Nën këmbë qyteti kollaj e ka të rrijë palëvizur
Po mua vetja më trandet në tërmetet që ti i njeh
Zakoni ma kërkon t’mbahem n’cepe t’rrejshëm
Teposhtë të rrokullisem me vetëdijën e destinit
Vetëm shiu i vërsulet ashtu dritares e bie theror.

M’vjen të t’dërgoj fjalë që nuk të thonë gjë
Flutura vargan me mesazhe përkujdesjesh,
Iphiclides podalirius me krahët cipëflosur,
ku të t’shënoj: “vërsnikë”, “vjorste”, “duma”,
“mbulohu pra se ftohesh”, “mos tymos kaq”.

Do t’i zësh të gjitha me rrjeta të imta fëminie
Sikur të shikoj më duket si i vret një e nga një
Majë gjilpërash me kokë trupthat u ngre peshë
Në shishka i ndan, me pambuk të butë në fund,
porcionin cakton për ditë e muaj të ardhshëm.

Flutura dashurie nga kodër’e qytetit sot po t’nis ty dhe ty,
pa ankthin në dikur do t’ju mbërrijnë, vallë do t’ju gjejnë.
Horizontit kërcejnë si fëmijët me litar, që ende nuk e dinë
se shumë gra e duan njëra-tjetrën përmjet të njëjtit burrë,
sa shumë burrat e duan njëri-tjetrin përmjet së njëjtës grua.






10 Komente

shume e bukur !

kjo eshte nga seksioni "not to be missed".

ps. and I didn't smiley

 

E ngrohte dhe e bute si nje perqafim. smiley

aj lajk dhis uan ëlot.

tejkaluar ndjesia e tejkqyres ndryshe smiley.

5*****

Tejkqyra, këtu tek unë ka kaq shumë borë, sa të vetmet flutura ende të gjalla, gjenden në stomakun tim. Ngjallen e vërtiten sa herë që mendoj për atë dhe atë me njëlloj delikatese të habitshme. Po të përpiqem  edhe më shumë, duket edhe vetë arrij ta besoj se do jem kthyer në një kukule. Me pak fjalë, kam ndaluar gromësimat përfundimisht. Vetëmse si qënie zakoni, hera herës vendos ndonjë tregues para, nga frika se shpëton ndonjëra prej tyre. Sa herë shkund fytin, qëllon që është dimër. (merret me mend që vetëm në dimër ka mundësi njeriu të mbështillet me lëkurë tjetër nga e tija).  Ato dalin me krahë të paprishur dhe banojnë zgavrat - unë rri e pres si idiote, nga jashtë tyre, me trupin gati. Të vijë vera, të dalë tigri me shirita vape e t'i trembë.

Shkurt, vjersha jote është e tmerrshme.

Vargje magjike, cuditerisht ku ...

Butterfly signals for you and you resound:

I spent a year in the mouth of a whale
With a flame and a book of signs.
You'll never know how hard I've failed
Trying to make up for lost time.

Once I believed in things unseen
I was blinded by the dark.
Out of the multitude to me
He came and broke my heart.

When the dust in the field has flown,
And the youngest of hearts has grown,
And you doubt you will ever be free,
Don't bail on me.

River is wide and oh so deep
And it winds and winds around.
I dream we're happy in my sleep
Floating down and down and down.

And the tide rushes by where we stand,
And the earth underneath turns to sand,
And we're waiting for someone to see,
Don't bail on me.

Tell ma I loved the man
Even though I turned and ran.
Lovely and fine I could have been
Laying down in the palm of his hand.

In the morning you wait for the sun,
And secretly hope it won't come,
But time washes everyone clean,
Honey now, don't bail on me.

 

 

e lashe te fjala destin

Strofa e fundit shume crudele,sashpesh e tille eshte edhe e verteta....Bukur   

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).