Më në fund çadrat e plazhit janë palosur, tavernat verore kanë ulur qepenat, hotelierët po numërojnë fitimet në valutë të fortë, politikanët janë kthyer përfundimisht nga Sardenja për të rifilluar “krizën” dhe populli shqiptar pas imitimit për plot tre muaj të turistit gjerman me abronxaturë, kripëzim, jodizim dhe shpenzime milionëshe, mund të rinisë të zbulojë se në këtë anë të kontinentit jeta s’vesh përditë bikini.

Në këtë pikë, është mbase momenti për të hedhur një shikim vetëm paksa më kritik se zakonisht në marrdhënien e re midis shqiptarëve dhe asaj që përherë e më shumë po afishohet si “mrekullia turistike” e Shqipërisë – një thesar i ri, i sapozbuluar, një lloj çeku i bardhë çudibërës apo sënduk florinjsh që e hasim aksidentalisht në kopshtin ku e kishin groposur gjyshërit.

Ajo që ndodhi këtë verë në Shqipëri – dhe që zaten ka nisur tinëz dy a tri sezone më herët – është manifestimi i parë arrogant i një retorike me të cilën do të na ushqejnë deri sa të na e nxjerrin për hundësh për disa vite në vijim. Shqipëria sapo ka gjetur Kepin e saj të ri të Shpresës së Mirë, ky kep quhet turizëm dhe të gjitha busullat, velat, antenat, spirancat dhe anija e përbashkët ku lundrojmë të gjithë si popull e ka drejtuar tani për atje kursin e saj.

Ky është destinacioni ynë i ri i një mbrothtësie financiare që arrihet pa mundim, një ishull i lumtur ku ne jo vetëm mbrohemi nga stuhia në këto kohë krize globale, por ku i dalim përanash edhe atij gjestit të sikletshëm e të lodhshëm që quhet punë krahu. Një mënyrë fitimi që duket si e prerë për kokën tonë: pak ose aspak lodhje (ka punuar Zoti për t’i qëndisur plazhet tona të virgjëra) dhe shumë kënaqësi (mbetet që këto delikatesa thjesht t’i zhvirgjërojmë e ndërzejmë siç dimë ne, domethënë vendshe).

Krejt për arsye sinqeriteti, atdhedashurie pa kushte apo cektësie intelektuale, kësaj teorie po i qepen symbyllurazi – e përsëris, në mënyrë fare të sinqertë e naive – edhe shumë nga ata që përballë rrezikut të shndërrimit të turizmit në një fe tonën integraliste, do të duhej të përbënin avantgardën e një trupe kritike dhe të pamanipulueshme të intelektualëve të këtij vendi.

Të jesh sot në Shqipëri kundër zhvillimit të turizmit, a thjesht të mos këndosh me devocionin e duhur strofën tënde në korin e madh panshqiptar të lumturisë marinare, klasifikohet gati gati si diçka që lëkundet nga mëkati i mohimit të Zotit deri tek veprimtaria subversive antikushtetuese. Që Shqipëria ka një të ardhme tek turizmi i diellit dhe i detit është këtu tek ne, një aksiomë gjerësisht e pranuar dhe për ta bërë atë më të palëkundur, ka një makineri të tërë propagande shtetërore dhe kolaboracionizmi opozitar që punon ditë e natë.

Pritat sporadike kaçake midis të djathtëve e “të majtëve” shqiptarë kur bënin adetin e sherrit mes tyre në ditë vape e përtese, ia arritën me lehtësi të krijojnë idenë qetësuese se sidoqoftë, të dyja palët s’janë tërësisht dakord dhe ne, mirë a keq, i kemi dy palë. Kjo divergjencë “e thellë” në sektorin zbavitës të turizmit me dy fjalë konsiston në faktin se teksa qeveritarët mburren se turizmi sivjet në Shqipëri shkoi vaj (ajo rima: më shumë vizitorë se banorë), opozitarët thjesht ankohen se qeveria ishte e paaftë ta bënte Shqipërinë një vend ku turizmi bën namin. Kështu, duke asistuar të gjithë në shpalljen e pandalshme të ideologjisë që e ka emëruar turizmin si shpëtimtarin ekonomik të vendit, sapo kemi hyrë në një edicion të ri iluzionesh.

Por brenda koncertit melodioz ku sot po festohet Shqipëria ekskursioniste e viteve ’10 të këtij shekulli, mjerisht fle klithma e mbytur e një instikti vrasës. Kulti i turizmit si një rekonkuistë ekonomike që do të sjellë begatinë, mban brenda vazhdimin e një seriali kriminalistik. Të investosh gjithë energjinë kombëtare drejt zhvillimit të një sektori si turizmi (një resurs që s’varet thuajse fare nga veprimtaria njerëzore, por kryesisht nga gjeografia dhe meteorologjia) si dhe ta venerosh atë si të ishte eksplorimi përfundimtar i rrugës sonë drejt së ardhmes, është më e pakta një atentat ndaj konstruksionit social të shqiptarëve të cilëve u ndalohet kështu përfundimisht të jenë seriozë.

Në një vend si yni ku aktiviteti i mirëfilltë prodhues është ende i pakrahasueshëm as me atë të ditëve më të zeza të epokës së diktaturës, duket sikur bëhet gjithçka për të na mbajtur larg nga e vërteta. E vërteta është se nuk mund të ketë një zhvillim real nëse nuk i rikthehemi seriozisht punës, veprimtarisë konkrete prodhuese, zhvillimit industrial, avancimit teknologjik dhe nxitjes së progresit të shëndoshë shoqëror. Për këtë s’ka kompromis. Gjithçka tjetër që s’ngjan me këtë, është thjesht një mashtrim.

Shqiptarët nuk do të mund të shërohen nga sëmundjet e tyre të vërteta kombëtare që janë varfëria, papunësia dhe prapambetja shoqërore, për sa kohë do të përqafojnë symbyllurazi lloj lloj palaçollëqesh të maskuara si metoda alternative shërimi. Këto metoda që premtonin të sillnin para të lehta tek shqiptarët kanë tashmë itinerarin e tyre të diskredituar që nis nga shock terapia deri aty nga vitet ’95, firmat rentiere deri më ’97, privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha publike deri më 2005 apo anomalia tumorale e biznesit të ndërtimit deri më 2008.

Të gjitha këto “strategji të mëdha” vuanin nga e njëjta defiçencë: mospërfshirja brenda tyre e elementit bazë për zhvillimin e një ekonomie me themele gjenuine – prodhimit industrial. Në rastin më të keq, ato ofronin formula magjike drejt lumturisë e në rastin më të mirë, ishin thjesht veprimtari anormale ofrimi shërbimesh, duke u krijuar artificialisht treg produkteve të importuara a duke qarkulluar kapitale të një zot e di se ç’origjine. Për 20 vjet, të gjitha “lokomotivat” e zhvillimit të shqiptarëve, teksa zëvendësonin njëra tjetrën nga stacioni në stacion, karakterizoheshin nga krejt koleksioni i promovimit të dembelizmit, moskokëçarjes, pritjes nga të tjerët, ezaurimit të resurseve natyrore dhe abuzimit me to.

Fizionomia e individit të asociuar me këtë lloj zhvillimi është ajo e një krijese antisociale që ngjan shumë me portretin modern të turistit shëtitës. Ekzistenca e këtij lloj njeriu që reklamohet si model shoqëror mbështetet mbi të njëjtat principe si ato të kolonive të bakterieve: zhvendosu nga një vend në tjetrin, konsumo ç’të mundesh dhe ik. Përballë një bote që po bëhet përherë e më kompetitive, oferta jonë kombëtare e dirigjuar nga një klasë udhëheqëse që alternon vetveten në të dy kahjet e spektrit politik, është në pikën e saj më të ulët.

Duke mos u dhënë shqiptarëve qëllimisht mundësinë për t’iu rikthyer punës dhe prodhimit, duke i mbajtur të ndrydhura dhunshëm energjitë e tyre krijuese, ligjvënësit tanë thjesht sa i sigurojnë vetvetes dhe sojit të tyre një qeverisje pa andrallat e qëndresës së organizuar shoqërore që mund të vinte nga ekzistenca e një popullsie me aktivitet dinamik prodhues. Gjithashtu ata i garantojnë vetes një rreth të përhershëm militantësh nevojtarë që në kushtet e mungesës së alternativave të tjera për të ecur përpara, e varin ekzistencën tek shkëmbimi i përjetshëm i favoreve. Nëse ashtu si në vendet e tjera përreth edhe Shqipëria do të njihte një zhvillim normal të ekonomisë atëherë një nga elementët kryesorë lëvizës në shoqërinë tonë do të ishte një klasë e cila në këtë moment kur flasim është tërësisht e injoruar, e paralizuar, e dekurajuar dhe deri e përzënë nga ky vend. Kjo klasë ka emrin që sot përçmohet më shumë se kurrë në Shqipëri dhe është “punëtoria”, apo siç njihet sot në gjithë botën perëndimore “the working class”.

Punëtorët janë njerëz të ndaluar në këtë vend. Të rinjtë shqiptarë nxiten përmes një bigbrotheri të përditshëm kinematografiko-politik t’i investojnë jetët e tyre për t’u bërë të gjithë avokatë, mjekë, artistë, agjentë marketingu apo thjesht parazitë me lekët e babit. Me një fjalë gjithçka përveçse punëtorë. Shkollat e mesme profesionale janë fshirë pa nam e nishan nga faqja e dheut. Vegjetimi, vetëkënaqja e nënproduktet e tyre imediate: kriminaliteti juvenil, vagabondazhi, sfidimi i legalitetit, mbeten rrugëdalja e vetme e çlirimit të energjive për shumë njerëz.

Të jesh thjesht punëtor sot është një lloj turpi dhe ata që fundja janë punëtorë prodhues s’gjejnë asnjë mundësi jetese në këtë vend ndaj shërbejnë si numërorë plotësues për armatat e proletariatit perëndimor për t’u kthyer në atdhe vetëm pasi kanë harxhuar energjitë e rinisë dhe tashmë të konvertuar pas ca kursimesh në specien e parrezikshme të biznesmenit të vogël. Veprimtaritë kryesore fitimrurëse këtu – përveç të bashkëjetuarit me ndonjë deputete me konçensione në pajë – janë ato që gërryejnë dhe shesin pa përpunim pasuritë tona natyrore, ato që ofrojnë shërbime ndër më baziket, apo ato që operojnë në sektorin tregtar apo thjesht shitblerjes, dyqaneve, lokaleve e restoranteve, me një fjalë shpërndarës të të mirave që përpunimin industrial e kanë kaluar kryesisht jashtë vendit e që na shiten ne të gatshme.

Rëndësia politike e punëtorisë së gjymtuar që angazhohet në këto ndërmarrje është afër zeros dhe kësisoj edhe partitë politike që veprojnë sot tek ne, s’kanë as interesin më të vogël jo vetëm të mbrojtjes së të drejtave të kësaj shtrese, por as të dhënies së mundësisë që kjo shtresë të funksionojë normalisht. Sindikalizmi është një parodi e vazhdueshme, krahu i punës është në kufijtë e skllavërimit total dhe portreti i punëtorit shqiptar është sot i ngjashëm me atë të çifutit në Rajhun e Tretë: i nëpërkëmbur, i keqpaguar, i përjashtuar nga skemat e sigurimeve dhe i ridikulizuar deri në kufijtë e përndjekjes.

Partitë tona të djathta neoliberale duhen respektuar dhe përshëndetur në këtë rast, për shkak të sinqeritetit dhe çiltërsisë me të cilën duke ruajtur këtë status-quo po bëjnë thjesht detyrën e tyre si organizata politike që nuk e bazojnë hegjemoninë tek interesat e punëtorisë por tek ato të pronarëve dhe kapitalit. Ata që meritojnë të mbajnë damkën e turpit janë ata që guxojnë deri edhe të vetëquhen “të majtët” tek ne dhe që i tremben më shumë se kushdo punës nga frika se mos i quajnë parti e saj. Në mënyrën sesi këto deformacione monstruoze politike vazhdojnë të gjallojnë, të gjenerohen dhe përkundër asaj që ndodh me betonimin e vazhdueshëm solid të së djathtës, të shtohen e riprodhohen në formë mikrobi, ka një referencë të qartë tek ajo që ndodh në segmente të shoqërisë ku ky lloj parazitizmi kërpudhash është në ambientin e vet natyral. Sipas logjikës normale, këto lloj partish në mos do të duhej të mbështeteshin tek punëtoria, së paku duhej të luftonin për të krijuar pre-rekuizitat e rilindjes së kësaj shtrese tek ne. Duke mos e bërë këtë, ata jo vetëm sharrojnë pa pushim degët e pemëve mbi të cilat vënë të ndenjurat, por japin kontributin e tyre në degjenerimin e fizionomisë sociale të shqiptarëve sipas shëmbëlltyrës së degjenerimit të tyre të brendshëm e kështu qerthulli vazhdon rrotullimin e vet në mënyrë të pambarimtë ciklike.

Duke i dhënë një dorë kështu krijimit të një kombi konsumator, një kombi-virus, që po profilizohet pak nga pak si një komunitet njerëzish që ofron thjesht disa shërbime qejfi dhe ku nuk lulëzon asnjë lloj veprimtarie prodhuese përveç aksesorëve të asaj që nuk i tremben konkurrentët tanë: hoteleri, kamerierë, restorante dhe shkollim i përciptë.

Ja pse pas një sezoni “gala” pushimesh dhe kënaqësish turistike po asistojmë në celebrimin zyrtar të martesës së radhës mes shqiptarëve dhe kultit të ri të dembelizmit. Dhe ja pse është ndoshta momenti për ta ndalur më në fund këtë festë të shfrenuar marrëzie e për t’i rikthyer gjërat në vendin e vet natyral. Për t’ia zhveshur forcërisht Shqipërisë bikini-t e një lumturie iluzive, e për ta dërguar krejt lakuriq e të turpëruar si Gjermania një ditë pas lufte, drejt asaj nga ku do t’i vijë shpëtimi: punës.

52 Komente

".... Sipas logjikës normale, këto lloj partish në mos do të duhej të mbështeteshin tek punëtoria, së paku duhej të luftonin për të krijuar pre-rekuizitat e rilindjes së kësaj shtrese tek ne. Duke mos e bërë këtë, ata jo vetëm sharrojnë pa pushim degët e pemëve mbi të cilat vënë të ndenjurat, por japin kontributin e tyre në degjenerimin e fizionomisë sociale të shqiptarëve sipas shëmbëlltyrës së degjenerimit të tyre të brendshëm e kështu qerthulli vazhdon rrotullimin e vet në mënyrë të pambarimtë ciklike..." 

 

Mirpo lind pyetja se, pse keto parti nuk luftojne per te krijuar prezekuizitat (po perdorim shprehjet e autorit) e rilindjes se kesaj shtrese.  Pergjigjia eshte e thjeshte, jo se s'duan, por s'dine, s'kane ide, s'kane plane ekonomike per kete pune. Idete dhe planet e tyre (politikanve, partive dhe qeverise) jane si te mbushin xhepat, si te shtojne pasurine personale apo familjare.

Artikulli, me dy-tre gjera te diskutueshme, ne pergjithesi ishte mire. Autori, Sokol Shameti, ç'o ku shkruan ca artikuj te forta qe e vene gishtin tamam mbi plage.  Dikur kur banoja poshte rruges Bardhyl, diç me siper ambulances iraniane, perball Hozrashotit te dikurshem, kisha nje komshi Vasil Shameti, burr i urte (ndjeste paste), dhe nese Sokoli eshte çuni i tij (se keshtu e kish emrin femija), ai duhet te me mbaj mend.

Shkrim shume I mire. Nga te paktat here qe dikush I thote gjerat me emrin e tyre, dhe pa u lajlelulezuar neper teori e subjektivizem.

80 vjet me pare, Adolf Hitler tha: Genjeshtaret e medhenj jane edhe magjistrare te medhenj. Nqs thua nje genjeshter te madhe dhe e perserit shume here eventualisht ajo do te besohet.

Ndonese jam pjeserisht hebre nga origjina, me duhet ti heq kapelen.

Kete vit si cdo vit kam bredhur neper gjithe plazhet qe nga maji deri tani ne shtator me pak "breaks" dhe asnjehere nuk kam konstatuar kete boom turistik qe proklamon me nje megagenjeshter Sali Berisha dhe qe e besoka edhe ky Shameti.  Sezon turistik minimal ne kohe, me turiste me buke-e-domate ose emigrante, si dhe ca pak  teenager dhe pleq adoleshente te huaj me backpack ose me kampera respektivisht.

Kjo megagenjeshter ka aq fuqi sa eshte bere nje aksiome dhe madje as kuaziopozita nuk e ve ne dyshim, as ky Shameti, por kritikat i fokusojne tjeterkund, duke pranuar kete "sukses" te qeverise.

Besoj se Saliu i inkurajuar nga kjo leshoi megagenjeshtren tjeter per boom-in e eksporteve dhe ne kete vije ka per te vazhduar...me nje sukses te garantuar, perderisa nuk ka kurrfare opozicioni te afte ne kete vend, as ne "opoziten zyrtare" as ne "opoziten mediatiake" as ne opinionin publik...askund...

Kjo eshte trishtuese.

Të jesh sot në Shqipëri kundër zhvillimit të turizmit, a thjesht të mos këndosh me devocionin e duhur strofën tënde në korin e madh panshqiptar të lumturisë marinare, klasifikohet gati gati si diçka që lëkundet nga mëkati i mohimit të Zotit deri tek veprimtaria subversive antikushtetuese.

O eshte kritikuar turizmi i dobet kete vit ne Shqiperi, o nuk eshte kritikuar ndonjehere. Une nuk mbaj mend vit tjeter qe te kete patur ne media dhe tavolina zhgenjim te shprehur kaq qarte sa kesaj vere. Cilesia e turizmit shqiptar eshte e dobet. Ndertimet vend e pa vend po e reduktojne potencialin turistik ne menyre te frikshme. Shume njerez po e thone kete. Shume te tjere po thone se me liberalizimin e vizave do pushojme me mire ne Greqi apo gjetke. Premisa e shkrimit eshte e sajuar. Nuk eshte hic mekat te kritikosh turizmin sot, perkundrazi eshte bere mode. Te gjitha vendet ne kete vagon jane te zena.

Ore, lexoni me vemendje ju, apo njeri patkoit e tjetri ustait... Autori s'po merret me turizmin si dukuri e suksesshme apo jo ne Shqiperi.

Lexon mire ti apo jo o losttext?

Autori e pranon si aksiome faktin qe turizmi ka boom ne Shqiperi por kjo s'ka vlere pa rritjen e prodhimit industrial e terci e versi. Ajo qe me acaroi mua dhe OTR eshte intro e argumentit eshte bazuar mbi nje megagenjeshter.

Nqs pranon megagenjeshtrat si aksioma te pakundertueshme, dyshoj ne logjiken e ketij autori (Shametit) keshtu qe as nuk merrem me argumentin e tij industrial.

Besoj u kuptuam?

Sa per rritjen ekonomike ne Shqiperi, qe nga 2005 deri ne 2010 si pasoje e udheheqjes se Fuhrerit te lavdishem kjo eshte nje MEGAMEGAGENJESHTER.

Shifrat jane te gjitha te manipuluara ngase deflatori eshte komplet i manipuluar.

Po te jap dy grafike per ilustrim: Paraja ne Qarkullim (me purple) dhe Baza Monetare (blue). Sic e shikon ne periudhe 2002-2004 keto ishin pothuaj te pandryshueshme dhe befas kercejne nga 2005-2010. Me baze monetare dhe pare ne qarkullim me keto rritje fenomenale si mund ta kemi pasur ne inflacionin 2-3% nje zot e merr vesh...HAHAAHAHAAAAA LIES LIES LIES LIES LIES LIES LIES LIES LIES

Kush ka mend ne koke, te gjykoje vete se ku po shkojme ne...po ne fund te fundit...si thoshte ai gjenerali kinez ne mode S.T......................

"Besoj u kuptuam?!" smiley je shume off ndac tek leximi qe I ke bere artikullit, ndac tek menyra qe me drejtohesh.

Expansionary monetary policy through increase of money base(78%)

Increase of money in circulation (data above)

Tripling of amount of credit extended to economy

82% increase in credit to government and nonbudgetary public entities

All these during 2005-2010

And inflation (cumulative) official: 13.2%

Sorry but .....this is all crap! total crap!

 

 E keqja jone eshte se nga njera ane i shajme vende si Greqia, dhe nga ana tjeter kemi mentalitetin qe ata kane pasur 50 vjet me pare. Ne vitet 60 greket menduan se duke shfrytezuar plazhet e virgjera, antikitetin dhe padyshim "zgjuarsine" greke per t'ua futur te tjereve do ja dilnin mbane pa punuar sic punojne gjermanet. Dhe ja ku jane sot; te fundit e Evropes.

Po kuptohet qe ne jemi me te "zgjuar" se greket, kemi me shume plazhe edhe me te virgjera se te tyret dhe padyshim shume me teper antikitet e terheqje per turistet, sa per ta shtyre jeten pa pune. Shpresoj qe ne fund mos ua kalojme grekeve edhe per budallallek.

Terr,terr,terr, ferr, ferr, serr, serr, etj,etj .

Shume bukur, autori merakoset ( me te drejte) se me turizem nuk forcohet ekonomia, nuk pasurohet vendi, nuk hapen vende pune afatgjata, ejt.

Kush e pengon bisnesin shqiptar te krijoj minindustri, cili ligj eshte kunder industris, ku pengohet investuesi ?????

Keto pse nuk i thote autori !!!!!!

 O drin, pse nxefesh mer burre. Autori nuk ka marre persiper fillimisht te qaje e pastaj te zgjidhe nje e nga nje te gjithe problemet e vatanit. Ai ka kapur nje mentalitet dhe e ka trajtuar mire, sic e thua dhe vete. 

Tani, pse nuk ulesh ti ta besh ate shkrimin per minindustrine?

Vetem ti kujton se me artikuj zgjidhen problemet.

Nuk kerkon njeri qe autori te zgjidhe problemet e vatanit, por meqense Shqiperia eshte pa breke, te na paraqes edhe arsyen PSE.

Ku pengohet populli trim dhe punedashes te veshe breket Shqiperis, cilat jane pengesat qe kete popull kaq punetor e liridashes, dikush po e merr ne qafe duke ja hequr deshiren per pune.

Ka qene nje artikull me pikant , qe shtron kete problem, por me nje stil shume me konkret, me i sakte, peshku zgjedhe keto qe paraqesin injorancen e bashkeautorve te perditshem.

Pse kerkohet te "abronxohet" çdo gje e vendit, pse flitet vetem mbrapsht, vetem keto mijera gazetar qe kemi, dijne se ku jane problemet, vetem keto mijera e mijera gazetuç qe kemi jane te zot te paraqesin problemet e vatanit ??????

Ne ate artikull pikant, ( me duket se eshte i Çoçolit) e thote troç, " jane futur ne Shqiperi 1.500.000 euro, duhet te dijme ti investojme, jo te fleme te qete deri ne veren e ardheshme) pak a shume diçka te tille, pa permendur breke e barnavek.

Nje pyetje per ty Pf, ne qoftese se sot jemi pa brek, po dje me Tosin e ps-n ne udheheqje si ishte Shqiperia ?

 Duke presupozuar se Shqiperia i veshi breket me Pavaresine, Shqiperia ngeli pa breke qekur Naltmadhnia e tij ua la ne dore italianeve dhe cau malet me opinga. Qe atehere nuk ka dale akoma ndonje burre qe ti prese nje pale breke te reja. Te shohim mbase ja jep Evropi nga magazinat kur ta fusin atje, se thone se ne Evrope nuk mund te rrish pa breke ne vende publike.

Sa per ate qe thua ne fillim, dua te te them se une kujtoj qe me artikuj tregohen problemet. Pastaj nga e thena ne te bere...

Si e therret micen te them se kush je !!!

Po cilet breke veshi Shqiperia 1912 ??? " Louis Vidion" !!!!!!!

 Lumo, do te te rekomandoja te lexoje kujtimet e Eqerem bej Vlores, nese nuk te ka rene rasti t'i lexosh.

Princ Vidi ka qene nga ato cunat e mamit qe skuqeshin nga llafe turpet. Ca t'i bosh ketyre rrugaceve te lagjes qe t'i heqin breket nga koka.

Mices i them qete.

Pf.

Mos te keqkuptohemi.

Nuk kam asgje kunder princ Vidit si figure, prejardhje apo edukim.

E permendi shpesh, sepse eshte "preteksi" per te kujtuar se Zogu ateher 17 vjeç nuk ishte shkaktari i mosmarrveshjeve allashqiptare, dhe me kryesorja ardhja e tij, Vidi,  si prijes i Shqiptareve me duket ( nuk jam i sigurt) se bazohej tek pikat e shpalljes se pavarsis ku thuhej -" Shqiperia ne te ardhmen , sistem monarkik".

Te njohesh mire periudhen postpavarsis, mosmarrveshjet politike, krahinore, fetare,  krijohet bindja se Zogu ishte figura me e goditur per te fashitur keto mosmarrveshje, e per te krijuar nje shtet modern, gje qe u arrit.

Per te tjerat, gjithesecili ka preferencat e veta.

Shqetesimi i vanitjes se shtreses se puntoreve te mirefillte eshte i drejte..

TA BEJME SHQIPERINE SI GREQIA !   smiley

"Të gjitha këto “strategji të mëdha” vuanin nga e njëjta defiçencë: mospërfshirja brenda tyre e elementit bazë për zhvillimin e një ekonomie me themele gjenuine – prodhimit industrial. Në rastin më të keq, ato ofronin formula magjike drejt lumturisë e në rastin më të mirë, ishin thjesht veprimtari anormale ofrimi shërbimesh, duke u krijuar artificialisht treg produkteve të importuara a duke qarkulluar kapitale të një zot e di se ç’origjine. Për 20 vjet, të gjitha “lokomotivat” e zhvillimit të shqiptarëve, teksa zëvendësonin njëra tjetrën nga stacioni në stacion, karakterizoheshin nga krejt koleksioni i promovimit të dembelizmit, moskokëçarjes, pritjes nga të tjerët, ezaurimit të resurseve natyrore dhe abuzimit me to."

 

ke haruar krimin..

shume shkrim i mire.. pajtohem me analizen dhe argumentet qe shtron.

cte kthej permbys ?

Shyqyr me ne fund nje shkrim origjinal dhe pa ide te huazuara apo te imponuara tek ppu. Pa citate, figura letrare idiote, pa dramacitet fals. Por i vertete, i qarte, i kthjellet dhe qe meriton debat.

Mund te mos jem 100% dakort me trajtimin megjithate mendoj se argumenti qendron dhe qendron fort.

Ajo fare strukture qe ka ekonomia shqiptare eshte per faqe te zeza. Eshte struktura qe i dhane ne krye te heres horrat me pushtet qe vune dore mbi te, eshte struktura qe lindi nga padija, mungesa e eksperiences, katunarizmi i mberthyer fort ne gen dhe tradite, dhe mbi te gjitha nga maskaralleku dhe tafmaja e birit te shqiptarit, qe su ngopka kurre duke vjedh shtepine e vet.

 ..ridikulizuar...

kjo cishte?

titulli me duket shume prozaik per temen ne fjale

a ka mundesi qe te na jepen tituj reale sic eshte real vete shkrimi?

1- Ne kete shkrim ka vetem nje vajtim marksist per klasen punetore qe nuk po krijohet nga shteti. Tani, klasa punetore (flas punetori fabrikash, se punetore ndertimi kemi ne) nga shteti mund te krijohet vetem ne socializem, ne kapitalizem ka ligje e rregulla te tjera. A i ndalon kush njerezit qe te merren me prodhimtari? A i ndalon kush njerezit te merren me industri? Jo, bile shteti i favorizon me taksa, leje e licenca qe merren lehtesisht etj. Nderkohe qe edhe kur shteti ndermerr politika per te mbeshtetur industrializmin e vendit, qe te kemi nje ekonomi te diversifikuar, po keta njerez jane kunder tanime duke mbajtur flamujte e ambientalisteve etj. Sqarohuni me veten o shokeni se cfare doni! 2- Per te mos bere ate qe sheh enderra me sy hapur, zhvillimi i Shqiperise eshte i kufizuar tek disa sektore. Turizem, bujqesi, energji, pasuri minerare e ndonje tjeter qe nuk po me kujtohet tani. Duhet te dime se cilat jane burimet dhe sektoret ku mund te shfrytezohen dhe te jene prioritete. Po filluam te flasim per Shqiperine e mbushur me diamante qe vetem presin te nxirren nga dheu, do te thote qe nuk kemi kuptuar asgje dhe as nuk e njohim Shqiperine. 3- Raporti i sherbimeve me industrine ka ndryshuar ndjeshem ne favor te te pares edhe ne vendet e industrializuara qe nga koha e revolucionit te ketij te fundit. Keshtu qe edhe Shqiperia nuk mund te beje perjashtim. 4- Turizmi ne Shqiperi vitet e fundit ka pasur me te vertete nje bum duke kulmuar me kete vit. Kjo nuk eshte as genjeshter dhe as deshire por fakt qe konfirmohet nga hyrjet ne kufijte e Shqiperise te numrit te vizitoreve. Te gjithe keta injektojne ne ekonomine shqiptare miliona euro qe domosdo nje pjese e tyre perdoret per investime te tjera. 5- Eksportet shqiptare, prodhime, jane rritur. T'i leme qasjet marksiste dhe te flasim e shkruajme si duhet nese e kemi seriozisht dhe me sinqeritet zhvillimin e Shqiperise, ne te kundert beni shkrime si ky.

 Boom ka pas edhe car boomi se. Aty ne Piqeras ku vajta une qe mos shkofsha me kurre ishalla edhe mos ja pafsha me emrin as ne enderr bente bum bum perdite. Dinamiti per peshk me i llaf.

super analize, Bravo. sidoqofte shume nga ato qe thuhen ne te jane te aplikueshme edhe ne vende te tjera.

A i ndalon kush njerezit te merren me Industri? Jo. Kete thone ca komente me lart, dhe kjo nuk eshte driteshkurtesi, nuk eshte as te mos shohesh me lart se maja e hundes tende, kjo eshte te jesh tremije perqind miop. Po pse mer, cer ju duket industria juve, vej dy shezllone nje cader edhe jepe me pesemije lek ne dite? Ne sot nuk prodhojme dot as domate e kastraveca cilesore per ti shit ne tregjet jashte Shqiperise dhe Kosoves? Po ore, mos u cudit fare, domatet e vendit ne shumicen e rasteve jane nga brenda gjysem jeshile, kastravecat jane te hidhet ene me gunga, ju thoni le te merren me industri se shteti ju ka ul taksat. Eksportet shqiptare sot jane lende te para te paperpunuara, tip minerale te paperpunuara e lekura delesh, energji elektrike, veshje/kepuce me lende te pare te porositesit (dmth ktu i behen vetem tegelat qe te mos keqkuptohet njeri), gezhoja predhash dhe barut nga demontimi, edhe canabis sativa te thare ne menyre artizanale. Dmth procesi me i kualifikuar qe mund te behet ne atdhe eshte qepja me makine. A e imagjinoni dot ku jemi apo futja t'ja fusim? Dhe si perfundim, meqe u zgjata ca si shume, per kete gjendje nuk e kane fajin privatet qe nuk investojne

PS. Shezllonet dhe Cadra te permendura me siper jane prodhim kinez ose turk

swed, me lejo te te kundershtoj ne dy pika dhe te te jap te drejte ne shume te tjera!

Ti thua, qe nuk eshte industri qepja e tegelave, une them po, sepse nese ne fillimet e viteve 90 kjo lloj industrie e lehte u ngrit nga sipermarres te vegjel italiane, te cilet gjeten ne Shqiperia ate qe bota e industrializuar gjeti ne Kine, krahun e lire dhe pa pretendime te punes, ne vitet ne vazhdim kjo lloj industrie e lehte ka kaluar shumica ne dore te sipermarresve shqiptare. Se si dhe ku merret lenda e pare, pak rendesi ka. Shtepite e modes Zara e te tjere  shesin sot artikuj me etikete Made in Albania, Deichmann ka kontrata te rregullta me fabrikat e kepuceve ne Shqiperi, gje qe ben qe ti jape produkteve shqiptare nje imazh pozitiv. Industria ushqimore ka filluar ngadale te ngrihet mire ne Shqiperi. A eksportojne gje? Kjo eshte dicka problematike, sepse produktet shqiptare nuk eshte se mund te gjejne akses pernjehere ne vendet rreth e rrotull dhe ato te BE, te cilat praktikojne nje politike proteksionizmi te kamufluar, por te ashper. Frutat e perimet shqiptare eksportohen sot ne Europe, por ne menyre te kamufluar. Lulelakra dhe domatet shqiptare grumbullohen nga firma hollandeze dhe shiten ne tregjet europiane me etiketen "bio", por si vend prodhimi Hollanden ose e kamuflojne me nje Made in EU.

Sa per industrine e rende, ke shume te drejte, aty ia vlen ajo qe ti shtrish kembet sa ke jorganin. Industria e rende ka patur si baze dy shtylla kryesore, shpirtin e pionierit dhe punetorin e kualifikuar. Ai tren eshte nisur me kohe dhe nuk e kapim dot. E gjithe lufta e sotshme mes vendeve te industrializuara behet ne fushen e kerkimit dhe teknologjise, ne mbrojtjen ne menyre fanatike te teknologjise si edhe ne thithjen e personelit te kualifikuar, per te mos ta mare tjetri. Dhe kjo lloj industrie tani i ka rrenjet qe ne edukimin e femijeve ne kopesht, pastaj ne shkolla fillore dhe gjimnaze e deri ne universitete, duke i perkrahur dhe nxitur nxenesit dhe studentet neper konkurse shpikesish dhe olimpiada.

pedro, sec kam nje  pershtypje se ti problemin e ke me saktivisten ne pergjithesi smiley

e ke pershtypje te gabuar flo smiley , une nuk merrem me njerez dhe grupe, por me ide dhe mendime. Ne kete rast une fola me swed dhe jo me saktivisten. smiley

ashtu qofte smiley

p.s

por une nuk iu referova pergjigjes qe i ktheve swed-it

 

duhet ta shohesh edhe nen kete kendveshtrim, qe keta te saktivistes nuk eshte se nuk te japin arsye te forta per ti kundershtuar. smiley

Fundja ne llogje bejme smiley

PS. Shezllonet dhe Cadra te permendura me siper jane prodhim kinez ose turk

Po ashtu eshte por te prodhuara enkas per eksport ne shqiperi. dmth jashte standartit dhe jashte normalitetit dhe cilesise te prodhimeve qe ato vende eksportojne kudo ne bote.

Kam qeshur gjithmone me kete lloj mendimi: "jane te prodhuara enkas per Shqiperi!"

Po mendoj nje sipermarres qe ka dy linja prodhimi: tek njera shkruhet "Per Shqiperi" tek tjetra shkruhet "Per gjithe boten tjeter". Po keshtu ka edhe dy magazina, ka edhe kamione qe shkojne vetem ne Shqiperi, shofera kamioni qe marrin rrugen vetem per Shqiperi, madje edhe parate i ndajne ne dy konto te ndryshme bankare ose futen ne dy dysheqe te ndryshme, njeri "vetem per Shqiperi" dhe tjetri "per te gjithe boten tjeter".

ket ide e kane perphap klasa punetore e eksportuar shqiptare.

dmth refugjatet qe punonin ne fabrikat italiane dhe greke qe na kane mush menjen qe psh Lengu i frutava Amita, kur destionohej per ne shqiperi, kalonte proces tjeter prodhimi nga ai lengu qe i shitej tregjeve te tjera smiley

se sa eshte e vertete, vallai nuk e di

Nuk është se "prodhohen për Shqipëri", kjo ide është tepër banale. POR, në rast se disa produkte nuk i plotësojnë kushtet për tu shitur brenda vendit, këto MUND të quhen të denja për tu eksportuar dhe mund të eksportohen në Shqipëri.

Ky mendim shprehej mbi ilaçet psh, kur skadonin, thuhej se i dërgonin këtej. Edhe produkte të tjera të konsumit të përditshëm. Marrim qumështin e zëmë... ka afat skadimi tre-katër ditor. Ato pjesë që nuk shiten, riciklohen. Dmth kompania i rimerr pas. Ku i çon? Kush e merr vesh...

Dhe më duket se je gabim për këtë idenë "të përhapur nga emigrantët." Kjo ka filluar që me të ashtuquajturat "ndihma" që vinin në fillim vitet 90. Biskotat, qumështi pluhur, pakot e tjera me konserva etj etj... Që atëherë filloi ideja se këto ishte produkte pa standarte të përcaktuara. Dyshimet mandej vijnë për shkak të mungesës së kontrollit. Kur ka mungesë kontrolli, ka shumë dyshime.

po ben vaki

se diskutoj qe nuk eshte vetem prej emigranteve qe punojne ne fabrika prodhimi. Biles ndoshta me teper eshte nga njerezit qe dilnin dhe provonin te njejtin produkt qe kishte shije te ndryshme ne shqiperi nga ai ne vende te tjera. Sot psh, e dime te gjithe, qe ne etikete qe produkti eshte i destinuar per rajonin, sepse edhe ke shampoja e flokeve, pershkrimet jane ne shqip dhe 5-6 gjuhe te ballkanit apo maximumi te evropes lindore. Mendoj se kjo eshte me mire sesa nodnje produkt fallco me mbishrkime vetem ne gjermanisht dhe qe pretendohet se vjen nga Gjermania direkt. Dmth me mire linja normale e distribucionit qe eshte sot, sepse te pakten besoj eshte e kontrollueshme.

Nejse se kalum kot neper dege smiley

 

shkrim shume i mire, nga ato qe s'pertoj t'i lexoj dy here.

 

Kush i pengo njerzit me u mor me industri e? Qeveria me, e thjeshte fare. Ja merni hidrocentralet. U bo noi perpjekje me i ndertu jo. I moren vete dhe po dun me i shit te investitoret (e huj) Po te donin ti ndertonin ua jepnin investitorve serioze qe doren e pare pa i kalu ne seksere. Krijonin dhe nje fond sigurie per te gjitha kredite qe do mereshin (qe s'do kishin asnje problem se eshte biznes i sigurt) mbanin grupin e oponences se projekteve qe tani e shkrine se s'do rri rrahmanllari te bej projekt mo, se per ta shit e ka, dhe ja ku u kriju nje industri energjitike qe te jep te ardhura per tere jeten.

Ose ose, te ishte se punonte per shqiperine kjo qeveri e jo per saline, s'do kishte hudh 1miliard ne kukes po do kishte mjaftu tani per tani ta bonte me nje tunel (si dhe eshte faktikisht, ja me nje tunel vijne kosovaret dhe per bukuri eshte ç'duhej lluksi. e beje me vone) ndersa me gjysmen tjeter rregullonte gjithe bregdetin me impiante ujrash te zeza e me plan zhvillimi e kshu e kishe edhe industrine e turizimit. Po ç'eshte me e rendesishmja qe s'lejon jo industri po as lesh me ngrit, rregullonte çeshtjen e pronave qe maskarenjte se s'kane te ngime vazhdojne e mbajne rremuje. Akoma s'jane ngop, akoma dun me perfitu nga rrumpalla dhe rrumpalle e lejn. ça industrie krijohet kur s'di t'kujt jane gjerat hec e mere vesh.

 Shkrimi shume i mire sikur te ishte bere  ne vitin 1990.Sot?

Sot  Turizmi eshte vetem  numurim njerezish fatkeqe, qe hyjne ne Qafthane apo Han te Hotit dhe Kakavie dhe si zene gjate hundet me duar neper "bukuranet plazhet tona", ikin me shprese qe te mos kene marre me vehte ndonje virus.

Ore nuk ka nje strategji kombetare per te prishur  te shemtuarat  ndertime fshatarçe qe pengojne zhvillimin turistik dhe mandej rindertimin si dhe per agroturizmin te stimuluar prej shtetit.Njeriu qe nuk e merr vesh fare kete pune eshte Berisha, qe lavderon kot se koti vetveheten,  duke numuruar sa kane ardhur ne kembe,  me makina,  bicilketa dhe gomere.

  Ne nuk kemi asnje cep  sot,  me ndertim turistik  per tu mburrur.Nuk kemi as shprese sepse nuk ka  impenjim. Kemi vetem mburrje dhe...... "Propagande socialiste".te gjitha ujrat e zeza derdhen ne ujin e detit.Berisha nxjerr "Urdher  Qeverrie".... qe te mos i derdhin ne det.I kercenon  pronaret e kapsoresorseve, se do t`ja uprishi, po i derdhen ne det fekalet...Dhe kjo vejen se ai nuk di as nje nga ligjet e... Paskalit.Po u mbush GROPA SEPTIKE (te gjitha  halet aty derdhen) uji i zi,  merr perposhte. .Dhe perposhte eshte deti, o shoku Kryeminister!Ndaj jo pronaret duhen ndeshkuar me prishje tendertimeve por  Qeverria dhe Ju personalsiht , qe nuk ndertoni.. KOLEKTORET E UJRAVE TE ZEZA...Dhe per  kete nuk ka njeri ne ate salle qe ti thote: "Navash,  navash ti ore!

Nje miku im thote qe se shpejti biznesi me fitimprures ne Shqiperi do te jete ai i shembjeve.

ha ha ha shume e bukur! Une them, edhe ai i aparateve te degjimit.

fusim ketu edhe lulezimit e tregtimit te barnave qetesuese, si edhe te atyre qe zhbllokojne rruget e frymemarrjes smiley

jam i sigurt qe eshte informacion i nevojshem per investuesit..ide shume interesante.

ata qe jane marre me ndertime jane po ata qe do te merren edhe me biznesin e prishjeve. jeta ka shume shpesh fytyren cinike te atij qe luan shah me veten dhe kujton se eshte zoti

... dhe keta qe do prishin do te jene ata qe do te ndertojne prape me pas. Ne thelb, ata po kujdesen qe te mos ngelen asnjehere pa ... pune, sigurisht.

Self,  kjo gje mund te thuhet edhe me ironi, por une shoh aty nje te vertete te madhe. Mua personalisht nuk me shqeteson shume kjo puna e te ashtuquajtures katastrofe urbanistike, sepse e kam ndare mendjen, qe te mos nevrikosem dhe te shqetesohem gjate konstatimit, sic bejne shume te tjere. Plus edhe fakti tjeter shume i rendesishem, qe jam fizikisht i shkeputur nga Shqiperia. Une tani energjite e mia, per sa i perket urbanistikes dhe prones private ne Shqiperi, i harxhoj ne perpjekjet, qe une dhe familja ime te mos humbasim ndonje gje nga zhvillimet e ardhshme ekonomike, qe i qendrojne perballe Shqiperise. Une dhe familja ime po e zbrazim portfolion e pronave te paluajtshme ne forme apartamentesh ne Tirane, i kam shitur te vjetrat (me ka mbetur vetem njeri, qe pres ta shes keto dite apo muaj) dhe kam investuar ne nje apartament te ri per prinderit e mi. Nje vella ka edhe ai apartamentin e tij me vete. Pjesa tjeter sikter tani. I vjen ere Shqiperise tani ngadale per zhvleftesim te mundshem te m².

Duke hequr pjesen e pastrimit te parave me anen pronave te palujtshme, pjesa tjeter qe ka stimuluar boom-in ndertimor ne Tirane kane qene emigrantet. Por kesaj po i vjen fundi ngadale, per te mos thene qe procesi tani eshte bere reversibel. Emigrantet qe kane investuar ne Shqiperi me ndonje apartament do ti nxjerrin ne shitje ato, e shumta kur te vdesin prinderit qe i banojne keto apartamente dhe ta kuptojne qe nuk ia vlen ta mbash nje apartament bosh vetem per ta banuar 2 jave ne vit ose ne dy vjet. Dihet qe shtepia e pabanuar eshte e destinuar te kalbet vetvetiu. Apartamentet e Durresit jane tashme pjese e ketij procesi rishitjeje, pasi nuk jane te aktivizuara si mundesi per ti dhene me qera, por mbahen si vendbanimi per dy-tre jave ne vere per emigrantet, ose per fundjave per vendasit. Rishitja e tyre ne mase ka per te sjellur renien drastike te vleres se tyre. Ne kohen kur nje ndertese komplet do te kete vleren e nje apartamenti te sotshem, atehere do te jepet edhe shanci per zevendesimin e tyre ne ndertesa me cilesore. Atehere eshte cilesia ajo qe do te jete faktori kryesor ne shitjen e apartamenteve ose shtepive. Faktori "uria per immobilie" nuk do te ekzistoje pas disa kohesh. Kjo duke patur parasysh edhe ndryshimin demografik te popullsise (nuk jane me ato perqindje te lindjeve qe kane qene para ´90) si edhe faktorin kryesor, qe femija nuk shkeputet ose shkeputet vone nga shtepia e prindit (kjo vlen per meshkujt).

 Fin..,Ta dishe!  E  ke mik per koke, se gjithenje te thote te verteten! Mos e largu kurre!

 Fin..,Ta dishe!  E  ke mik per koke, se gjithenje te thote te verteten! Mos e largu kurre!

Me keqardhje me duhet te pohoj se i vetmi njeri qe kishte nje strategji zhvillimi per Shqiperine ishte Enver Hoxha. Ky ishte nje i cmendur, gjysem i edukuar ne perendim me disa gjysma dije dhe nga mesi i viteve 70-te ishte nje handikapat.

As ketij nuk i afrohen politikanet aktuale, kjo sa per ilustrim se ku jemi.

Dikush permendi lart ceshtjen e hidrocentaleve te vogla qe qenkerka nje biznes shume i leverdisshem. Keta ne fakt jane nje katastrofe mjedisore per zonen ku ndertohen si pasoje e problemeve ekologjike dhe ne ujera qe shkaktojne prandaj as Hoxha qe nuk e ruante fare per mjedisin nuk guxoi ti ndertonte. E perkunder psikosez se pergjithshme nuk jane aq rentabel edhe pse energjia u blihet me urdheresen e ERE me cmimin mesatar te importin plus premio.

Po kush e ka ngritur kete tymnaje per rentabilitetin e tyre fantazmagorik? Pikerisht ata qe kane marre licencat dhe po i komercializojne keto (oops sekserizojne me sakte) qe tia rasin budallait te radhes. Tani..profili i ketij budallai eshte zakonisht nje biznesmen ndertimi qe ka bere nje shumekatesh ne Tirane me cilesi te dobet, me nje cmim qesharake % per infrastrukturen (3%) duke bere ca kate me teper dhe duke ua rasur emigranteve te shkrete. Ky budallai mendon se eshte bere deti kos dhe cdo biznes do ti eci si shumekateshi ne Tirane. Dhe ketu perfiton Fuhreri dhe klika e tij, HEC-sekserizuese.

 

 

 

 

 

 

S'po te kuptoj. Po thua se nga mesi i viteve 70 dulla paska qene handikapat po ama kete punen e hidrocentraleve e ka mendu si gjeni. Edhe mundet. Pastaj po u ben thirrje ndertusve mos ta hajne ate koqe ullini e te mos shkojne e ndertojne hidrocentrale se s'jane aq rentabel po te vazhdojne me pallate. Pa problem vllai. Mos e ki merak se ndertusit prape me pallate do i kesh se si thu ti s'ua leverdis fare me pagu seskeret plus interesa te çmendura prej vete shtetit e te meren edhe me ambjentalistet qe mendojne se nje hidrocentral (qe mesa kam degju une keta te vegjlit behen pa kriju liqene e zene toka) ndot me shume dhe eshte nje katastrofe ekologjike me shume se nje termocentral nafte a qymyri. Apo je nga ata te paneleve diellore ti?

 Zorr te gjesh krahesim me te goditur se ky..... i Dyrden! 

Sokol,

Mund te them se je nga te paktet njerez me integritet ne fushen tende!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).