...se Social Media dhe impakti qe ka ndaj nje marke apo kompanie eshte teper i egzagjeruar.   Statistika dhe sondazhe ka sa te duash mbi efikasitetin e ketij mediumi te ri, por personalisht nuk u besoj  [...]

3 Komente

Social Media ka influence mbi ecurine e produktit pasi si kanal i ri komunikimi, e ben me te lehte, me te dukshem, me te shpejte dhe me solidar reagimin e konsumatorit (shembulli i fundit, nderrimi i logos se GAP). Eshte kapitulli me i fundit i dukurise Internet, ku imazhi i markes influencohet me shume se me pare nga publiku (wikipedia me user generated content per shembull eshte nje tjeter shembull me i vjeter se FB, Twitter apo Digg). Ne kete kuptim eshte shume me lehte nepermjet Social Media te influencosh perceptimin ndaj nje produkti. Ne rastin e G4 iphone, megjithese pati reagime, publiku nuk e hodhi poshte si produkt ne pergjithesi. Personalisht, mund te konfirmoj se duke qene qe u bene disa vjet qe punoj me te tilla media si pjese e planeve marketing qe bej, they do work, and how!

Tani pyetja tjeter eshte se sa eshte Social Media e influencuar nga kompanite qe prodhojne produktin. Jo gjithshka eshte ashtu si duket, strategjite marketing te atyre qe duan te merren me media sociale, perfshijne investim ne krijimin e 'buzz' njesoj si ne kanalet e tjera te komunikimit. Pra, per shembull ne vend qe te blihet nje 30' TV spot me nje numer te caktuar GRP per target market, paguhen bloggers/IT professionals qe te krijojne 'opinionin anonim' te publikut ne Social Media. Parimi eshte qe pavaresisht nga kanali i komunikimit, opinioni i publikut influencohet gjithmone nga opinion leaders. Ne kete kuptim mesazhi i kaluar ne Social Media eshte me i fuqishem, pasi nuk vjen nga nje burim komercial (si TV ad qe dihet se e ka bere kompania qe shet produktin) por nga nje burim 'anonim' ose nga dikush 'ekspert' ose edhe 'i barabarte' me konsumatorin qe kerkon informacion. Social Media buzz, in other words, is more credible because it is supposed to be free of conflict of interest. Ne realitet, kompanite arrijne mjaft mire t'i influencojne ...dmth troc t'i manipulojne reagimet edhe ne kete kanal komunikimi. Me perjashtime patjeter, po ne shumicen e rasteve eshte keshtu.

Last but not least, konsumerizem, nuk di a e ke per hobby apo je ne fushen e marketingut me profesion, po gezohem qe po takoj nje tjeter marketer ketu ne peshk smiley

Kristida, rasti i GAP ka te bej pikerisht me pjesen e dyte te mesazhit tend "...sa eshte Social Media e influencuar nga kompanite qe prodhojne produktin."  Sic iu pergjigja edhe nje komentuesi me te njejten pyetje tek blogu, them se rasti i GAP nuk ishte real, por nje taktike e kompanise per te fituar ca PR dhe rigjalleruar dialogun rreth GAP -- arsyjet i rreshtova tek pergjigjja.

Persa i perket konsumerizem.com, eshte hobi por edhe jam ne fushen e marketingut (product mgmt/branding side).  Ka edhe faqe te tjera interesante marketingu ne shqip (mbretitregut.com), por ndjekja ne pergjithesi rreth fushes eshte teper e vogel.

 

 

gjergji, mund te te them se rasti i GAP eshte shume real. Kam punuar disa vjet ne retail (punoj tani ne nje tjeter sektor) dhe kam ish-kolege qe punojne per GAP USA. Ju ka kushtuar qimet e kokes dhe po ju kushton prape per t'u rikthyer tek logo e vjeter, per te mos folur per stuhine qe akoma nuk ka mbaruar brenda kompanise dhe midis kompanise dhe ad agency...i takova para nja nje jave ne nje forum marketingu (jam pjestare e AMA dhe CMA).

Me intereson te shkembej me njerez te profesionit, nqs ke edhe ti interes, me dergo nje pm e me thuaj c'fare ben e ku je dhe do te te dergoj patjeter edhe une info per veten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).