Një grup shokësh dhe shoqesh, ndjekës të pasionuar të këtij blogu, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kanë përkthyer këtë poezi të Edgar Allan Poe-së. Nga të gjitha versionet e arritura, po ju dërgojmë ato tre që na pëlqyen më tepër; njëra në versionin e shqipes letrare, njëra në versionin verior dhe një e tretë [...]

9 Komente

Kur lexon perkthimet e kupton se sa e varfer eshte gjuha shqipe perballe anglishtes.

Per ata qe nuk e zoterojne gjuhen e vet, esht ashtu sic e thua ti

 

ta kishe thene per ndonje gjuhe tjeter, edhe e diskutonim, po me anglishten sikur nuk na e mbush edhe aq mendjen

Mir e ka ky shoku me larg, lexo icik me shume shqip...

Perkthe nje poezi te John Keats nga anglishtja ne shqip dhe do te duket si pacavure. Pastaj, anglishtja ka mbi 1 milione fjale ne fjalorin e saj dhe eshte gjuhe shume here me e kultivuar se shqipja. Une per shembull e respetoj Nolin per perkthimet e Shekspirit ne shqip por te lexosh Shekspirin ne anglisht eshte tjeter eksperience.

Pastaj, anglishtja ka mbi 1 milione fjale ne fjalorin e saj dhe eshte gjuhe shume here me e kultivuar se shqipja. Une per shembull e respetoj Nolin per perkthimet e Shekspirit ne shqip por te lexosh Shekspirin ne anglisht eshte tjeter eksperience.

E kultivuar po, por edhe shume vjellajdute smiley.

Sa per Shakespear-in, ka histori interesante.  Le te themi qe ne vendlindje, ne kohe te tij, Ben Johnson ia merrte ne kthese per nam.  Bile per nga lavdet me te sinqerta ne kohe te vet ishin: autor i "sweet poems" dhe "sugar sonnets."

Per nja dy shekuj e kusur s'u degjua me prej tij.  Shakeaspeare qe njohim sot, dmth me ate lloj reputacioni dhe industrie, eshte krijim gjerman e me vone ne shek. 19, propagande (ne kuptimin e mire te fjales) e devotshme e Coleridge, Hazlitt etj.  Vendosja ne skene e krijimeve te tij shpeshhere perfshin edhe krasitjen e ca gjerave te teperta te gjuhes Shakespeare-iane. 

Nje anekdote e lezetcme per te, ne 1830, Frances Trollope (nene e dy shkrimtareve) emigroi ne US per t'u pasuruar, dhe hapi nje dyqan ne Cincinnatti.  Ne nje muhabet e siper me "xhentelmen serioze" te qytetit ne fjale po krahasonin pikepamjet e tyre per Byron dhe poete te tjere:

"And Shakespeare, sir?"

"Shakespeare, madam, is obscene, and thank god we are sufficiently advanced to have found out."

(Pa u rene dhe aq ne qafe fshatareve amerikane, edhe francezet e kishin fishkellyer nga skena nje trup teatri anglez qe luajti nje pjese te tij, ne te njejten kohe, nga ana tjeter e oqeanit.)

Morali i fabules? Ndoshta me vone mund te rehabilitohet edhe puna e ketyre perkthyesve smiley.  Meqe ketij brezi mund t'i duket thjesht "sweet and sugary" smiley.

 

N’dit t’dasmës tâne erdha me t’pâ
kuq ishe bâ prej t’xetit qi t’kish zaptue
gzim e hâré, rreth tejet gjithkâ
e nji bot plot dashnì, përpara t’ishte shtrue.

Njaj xixllim që nër sy t’shkreptoj
(a thu se për mu ish lshue)
Gjâ ma t’bukur t’ket n’botë, s’besoj
ta ndeshë shiqimi im shpirt’helmue

Qe nj’aj i kuq, dròjë varzënie
boll mirë merret vesh se njashtù â
Por nj’ai xixllim nji zjarr t’madh dashnie
n’krahnur t’tina kish nezë, tashmâ!

Qi t’pa at dit qi nuse isha bâ
kur paprimas ftyra t’u purpurue
gzim e haré, rreth tejet gjithkâ
e nji bot plot dashnì, përpara t’ishte shtrue

A mund te na bani medije perkthysin,qe e falenderojme personalisht...faleminers smiley

 

 Ne lidhje me Laertin pasurine e gjuhes ma perkthe pak ne anglisht kete:

Kush ta fali Bukurinë

Kush ta fali bukurinë 
Që t'ë më trerosh të zinë!

Kur të pashë për të vluar, 
Pëllumbeshë pendë-shkruar, 
Bubu! plumb në kraharuar, 
Plumb që vret dyke gjëmuar!

Mbledhur shoqet me një qoshe, 
Diç, m'ju flisje, dic m'ju thoshe, 
Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.

Pa me syçkëzat e tua, 
Sy-larme! ç'më fole mua.

Leshrave t'ju binte hija, 
Yll i ndezur me shkëndija, 
Ndezur mun në mes në ballë, 
Të më vesh në dhè të gjallë. 

(Poradeci)

 

Une nuk jam perkthyes, dhe pergjithesisht nuk me pelqen perkthimi. Nuk marr persiper te perkthej asgje dhe aq me pak Poradecin per te cilin nuk kam ndonje konsiderate te larte.

 Nuk kisha nderment qe ti, ta perktheje!

Doja te te thosha qe edhe Shqipja eshte e pasur. Edhe nje anglez qe do te njihte shqipen mire, do ta kishte te veshtire ta  percillte poezine e Poradecit ne anglisht njesoj si origjinali, sepse Poradeci eshte pak i veshtire sepse pikerisht perdor shume mjeshterisht pasurine e shqipes.

Perkthimi eshte zanat i veshtire dhe sa me mire te njohesh gjuhen tende aq me mire i afrohesh edhe origjinalit. Me kete dua te them qe edhe shqipja eshte nje gjuhe mjafte e pasur.,por csic dihet jo te gjithe e zotrojne nje pasuri te tille.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).