nje vonese e tille e policise, do te ishte konsideruar skandal.
...

Cudi se ne France nje nga pikat qe ankoheshin ata qe jetonin ne rrethina per kete ankoheshin ankoheshin .5min? qenka problemi?Ne NYC mesa di une vonohen 8-10min.Nuk e di ne te tjerat.Ka raste qe vijne dhe per 3min sipas trafikut.

Vazhdoni na botoni rrefenja me udhetimet nga memedheu dhe beni si te habitur a thua se nuk keni lindur e rritur atje.Kur eshte kaq keq perse shkoni atje?Jetoni ne lagje zezakesh ne vendet tuaja ku mban era shurre dhe beni sikur jetoni ne mes te Parisit apo New Yorkut.Vazhdoni se si cdo gje qe merret me lehte kur je jashte edhe hipokrizia nuk ben perjashtim.

 Amerika ka 300 milion banore solidar, kurse shqiperia ka 3 milion banore dhe per nr popullsie shqiperia ka me shume aksidente se usa o ar me nyje.

Solidarnosc, lexo pershtypjet e mia nga Shqiperia, dhe me jep nje mendim.

Qe Shqiperia ka probleme nuk diskutohet.Por qe te fajesosh komplet shtetin per cdo gje eshte mentalitet komplet komunist.Mos doni qe shteti tu ngase dhe makinen njerezve?

Shteti ka fajet e veta por edhe individi ka ato te vetat.Kur individi te beje te tijen le ti kerkoje shtetit llogari.Ne te kunderten eshte hipokrizi,dhe sic duket kjo eshte nje nga te kqijat qe kemi marre nga kontakti me jashte.

Te lexuar qe i paske bere shkrimit...

Nuk po te fajesohet shteti por te ashtuquajturit intelektuale. 

 

Kam hasur shpeshhere te lexoj, edhe nga te ashtuquajtur e vetequajtur intelektuale neper forume e blog-e, thenien se "keto gjera i dime te gjithe, e s'ke pse i perserit e na i thua ti." Pervec mbytjes qe i behet debatit, debat aq I nevojshem per qytetarine e shoqerise shqiptare, kjo thenie terthorazi apo drejtperdrejt i sherben apatise dhe amullise, i ushqen ato me fatalitetin e statuskuose dhe vecse tregon cekesine dhe vete...sherbimin qe thenesi apo thenesja I bejne vetes se tyre. Ne si shoqeri kemi shume nevoje te perserisim te njejtat gjera neper debatet civile e artikujt analitike, po aq sa kemi nevoje per vrojtime te reja dhe alternativa.

Ndërtesat e quajtuara prej komunistëve me aq pompozitet “Pallate” , që s’ishin veçse kapanonet e kampit të madh të përqëndrimit, jo vetëm që janë  rrënuar, por dhe janë shpërfytyruar nga ndërhyrjet individuale  : njëzet lloje ngjyrash, tridhjetë modele dritaresh, në të njëjtin “pallat”. Pa llogaritur muret e ngritura sipas midesë : para, prapa, anash, lart : drejt, shtrembër.

 

Kete shprehjen kam per ta marre borxh...

 Mendoj se duhet kuptuar edhe Intelektuali shqiptar. Prej vitesh ndodhet perballe nje joshteti, ku me i forti ben ligjin, nderton, poshteron, ben cfare i do qejfi me pak fjale. Mbasi i ka provuar menyrat ligjore per te rritur standardin e jeteses duhet ta kete kuptuar qe me ligj edhe me rregulla veshtire se shkon gjetke. 

Fundja edhe menyra se si promovohen intelektualet ne Shqiperi shpesh here ka pak te beje me zotesine apo profesionalitetin. A ka kuptim te luash me rregulla europiane ne nje vend qe ka thuajse asgje te perbashket me Europen?

Pasazhi i diellit vërtetë më preku.

Shtëpia e Merlikës, siç i thoshin të vjetrit, nuk ka ndryshuar asnjë fije. Ka mbetur po ashtu siç e la ai, Merlika, para se të merrte arratinë më 1944-n. Nuk e gëzoi asnjë ditë, më thoshte gjyshja. Iku, kur po viheshin tjegullat.

Ja dhe nje sqarim, qe ndoshta nuk ka aq rendesi. Merlika e gezoi vite me rradhe pallatin e tij, qe e ndertoi ne kohen e pushtimit fashist. Bashkepunonte me italianet, spiunonte dhe bente te gjitha te zezat, vetem per te fituar para. Te tjeret luftonin kundra fashizmit, merlika shtonte pronat. Si i pangopur qe ishte vendosi te shtoj nje kat. Per kete te fundit e ka fjalen gjyshja. . Kati i fundit u mbarua pas luftes.

Ne te gjithe vendet perendimore, pronat qe u vune me poshtersi, gjate luftes nga bashkepunetoret e nazi-fashisteve, u sekuestruan. Vetem ne shqiperine tone te dashur kjo nuk ndodh. Duke dhene para nen dore neper gjykata, sot merliket gezojne ate qe gjyshi i tyre, i paturp, ndertoi si bashkepuntor i fashisteve.

p.s. Nuk dua qe ky koment te ngaterrohet me komunizem dhe alla komunizem. Komunizmi s'ka te bej fare ne kete rast.

Shkrimi i sinqerte dhe i vertete. 

Autori duket mjaft i tronditur per realitetin qe gjen ketu..Duhen disa sy te huaj here pas here..

Takova nje francez qe kish shkuar ne Shqiperi ne vitet '60 (gje e ralle !!) e qe kish qene kete verë perseri, pas gati 50 vitesh !

E pyeta si tu duk vendi. 
- Besoj e ke fjalen per njerezit - me tha.
- Po mire - i them, edhe per njerzit.
-Ishit bere frikacake te medhenj ! - me tha. Kam patur pershtypjen se keni pas qene popull trim. 
 

YD.

Ne kete shkrim, shume realist, perjashto faktin se nje i "huaj" do kete gjithmon diçka per tu ankuar, paraqitet problemi kryesor qe kemi e kemi pasur me kohe.

Asnjeher nuk kemi ecur me kohen, o shume para, d.m.th kur them para  i kemi dalur kohes pas shpine, o  prapa.

Shqiptarit i mungon ritmi natyral i jetes, ritmi natyral i zhvillimit, i mungon natyralizmi.

Problemi eshte se a do e gjej shqiptari ritmin e duhur !!!!!!!!!

Or ti shoqi Lumasi !

Asnjeher nuk kemi ecur me kohen,.......

A je ti apo nonje tjeter . Po jo shume larg or taj , po na molloisje per nje antikohe qe kishte zhvillim me bollek  Pervec "shtrengimit te kembeve te   Kalcioteve me kepuce Mbreterore " por me rryp te pushkes se  xhanareve . Po ajo qe koha e arte qe ne e kemi ecur me gjithe Boten krah per krah me ritmin e kengeve te Cingeneve smiley

Po pak ka rendesi kjo . Rendesi ka qe ti ti pish ilacet ne kohene duhur qe te mos flasesh si komunist i koheve te sotme :

Problemi eshte se a do e gjej shqiptari ritmin e duhur !!!!!!!!! smileysmiley

Ja per kete u lutemi admin te nderuar qe tu bjere here pas here , se kur nuk i pini ilacet ne kohen e duhur  , beheni ilac per te tjere!

 

Diell! Diell! - ai qe na mungon sot.

Une nuk jam dakort me faktin se nuk u dashkan edukuar njerzit edhe me ane te frikes se ndeshkimit nqs thyen rregullat dhe ligjet. 'Historite' me franceze, apo te jashtem ne pergjithesi, te viteve 80, nuk mund te merren per shembull se ata nuk jane me ne fazen e edukimit. edukimi me rregullat eshte tashme i maturuar tek ta, ndaj ata tani jane kthyer ne promovues te llogjikes mbi te cilat jane ngritur ligjet e rregullat.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).