Somnia

Merak mbushur gjoksi yt,
merak e qumësht,
frikë nuk kemi nga se,
frika është aty, përgjumur
në kënd si maçok, përgjumur
zgjohet e sheh rrotull një ëndërr,
një ëndërr të madhe sa dhoma,
një mi...

Rrotull e rrotull gjarpëron hija,
mbështjell kutullaç cepat, e zezë
është ana tjetër e vetes, gjoksi i tretë
e syri i tretë, derisa të hapet...

E të mëkojë me pamje ëndrrën
që shëndoshet të presë...



Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).