Një njoftim i gëzueshëm për gjithë vëllezërit tanë patriotë nga Ballkani: ky gadishull nuk është epiqendra e sistemit diellor. Këtë dukuri natyrore mund ta shohësh me sy të lirë edhe nga kjo gjerësi gjeografike ku ndodhemi, por ama disa luftojnë me çdo kusht që të mos ta shohin. Megjithatë prova se siujdhesa jonë është thjesht një rrethinë e lënë pas dore dhe e mosmarrë seriozisht disponon baza të forta. Fjala vjen, si pasojë e këtij fakti, atje artikulohen me lehtësinë më të madhe teori nga më monstruozet të likuiduara kahmot në kontinentin dikur të vjetër e tashmë të modernizuar, të Europës. Por çmenduria vazhdon më tej. Këto lloj marrëzish me afat të kaluar skadence, pasi nuk gjejnë kritikën e duhur nga padituria apo thjesht dembelizmi për të nxënë, nisin madje të imponohen si me qenë ideologji të pranuara gjerësisht. Se ç’mund të përftohet në fund nga ky festival sharlatanizmi të ngritur në nivel serioziteti, mund ta sodisim të ilustruar me ngjyra të forta, në kasaphanat përkatëse të ish-Jugosllavisë. Siç thotë Noam Chomsky tek Liberating the mind from Orthodoxies, “tirania aplikohet atëherë kur i përvetësojnë legjitimitetin”.
Debati konstant – por më mirë, monologu - mbi Shqipërinë natyrale, (siç ndodh me debate të ngjashme në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Bullgari e Kroaci) është për shembull, një nga temat e preferuara të një turlie amatorësh folklorikë, historianësh të përciptë dhe atdhetarësh të minutës së fundit edhe këtu në Tiranë. E parë me një sy praktik, Shqipëria natyrale mund edhe të mos merret fare seriozisht. Ajo lindi në panik e sipër më 1999 pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, si një përgjigje qetësuese ndaj kritikëve të shumtë që pas asaj që ndodhi në Kosovë rindezën alarmin e Shqipërisë së Madhe. Vetë Shqipëria e Madhe është një lloj krijese maksimaliste me themelet në kohën e Lidhjes (apo më saktë Lodhjes) së Prizrenit, por më 1999 ajo u ripaketua si një referencë e qartë e kohës së Großdeutschland-it nazist, nën kujdesin e posaçëm të të cilit u krijua për herë të vetme në histori një shtet i përbashkët i gjithë shqiptarëve (që koinçidon pikë për pikë edhe me hartën e Shqipërisë natyrale). Megjithatë, duket sikur kjo e fundit, e mbështjellë me këtë ambalazh kaq bio, kaq ekologjik dhe kaq pranë virgjërisë së egjër të natyrës, shpreh qartë si prirjet artistike të shpikësit të saj ashtu edhe një ironi tallëse ndaj atyre që me daljen në qarkullim të Shqipërisë natyrale do t’u ngecej në dorë “derri maç” i Shqipërisë së Madhe. Në këtë kontekst, krijesa metaforike e Shqipërisë natyrale, e ka realizuar misionin e vet. Problemi është se ka njerëz këtu në Shqipërinë “artificiale” që e kanë marrë atë seriozisht dhe që vazhdojnë të merren me të ende sot më 2010-ën. Dikush mund të justifikohet: të mos kapemi pas termave. Por termat janë të rëndësishëm. Ata përcaktojnë mënyrën e të menduarit të atyre që i përdorin.
Cili është koncepti i Shqipërisë Natyrale? E përmbledhur në dy fjalë, ajo është po aq “luftë territoresh” sa edhe Shqipëria e Madhe. Ky koncept nënkupton faktin se Republika e Shqipërisë me përmasat aktuale, është një lloj anomalie apo çrregullimi. Territori i saj i momentit është lënë gabimisht i vogël, i pamjaftueshëm dhe jo fizibël, pasi përfaqëson vetëm atë çka mbeti pas një gjymtimi të padrejtë më 1913. Rrjedhimisht, ky produkt defektoz duhet riparuar. Shqipëria duhet të bëhet natyrale dhe kjo arrihet duke përfshirë brenda saj edhe territore të tjera (mundësisht etnikisht të pastra) me shpresën, madje bindjen, se kështu ajo do të nisë të funksionojë normalisht si një trup i shëndetshëm. Sesi mund të ndreqet një mekanizëm që s’funksionon duke i montuar përsipër një vegël tjetër që gjithashtu s’funksionon, kjo i takon ndonjë studimi me natyrë psikiatrike, megjithatë, kjo lloj gjetjeje gjeniale prej 1999-ës e tëhu është hedhur në treg si alternativa e vetme pa konkurrentë e Shqipërisë së Madhe. Fatkeqësisht, ky formulim, mban të maskuar në nëntekstin e saj, disa klishe naive si dhe një kërcënim serioz. Këmbëngulja tek Shqipëria Natyrale, ka në themel të saj mbi të gjitha, një ankesë. Ajo është ankesa ndaj një Shqipërie anormale, të denatyralizuar dhe problematike. Përpjekja drejt Shqipërisë natyrale, është rrugëdalja imagjinare nga këto probleme. Është një shteg i shkurtër drejt një parajse të ëndërruar. Ekziston vetëm një sjellje tjetër politike që shënohet nga ky preokupim obsesiv ndaj zvetënimit të shoqërisë, çnderimit dhe viktimizimit të saj si dhe që krijon kulte kompensuese uniteti, energjie dhe pastërtie. Sipas përkufizimit të Paxtonit, kjo filozofi s’është asgjë më pak se fashizmi.
Disa nga klishetë që përfshihen brenda konceptit të Shqipërisë natyrale, qëndrojnë qysh në mënyrën e formulimit të terminologjisë që e përshkruan atë. Fjalorthi i xhepit me termat që gërmëzojnë për publikun atë që ndodhi derisa mbërritëm tek kjo Shqipëri jo-natyrale dhe e padurueshme ku jetojmë sot, i përket një prodhimi të tejkaluar me kohë e vakt nga diskursi modern i gjeopolitikës. Një nga këto terma për shembull është ai i “padrejtësisë historike”. Ky togfjalësh është në vetvete një paradoks tepër qesharak. Në disa plane. Së pari, drejtësia është një nocion mjaft relativ. Çfarë konsiderohet veprim i drejtë për dikë, për dikë tjetër është t’ia kesh bërë borxh. S’ka sot asnjë komb në Ballkan që s’është i bindur se ndaj tij s’është bërë ndonjë padrejtësi në të kaluarën.
Gjithashtu, koncepti i “padrejtësisë historike”, vuan edhe nga problemi i atrofizimit dhe shkëputjes nga konteksti. Një vendim i 1913-ës i gjykuar në rrethanat dhe sofistikimet e viteve 2000, mund të duket i habitshëm, i padrejtë dhe deri çnjerëzor. Por shoqëria e organizuar njerëzore është rrekur të krijojë ekuilibra në çdo fazë të sajën të historisë. Në çdo formë me të cilën ajo ka ekzistuar sado e palogjikshme të duket sot, ka pasur një argumentim logjik që është konsideruar i mjaftueshëm për kohën në të cilën është krijuar ky ekuilibër.
Ajo që mund të përbënte një diskurs më të përditësuar me logjikën dhe zhvillimin e mendimit të shoqërisë bashkëkohore referuar ndryshimit të statuskuo-ve të shumta “të padrejta” trashëguar nga e kaluara, do të ishte një terminologji evolucioniste që e përshkruan kombformimin dhe shtetformimin si një proces në zhvillim të pandalshëm kah ndonjë drejtimi që mund të jetë pozitiv ose negativ. Vetëm përmes kësaj optike, mund të shihnim më qartë dhe më pa emocion mbi pikturën që kemi para syve.
Piktura që kemi para syve është e thjeshtë. Në dekadën e parë të shekullit të XXI, teksa gjithë bota është zvogëluar, bashkësitë e njerëzve që e banojnë atë, po ndajnë dita ditës fate më të përbashkëta. Të gjithë po jetojmë përherë e më njëlloj, po mendojmë përherë e më njëlloj, po mrekullohemi apo indinjohemi nga të njëjtat dukuri dhe teksa edhe informohemi të gjithë në të njëjtën mënyrë, po ndjehemi përherë e më shumë pjesë e një identiteti të përbashkët. Zhvillimi i teknologjisë, influencat kulturore, robërimi përmes kapitalit, madje edhe krizat ekonomike, janë përherë e më të përbotshme dhe të tilla sa vijnë e po bëhen edhe perceptimet e njerëzve.
Njësitë e vjetra shtetërore sa vijnë e po e humbasin sovranitetin e tyre, duke shthurur format e vjetra të organizimit federal apo unitar e duke u shkrirë dalëngadalë, në një proces që sapo ka nisur, në struktura më të sofistikuara. Njësia brenda së cilës organizohen shoqëritë tashmë, është detyrimisht më e madhe sesa ajo e shtetit-komb të dikurshëm, edhe pse shteti-komb është një hap kalimtar drejt këtyre strukturave. Vini re sesi deri edhe Zvicra shkon e anëtarësohet në OKB. Sesi deri edhe Shqipëria me Kroacinë bëhen pjesë e NATO-s apo e procesit të liberalizimit të vizave që paraprin dorëzimin e sovranitetit të tyre në një strukturë më të madhe që quhet BE. Simptomat janë të shumta dhe ky shkrim s’ka për qëllim të trajtojë format sesi po rendim me shpejtësi drejt realizimit të profecisë për krijimin e Shtetit Global. Ajo që ndodhi me shqiptarët në fund të shekullit të kaluar e që po vazhdon pandalshëm edhe këtë shekull, është thjesht pjesë e një procesi më të madh e më të ndërlikuar se një rapsodi e vjetër me lahutë që këndon baladën e Shqipërisë së Madhe, asaj natyrale apo qoftë edhe të asaj shkencores. Shqiptarët këtu s’kanë ndonjë rol apo meritë, përveç favorit që mund t’i bënin vetes, duke u çliruar një herë e mirë nga praktikat mburravece dhe ksenofobe, e duke e parë veten siç janë realisht. Në sfondin e madh të një bote që po i transformon pa i pyetur, si plastelinë.

Sokol Shameti
(Gazeta "Shqip", 9 tetor 2010)

21 Komente

Artikull i dobet. Megjithate nuk mund te them qe nuk ka te drejte kur thote qe shqiptaret jane mburravece. Jemi madje me teper se cduhet. Ksenofobe do thoja se nuk jemi, ndoshta sepse urrejme me teper njeri-tjetrin, nqs ketu nuk futet percmimi dhe nganjehere urrejtja qe disa individe qe e quajne veten shqiptare kane per romet apo here-here dhe per minoritetin grek. Megjithate mbetemi raciste ne njefare menyre. Nuk jemi ambientuar me njerezit me ngjyre tjeter.

Pèrtej fjalve tè mèdha qè pèrdor autori...nuk e kuptoj ku e ka hallin..?mè duket e ka hallin me tifozat kuq e zi,e me komentet e njerzve nè yuo tube apo blogje tè ndryshme....se unè nuk kam dègjuar njeri nè Tiranè tè dalè me tezèn e shqipèrisè sè madhe...ne nuk po mbajmè dot shqipèrinè e vogèl o shoku...po ju japim detin,po dhurojmè sazan e karabrun,ngrejmè vareza e shpikim minoritete tè ndryshme qè tè justifikojmè autonomitè e ardhshme...ti thua shqipèria e madhe?!...dhe diçka tjetèr qè lexova,vihen nè dyshim padrejtèsitè qè i janè bèrè kombit shqiptar,po haroj pèr njè moment qè jam shqiptar,e po pèrpiqem tè jem asnjanès...èshtè e vèrtet qè tè gjithè popujt e ballkanit qahen se i janè bèrè padrejtèsi,dhe po tè flasèsh me grek e serb muhabeti shkon deri nè martirizim..por tè gjithè nè ballkan bashkohen me mendimin se shqiptarèt nuk kanè qenè kurrè faktor..edhe unè bashkohem...popull i vogèl,shtet i paformuar,varfèri e prapambetje kulturale historike...atèher si dreqin bèri tè mundur ky popull tu bèj padrejtèsi popujve fqinj,mè tè mèdhenj me shtete tè formuara,dhe shumè herè mè tè pasur si nè aspektin financiar kulturor apo edhe ushtarakisht etj etj??Nè botèn qè jetoj unè padrejtèsi i bèhen tè dobtit e jo tè fortit..mbase jetojmè nè botè tè ndryshme...por sinqerisht nuk e kuptova ku e ka hallin autori?

Shfryhu se lirohesh o autori këtyre gërmave.

Njësitë e vjetra shtetërore sa vijnë e po e humbasin sovranitetin e tyre, duke shthurur format e vjetra të organizimit federal apo unitar e duke u shkrirë dalëngadalë, në një proces që sapo ka nisur, në struktura më të sofistikuara. Njësia brenda së cilës organizohen shoqëritë tashmë, është detyrimisht më e madhe sesa ajo e shtetit-komb të dikurshëm, edhe pse shteti-komb është një hap kalimtar drejt këtyre strukturave.

mire mor ''kosmopolitan'' i ''shumeditur'', provo tua  thuash italjaneve,gjermaneve,ruseve,anglezeve, çekeve,polakeve, francezeve,serbeve,grekeve.......... etj etj, keto qe thua me siper  dhe do ta shohesh se çfare pergjigje ke per te marre.......

Nga i gjithe ky lum fjalesh le te pranohet me thjeshte ajo qe mendoj se ka dashur te thote autori .

Kohe te reja , situata te reja permbajne mentalitetet ( mendesi )te reja . Keto mentalitete shprehen edhe ne forma te organizimeve shteterore e ne pasqyrimin e mardhenieve te fqinjeve nepermjet formave e organizimeve te reja bashkejetese . Ne kete organizim te Rendit te Ri shoqeror nuk kane vend , biles jane regresive teori te kapecyera perfshi edhe ...Shqiperine Natyrale apo edhe venien ne vend te Padrejtesive Historike . Me kaq munda te kuptoj se donte te na thonte artikullshkruesi  .

Ok te kuptuam !

Po çfare pune te prish ty qe Amerika ose edhe BE e konsideronte te "vjetruar" te "kapercyer " kryenece" "koloniale" "genocid" "padrejtesi historike " etj qendrimin e Serbise ndaj Jugosllavise dhe perfshi ne te ndaj Kosoves ne vitet 2000 , vite te cilave Ju referohet artikullshkruesi ? Biles ndaj atij teritori ku jetonin shqiptare ( per te cilet ben fjale ne artikull ) qe Ju ishte bere PADREJTESI HISTORIKE ne shekuj , perdoren edhe ca mjete me te forta "demokratike " se sa artikujt e konferencat me Shameter , per te vene ne vend kete Padrejtesi Historike te mohuar . 

Dhe tjetra .Çfare pune te prish ty qe ne te hyjme gjeresisht e natyrshem si Komb shqiptar ne Europe ashtu sic kane bere e dhe Kombe te tjera . Dhe aty le te shkrihemi ne ato struktura qe Shametrit paskan parashikuar qe me 2010 .Te pakten te kishe lene te kalonin Majat smiley .

Thjesht mania e marrise per te shkrur e shkaravitur per cdo teze apo referim historik sot ne Memedhmebje , ku te dallosh qe je skupist e  te duket vetja se ke "brume " e je Origjinal e Interesant kur llomotit fjale pa kuptim por ama me EMRA filosofesh e mendimtaresh , me thenie pra . Nuk duhet harruar shprehja e vjeter " Interesant e Origjinal e ka vetem Rosaku " smiley

nje pjese  e 'ambasadave ' jane te shqetesuara nga fakti se shqiptaret po zgjohen  dhe po vene ne levizje  lobin 'kosmopolitan' se mos del ndonje  levizje  apo force politike  qe ti paraprije ketij zgjimi .Me ne fund  shqiptaret duket se  do te largohen nga pozicini i te qenit viktime e situatave  dhe do te behen faktor ne zhvillimet ne rajon  vetem duke perqafuar idene e shqiperise se madhe.Eh cu ka bere cave tufezimi ,u eshte kthyer ne ideollogji[i thencin]

C'jane keto poshtersira me Paxton qe shkruhen ne shtyp, mor burre i dheut! Ku eshte ai Soli i Nokturneve... ja per keto e kam llafin. Sa pakstona duhet te lexoje njeriu per te kuptuar qe shqiperia naturale dhe niveli i ulet kulturor i shqipfolesve jane dy gjera te pavaruara! Se shqiperia natyrale nuk eshte asnje "panacea" a asgjeje - eshte vetem nje gje e natyrshme, qe si e tille ekziston dhe me pastaj duhet te ekzistoje.

Sa libra duhet te lexoje njeriu qe te marre vesh po ashtu se fakti qe gjithe ballkansit ankohen per padejtesira ndaj tyre (ne perfshire) dhe padrejtesite qe vertet u aplikuan ndaj nesh prape jane dy gjera te pavaruara.

Shkronjesve te shqipes u duhet bere urgjent ne kurs 101 i matematikes elementare! Logjika e tyre eshte ne nivele ulurites. Per te qare. Per te ikur me vrap, naten dhe ne kohe te keqe. Jazek!

 "Ajo që ndodhi me shqiptarët në fund të shekullit të kaluar e që po vazhdon pandalshëm edhe këtë shekull, është thjesht pjesë e një procesi më të madh e më të ndërlikuar se një rapsodi e vjetër me lahutë që këndon baladën e Shqipërisë së Madhe, asaj natyrale apo qoftë edhe të asaj shkencores. Shqiptarët këtu s’kanë ndonjë rol apo meritë, përveç favorit që mund t’i bënin vetes, duke u çliruar një herë e mirë nga praktikat mburravece dhe ksenofobe, e duke e parë veten siç janë realisht. Në sfondin e madh të një bote që po i transformon pa i pyetur, si plastelinë."

Ore xhaxhi autori, me ndrico nje cike mua injorantin e shkrete. Ti e merr zhvillimin drejt nje qeverie globale, jo vetem si fakt pozitiv, por dhe mireqenesisht te pashmangshem.

Sa per ate ne eshte pozitiv apo negativ, eshte per t'u diskutuar, dhe s'eshte rasti. Sa per pashmangshmerine, eshte nje destinacion i larget, nuk ka rruge dhe per me teper nuk eshte i mundur.

Teorikisht,sipas teje, ku eshte problemi psh qe shqiptaret e Maqedonise trajtohen si gjysemqytetare te vendit? Ne fund te fundit pas pak viteve te gjitheve bashke do te na marre europa, dhe ja historia mbaroi.

Por gjithnje ka nje por. Dhe kjo ceshtje ka shume por. Ja t'a zeme psh qe kriza ekonomike krijon destabilizim politko-ushtarak global dhe teze Amerika qe duam apo s'duam ne, eshte garanti i faktorit shqiptar ne ballkan del shume e zene me hallet e veta, per te mbrojtur ne. A mendon ti se do te ishte mire qe shqiptaret te jene nje shtet apo mendon se psh serbet, tashme te europianizuar, do te na mbajne si djem te vetem.

Ne pergjithesi nuk jam entuziast per frymezimet nacionaliste te tipit: " xhamadani vija-vija/ sa e madhe asht shqypnia". Ceshtja eshte se ajo qe tashme po quhet " Shqiperia natyrale",  duhet pare si teze e mundshme, jo per krenari nacionale dhe pordhe me rigon por per pragmatizem.

Dmth pa i prishur pune vetes ne politikat integruese europiane, faktori shqiptar duhet bashkuar, ekonomikisht dhe kulturalisht. Dhe per keto s'te pengon askush. Bashkimi politik ne nje shtet ne kushte normale behet i panevojshem, dhe ne raste krizash behet i realizueshem. 

Le qe kujt ja them une keto. Permendja prej teje e antaresimit te Zvicres ne OKB, si argument pro tezes tende, tregon se jo vetem s'e ke idene e ceshtjes, por dhe se ca ke pire..........

Te jesh shqiptar dhe te mos jesh koshient per padrejtesite historike qe jane bere ne kurriz te shqiptareve, ku rastet me te fresketa jan rasti i kosoves ku per pak u shfarros nga faqja e dheut krahina me e madhe shqiptare, dhe ku u perdhunuan me mijra bija te popullit shqiptar, fakt, ku u vrane dhe u hodhen kanaleve me mijra bij te popullit shqiptar, fakt, ku krime nga me c'njerezoret u kryen edhe kunder te moshuarve dhe femijeve, vetem se ishin shqiptar qe jetonin ne tokat e tyre, kur kemi rastin e cameve si deshmi te gjalle, si llogjike matematikore te pamohueshme, si veper konkrete te padrejtesise ne kurriz te popullsive shqiptare, ku jemi vete deshmitare te padrejtesive te jashtezakonshme te kryera ne kurriz te shqiptareve vetem per faktin se kemi lindur shqiptar dhe asgje tjeter, ku ne mes te kesaj padrejtesie biblike ndaj popullit dhe kombit vertete aq fisnik dhe te pervuajtur shqiptar, nuk ka jo vetem nje ndjenje pendese nga duart gjakatare, as siperfaqesore apo hipokrite qofte, por vazhdon me te njejten llogjike historike anti-shqiptare si gjithmone, duke filluar nga pengesat per lirine e shqiptareve jashte shqiperise por edhe brenda, deri tek nderhyrjet shoviniste brenda territorit shqiptar dhe sulmet e koordinuara ndaj imazhit dhe kultures shqiptare ne vendet e tyre, por edhe nderkombetarisht, deri edhe vete brenda ne Shqiperi, deri ne gazeten shqip me te tille pacavureshkruajtes te pacipe, nuk ka shqiptar pra te mos jete koshient per te gjitha keto, e jo me nje shqiptar i ditur gjoja, qe di te shkruaj e te artikuloje disa fjali ne nje gazete prestigjoze kombetare, pa qene ne fakt i motivuar sic ka thene dikur Mihal Grameno ( e lexova tek prurja qe beri Toko tek tema tjeter) nga arsye te ulta, banale e djallezore.

Chomsky + derri maç !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kamarier edhe nje dopio .

per ta ''argumentuar'' teorine e tij, ky nuk nguron ti ''thjeshtezoje'' e ti ''relativoje'' gjerat deri ne idiotesi.  ndryshe nuk do te shkruante kete:

Gjithashtu, koncepti i “padrejtësisë historike”, vuan edhe nga problemi i atrofizimit dhe shkëputjes nga konteksti. Një vendim i 1913-ës i gjykuar në rrethanat dhe sofistikimet e viteve 2000, mund të duket i habitshëm, i padrejtë dhe deri çnjerëzor. Por shoqëria e organizuar njerëzore është rrekur të krijojë ekuilibra në çdo fazë të sajën të historisë. Në çdo formë me të cilën ajo ka ekzistuar sado e palogjikshme të duket sot, ka pasur një argumentim logjik që është konsideruar i mjaftueshëm për kohën në të cilën është krijuar ky ekuilibër.

.......pra sipas logjikes se ketij, lufterat boterore, nazifashizmi, holokausti,  spastrimet etnike qe ndermoren serbet ndaj kroateve,boshnjakeve,shqiptareve etj etj, ne fakt  kane ndodhur si rrjedhoje e nevojes per te krijuar ekuiliber nga shoqeria njerezore ne nje moment te caktuar historik. me pak fjale, keto ndodhi jane te argumentuara logjikisht, pra rrjedhimisht te justifikuara.....!  hajde trap, hajde.

or ''mik'', domethene kur cdo lloj  krimineli kur kryen nje krim, i bie qe sipas teorise tende,  te kete nje ''argument logjik''.  dhe ne fakt keshtu eshte.  kriminelet  gjithmone  i ''argumentojne'' dhe ''justifikojne'' krimet e tyre.

Kesaj i thone jo vetem te justifikosh xhelatin, por edhe ti besh avokatine. Tek ai filmi *Inglorious basterds* ai xhelati i cifuteve tha qe i vriste cifutet ashtu sic vriste minjte ai fshatari. Pra kur shikonte miun ne shtepi ai fshatari merr fshesen apo shapken dhe e vret pa arsye, thjesht sepse e revolton prezenca e miut, apo buburrecit, ka qe vrasin  edhe pilivesa me shapke pa arsye fare, thjesht se i revolton prezenca e tyre. Po  te ndjekim llogje-iken e ketij pacavureshkruajtesit i bie qe te ngrihet nje cifut e te thote qe mir na e bene nazistet, sepse egzistenca jone i paska revoltuar keqazi, paskan patur argument te vlefshem llogjik.

Ndryshe nga disa qe preken ne seder pse iu kritikua atdhetarizmi, mua ky me duket nje shkrim shume i mire. I qarte, I ftohte dhe neutral, pikerisht sic duhet te jete nje artikull profesional I shtypit. Nese do te kisha deshire qe te perkedhelja veten me lavdet e perhershme qe jane bere boze, rreth superioritetit, trimerise, beses dhe heroizmit shqiptar, do te kisha bere ndonje vizite nga faqet patriotike qe nuk mungojne ne web. E cfare po thote autori ketu qe po I bekeni gjyqin ne mungese juve? Qe serbet kishin te drejte dhe ne jo? Ajo qe kuptoj une nga ky shkrim, eshte nje perpjekje e drejte e autorit, per te shpjeguar sesi fenomene te mirepritura nga popuj te vuajtur si yni - fenomene ku perfshihet edhe bashkimi kombetar- eshte e panevojshme dhe idioteske ti justifikosh duke I quajtur shqiperi natyrale, shqiperi e madhe etj etj. Kjo, sepse nje terminologji e tille eshte e tejkaluar dhe me prirje fashiste, dhe se dyti sepse bashkimi kombetar do te ndodhe gjithsesi. Ngaqe eshte nje proces I pandalshem globalizues. Kjo mund te jete edhe nje hamendje e gabuar - dhe per mendimin tim eshte. Por autori nese mund te kritikohet, mund te kritikohet pikerisht per kete. Dhe jo te behet tabele qitjeje sepse nuk I bie ciftelise si shumica e rilindasve kontribues ketu. Nje shfaqje e turpshme me duket mua. Sidomos ne kushtet e fshehjes se fytyres prapa nickut te peshkut. madje nje njolle turpi edhe patriotizmen shqiptare qe u perfaqesoka ketu nga te tille atentatore anonime. Kisha ndermend t'I kurseja nja dy yje per artikullin. Por ne kushtet e kesaj histerie? PESE YJE.

autorin e kritikoj se ngre njè problem qè nuk ekziston....dhe nè se ka njè problem sot nè shqipèri èshtè krejtèsisht e kundèrta...èshtè njèsoj sikur ti thoje njeriut prehistorik tè mos e fus dorèn nè kazan me ujè tè pèrvèluar se dora digjet,kur ai akoma nuk njeh zjarrin!!....nè se ti mendon se ky èshtè njè problem tè lutem mè trego njè rast ku shqiptarèt apo ata qè i pèrfaqsojnè nè gjithè historinè e ekzistencès sè tyre, janè treguar NACIONALIST me N tè madhe!!

smiley kur te pjell, te pjell ore... dhe ne fakt, evolucioni kurre nuk e tejkaloi nje tigan me te perbrendshme qe skuqen ndane qepesh te karamelizuara. Nderkaq pyetja eshte qe pse kokefortesisht argument me cifteli, bese, superioritet, trimeri, serbe, idiotizme nacionaliste dhe tave dheje... nga kjo balte e lashte, tha? apo ngaqe nuk u mesua ende qe edhe pse nje sevda del me sevda te re, apo nje plumb i vjeter del me nje plumb te ri, per dreq nje dogme e vjeter nuk del me nje dogme te re. Pra, pse jo nuk veprojme psh me ligjet e simetrise, me ligjet transitive, commutative apo associative? A? Apo eshte me lehte kshu me ciftelira dhe buzuqe? Kilja e kozmopolitizmit eshte goxha lire, por nderkaq keta inglizet e mencur qe kane sunduar dynjane pikerisht per ate arsye thone: you get what you pay for.

Te knoft zemra, Ftime Sokoli.

Kur s'ta pret, s'ta pret ore. Lirshem, bukur, paster, pa brerje ndergjegje, fare. Por puna eshte, pse prape corape me ere djerse kali, dhembe te prishur, gishta te zverdhur dhe prodhim sacmesh me njeren dore tek tastiera e tjetren tek sacmet? Pse prape nga kjo cmira katundareske qe s'i shpeton dot asociimit me repertorin e mesiperm? A s'duhej t'i kishim lene ne Shqiperi keto, kur ikem me vrap, naten, ne kohe te keqe, te indinjuar sic ishim nga niveli i ulet (pffff) i atyre qe jetojne dhe punojne ne ate vrime te humbur? Si tha dhe Ismail Qemali i maskuar si Sander Prosi: "The se je njeri i zotit? Shihni punet e kishes. Per te tjerat vendi ka zot.

Nganjehere mendoj se eshte me mire qe eksportuam kaq shume pjatalares me tatuazh shqiponje te shpatlla e djathte. S'do durohej dot gjithe ajo pasterti ku do jetonim.

smiley

si qe kjo puna e tatuazhit?

Te irritoka shume ai tatuazhi i shqiponjes more trim eh?  Nuk e mora vesh ku e gjen kurajon ti te flasesh ne emer te Shqiperise, sidomos para atij me tatuazh shqiponje ne shpatullen e djathte?

Shume kontradiktor gjenke.

''''Vetë Shqipëria e Madhe është një lloj krijese maksimaliste me themelet në kohën e Lidhjes (apo më saktë Lodhjes) së Prizrenit,''''

O Shameto o aksident historik, ti je per tek Portokallia mer bir.

Ndoshta autori e ka fjalen per librin e Koço Danaj-t, "Shqiperia Natyrale", per te cilen kemi folur ketu tek Peshku para disa muajsh. Ne fakt si teze, vertet tingellon si e kapercyer apo e papranueshme nga EU/BE, mirpo s'duhet te harrojme se ato kane qene gjithmon tokat tona shqiptare. Natyrisht sot eshte e veshtire ti marresh ato toka, aq me teper qe EU eshte per mos ndryshimin e kufijve. Biles e çuditeshme ne kete çeshtje eshte se Serbia, gjer dje kundershtare e kesaj teze, ka disa kohe qe po e mbeshtet kete teze nen rrogoz. Kuptohen interesat e saja ne kete çeshtje. Ata qe nuk e kuptojne jane shqiptaret e mij naiver, trapa, qe pa dashur behen vegla te serbeve, dhe vazhdojne akoma te therasin per Shqiperine Natyrale, duke çuar uje ne mullirin serb. Mundesia jone e vetme eshte qe ne keto toka ku jetojne shqiptare qe po asimilohen, tu çohen libra e mesues shqip, tu çohen valet e tv shqiptare me antena ne mal, si dhe te ndihmohen qe vete biznesmenet e ketyre zonave te ngrene tv+radiot lokale te tyre per banoret shqiptare aty. Shqiptaret e Malit te Zi e kane arritur kete gje, mesa kam pare. 

Keta pacavure-shkruajtesit dhe qytetbotistet ose ata qe thjesht s'jan apo s'ndihen shqiptar por jetojn ne shqiperi, na kan care mender bythen me kete gjoja-talljen e tyre ku sa here shqiptaret flasin per te drejtat e tyre ne rajon, keta e kthejne sikur te jete njeri duke folur per trimeri, bese dhe superioritet!

Kush po flet ketu per superiopritet te shqiptareve? Na jepni nje citim te vetem.

Te flasesh per te verteten e pamohueshme te kosoves, camerise dhe shume te tjera te verteta qe jo vetem i kemi deshmi kolektive te trasheguara si popull por edhe jemi vete deshmi e gjalle e tyre sepse i kemi perjetuar vete te gjith, nuk eshte te flasesh per superioritet, ne fakt duhet te jesh tamam IDIOT te mos e kuptosh, ose acarues me qellim sepse nuk te pelqen e verteta e shqiptareve, pikerisht se mund te jesh vete ndonje qyrraman qytetbotist, ose ndonje evgjit, greke himarre, maqedons librazhdi apo serb nga lushnja.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).