Gati 500 mijë e kusur shqiptarë ju përgjigjën ftesës së kryeministrit Berisha për të festuar ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Majin në një festë madhështore në sheshin Nënë Tereza (së shpejti Sheshi Babë Berisha).

Burra, gra, fëmijë, pleq, plaka, pensionistë, invalidë dhe veteranë kishin braktisur vendet e punës vetëm që të shihnin nga afër mësuesin e lavdishëm dhe birin e Partisë Demokratike, prof.doktor.etj.etj Sali Berishën i cili refuzoi makinën, avionin dhe helikopterin për të ardhur në shesh por preferoi të vinte në këmbë nga shtëpia e tij duke e cilësuar si një udhëtim historik siamez.

Ku shkelte Berisha po mbinte bari, një mrekulli që mund të ndodhte vetëm nën udhëheqjen e qeverisë më të sukseshme te Europës Lindore deri në Azi.

Të ekzaltuar simpatizantët e Berishës nisin të shkulnin pllakat e sheshit ku kishte shkelur Berisha që ti ruanin si suvenire.

Sheshi i mbushur tej kapacitetit nga banorë të Shkodrës, Gërdecit, Maliqit të cilët thërrisnin se nuk kishte katastrofë natyrore që ti pengonte për të ardhur  në festë bashkë me qytetarët e tjerë të NATO-s.

"I kemi borxh kësaj qeverije dhe nuk mundemi mos me ja shpërbly duke kenë i pranishëm sot" u shpreh një shkodran i cili përfaqësonte familjen e vet edhe vellain por ky i fundit ishte ne shtëpi duke hequr ujin me kova.

Në fjalën e tij kryeministri Berisha pasi rreshtoi vetëm disa qindra suksese të tijat dhe ca nga të qeverisë u tha të pranishmëve se kjo ishte hera e fundit qe mblidheshin në këtë shesh, pasi nga Janari i vitit 2011 festa e 1 Majit do ta festonin në sheshin e Romës, Parisit, Bathores, Kamzës, Brukselit dhe sidomos të Vjenës pasi shqiptarët si qytetarë të NATO-s do të lëvizin pa viza.

Kryeministri u përcolli festarëve edhe përshëndetjet e ngrohta të shokut Nano i cili nuk mundi të vinte nga Vjena pasi kishte frikë nga avionat dhe helikopterët dhe nuk kishte guximin e Berishës.

Ndërkohë Berisha u njoftua se edhe sindikatat e minatorëve kishin dashur ti bashkoheshin festës qeveritare të 1 Majit por i kishin penguar banditët e Edvin Ramës aty para kryeministrisë të cilët menjëherë ngritën cadra dhe u zunë rrugën minatorëve.

Fjalimi i kryeministrit ndërpritej nga brohoritjet e popullit si “Sali-Parti jemi gati kurdo ti” por Berisha u kërkoi të mos thërrisnin aq fort se rrezikohej të thyeheshin xhamat e ndërtesës së Universitetit të Tiranës (së shpejti Universiteti Sali Berisha).

Më pas festa ka vijuar me një koncert historik ku ka kënduar edhe vetë anëtarja e kryesisë së Partisë, Ministrja e Tallavasë dhe Dekoltesë, zj.Ciljeta e cila gabimisht këndoi këngën “Dorëheqja”.

Duke parë se turma 500 qindmijëshe nuk po e mirëkuptonte fjalën "dorëheqje" Ministrja Cili sqaroi fansat e saj se ishte fjala për dorëheqjen e kreut të PS.

1 Komente

Në fjalën e tij kryeministri Berisha pasi rreshtoi vetëm disa qindra suksese të tijat dhe ca nga të qeverisë u tha të pranishmëve se kjo ishte hera e fundit qe mblidheshin në këtë shesh, pasi nga Janari i vitit 2011 festa e 1 Majit do ta festonin në sheshin e Romës, Parisit, Bathores, Kamzës, Brukselit dhe sidomos të Vjenës pasi shqiptarët si qytetarë të NATO-s do të lëvizin pa viza.

Kryeministri u përcolli festarëve edhe përshëndetjet e ngrohta të shokut Nano i cili nuk mundi të vinte nga Vjena pasi kishte frikë nga avionat dhe helikopterët dhe nuk kishte guximin e Berishës.

smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).