Nuk është hera e parë që, kur guxoj të shkruaj për ndonjë temë për të cilën “nuk kam përgatitjen e duhur akademike”, do të ngrihen zëra të shqetësuar në protestë. Ma merr mendja se protesta të tilla bëhen në emër të bindjes së çuditshme, që ushqejnë disa, se një autor çfarëdo mund të ulet dhe të [...]

34 Komente

kisha nja 1 jave shkeputur nga 'shqiperia' dhe kur kthehem c'shoh?

xhaxha, si publicist, besoj se te intereson fakti qe ppu-ja eshte nje proxy jo i keq i publikut te gjere qe te lexon. imagjino t'i drejtoheshe ashtu publikut.

sa per profesionalizmin, s'ndalem dot gjate se nuk jam e fushes, por mendoj se ajo qe mund te shqetesoje ne artikujt e tu nuk eshte marrja me tema te caktuara per te cilat do te vlente shume nje perqasje me shkencore, por menyra se si pikepamjet e tua, gjuha e artikullit, paraqesin nje pretendim per 'te verteten'. besoj se do te perfitoje po t'i beje nje analize te sinqerte ne kete drejtim artikujve te tu, qofte me ekspertize, qofte jo. thene ndryshe, ata qe shqetesohen nga thuajse-shkenca veshtire se kane ndonje kompleks inferioriteti per fjala vjen suksesin ne publicistike, por shqetesohen per publikun shqiptar qe te lexon, vlereson, dhe rrjedhimisht pranon ato qe thua, qofshin citime qofshin spekulime, si te verteta.

fundi i artikullit me vlere per adminet, te cilet provojne edhe njehere se per gjera te rendesishme nuk kane kohe smiley

Meqe jam njeri nga ata qe kundershtoi marrjen me cdo gje te "elitisteve" te vetshpallur ne blogosferen shqiptare po i bej dy sqarime: 1) nuk po i mohoj dhe as nuk mundem ti mohoj askujt te drejten te shkruaje per cfare te doje (edhe kur flet kot si ne rastin e shkrimit per te cilin u shkaktua ky debat), ajo qe po thoja eshte se po humbet pothuajse plotesisht nje qasje me me ekspertize dhe me e kualifikuar e fushes. "Publicistet" po tejkalojne vetveten ne komentet qe bejne. P.sh. per debatin mbi homoseksualitetin ne Shqiperi, nje politolog flet si psikolog, dmth. e shikon kete nga kendveshtrimi psikologjik, ndersa psikologu flet me argumente politike kurse nje gjuhetar merret me te gjitha; biologji, filozofi, psikologji, sociologji etj. dhe ne fund e ben te qarte ceshtjen si kristali. 2) Sa per ato ofendimet qe na behen ne "proletareve" nga "elitistet" e vetshpallur, tregon se sa pak kane te bejne me dijen keta njerez. Nuk mund te shkoje dija me sjelljen harbute.

"ajo qe po thoja eshte se po humbet pothuajse plotesisht nje qasje me me ekspertize dhe me e kualifikuar e fushes. "Publicistet" po tejkalojne vetveten ne komentet qe bejne. P.sh. per debatin mbi homoseksualitetin ne Shqiperi, nje politolog flet si psikolog, dmth. e shikon kete nga kendveshtrimi psikologjik, ndersa psikologu flet me argumente politike kurse nje gjuhetar merret me te gjitha; biologji, filozofi, psikologji, sociologji etj. dhe ne fund e ben te qarte ceshtjen si kristali."

Ku eshte problemi ketu? Perderisa subjekti mbi te cilin flitet ka aspekte qe kalojne neper shume disiplina, qe nga aspekti politik, psikologjik, biologjik, sociologjik, filozofik, nuk ka asnje justifikim te dalesh ne konkluzionin se secila disipline duhet patjeter te flase vetem me gjuhen e vete. Kjo eshte mbi te gjitha mungese dijesh. Prerja e disiplinave me njera tjetren, perkundrazi, eshte e nevojshme, pasi zgjeron horizontet e gjithsecilit, aq me teper qe subjekti ne fjale eshte marredhenia njerezore, e cila nuk i perket as vetem linguistikes, as vetem politologjise, as vetem psikologjise apo sociologjise, dhe asnje disipline te vetme. Aq me teper qe eshte kusht i cdo disipline te informohet nga disiplinat e tjera. Kjo qe thua ketu eshte budallallek, nga ku i vetmi shqetesim i sinqerte prej teje mbetet shpirti i cunguar, zilia, smira dhe xhelozia qe shfaq kur flet per "elita te vetshpallura." Xhaxhai ka jo nje fjali tek tuk, por nje ouvre te tere mbi elitat, te vetshpallura, apo te munguara qofshin. Do beje mire t'i referoheshe.

Sqarim i panevojshem.

Ok. Message received. Peisazhet e fjales nuk do te indeksohen me automatikisht nga Peshku.

Tropizma: mua me vjen pa mase mire qe shqetesohesh per Peshkun po aq sa (dhe shpesh me shume) se sa une, e adminet e tjere. Dhe eshte e vertete qe shume gjera na rreshqasin prej duarsh, si sherri ne fjale te cilin e pashe vetem tani, krejtesisht rastesisht.

Kaq mundesi kemi, kaq bejme. Po nuk eshte se s'duam. 

Nje lutje kisha une.

 

A mund te lihen shkrimet e Xhaxhait te indeksohen ketu, dhe te hiqen ato te Saktivistes ne kembim. Keshtu Peshku fiton dyfish  nga njera ane fiton ne mencuri dhe bon sens dhe nga ana tjeter humet ne dogmatizem dyleksh.

 

Me shume respekt, Enj

Ok. Message received. Peisazhet e fjales nuk do te indeksohen me automatikisht nga Peshku. 

Me keqardhje ...

Meqe isha nje nga komentueset ne ate teme, po sqaroj dicka ne lidhje me fjaline "Per shkrimin, mendoja se xhaxhai do ishte kursyer."

U shpreha ne kete menyre, jo per t'i hequr xhaxhait te drejten per t'u shprehur.  Ne asnje menyre, e ne fund te fundit, xhaxhai mund te shkruaj c'te doje ne blogun e tij.  Por nga pritshmeria ime, mendoja se xhaxhai nuk do merrej me kete ceshtje.  

Xhaxha,

une e vleresoj penen tende dhe angazhimin tend. Jo gjithmone mund te jemi dakort dhe mbase ndonje here dua te te "pervishem" por shkrimet e tua i lexoj cdo here sa me jepet mundesia dhe me vjen mire qe te kam gjetur.

Me cer nuk bie une dakort sot ? Une besoja se si e kishe kapercyer problemin me ndonje peshk Klod apo bythdyperdorimsh si i them une dhe ishe duke menduar se nje pjese tjeter e lexuesve te PPU te mirepresin. Duket te kane merzit fort. Injoroje se eshte i vetem ne peshk  . Bile duhet te te vije keq per te.

Une kam qene kritik per disa tipe debatesh ketu, kam qene gjithshtu kritik ndaj tendences per te prish temat dhe per te kaluar ne subjektivizen . Ketu jane disa specie qe e bejne kete prej vitesh dhe une kisha menduar se ti e kishe kaluar kete. Me vjen vertet keq qe paske arrit ne kufijte e durimit.

Ju kam thene admineve te hapin tema te lehta, ku mund te masturbojne loshat e peshkut me njeri tjetrin dhe ata qe u vijne mbas avazit. Te hapin dhe ndonje rubrike : vajzat duan djem e djemte duan vajza. Te hapin edhe ndonje rubrike : thashetheme apo ku di une. Nuk me kane degjuar.

Por sic e kemi sterthene : peshku nuk eshte vetem i admineve apo moderatoreve. Ka lexues e komentues qe kane kontribuar ne rritjen e PPU-se sic ka edhe nga ata qe qurraviten e duan te promovojne pacavuret e tyre ketu duke besuar se jane shkronjetare apo dijetare. Keta dordolece qe e kane kohen me bollek jane si parja e kuqe tashme ne peshk dhe ne versionin me te dhjere te ligesise. Po te merzitesh me ta eshte mekat i dashur.

Qendro per hir te shume te tjereve.

Nga miku tek ziliqari eshte nje hap, nga ziliqari tek armiku nje hap tjeter. Shkurt nga miku tek armiku jane vetem dy hapa. Duket te ka ndodh kjo. smiley

Apo kjo tjetra ?

Nje shkrimtaruc po pyeste nje lexuesin e vet.

- Sa vjec mund te behem shkrimar i madh une  ?

- 55 - iu pergjigj lexuesi.

- Je shume larg - thote shkrimatri dhe pyet nje tjeter : Po ti sa vjec me jep ?

- 40

- Jo jo ti mire e mendove, por une i kam kalu 40- at. ( se qe ishte shkrimtar e besonte qe ishte qe kur kishte le ai )

- Po ti ? - i thote njerit qe po e shikonte me shume habi .

- 48 ?

- Wow mami ! ( kij parasysh se pse wow mami ) Si e gjete ? ( Tashme kishte arrit ke mosha .

- Po thjesht. Une kam nje kushuririn tim qe eshte 24 vjec dhe eshte gjysem idioti. Ti meqe je krejt idiot duhet te jesh 48 . smiley

Sa qejf mbetes qe jane ca e ca..
Shkrimin matane e lexova dhe ishte padyshim me vlere. Perse duhet te merakoset per komente te ndryshme, kete nuk e kuptoj..

Amani mo amani sa delikate qe jeni..

Më vjen keq për Xhaxhain që i paska arritur deri atje ku nuk i mbante më, ashtu siç më vjen keq për PPU që humbet një burim artikujsh që, në shumicën e tyre, vërtet meritonin vëmëndjen e lexuesve.

Më vjen keq për Xhaxhain që i paska arritur deri atje ku nuk i mbante më, ashtu siç më vjen keq për PPU që humbet një burim artikujsh ... "

Ne fund te artikullit Xhaxhai thote "... më në fund, edhe pse autor dhe administrator i PTF, nuk mund t’u lutem më administratorëve të PPU që t’i ndërpresin krejtësisht marrëdhëniet me mua; e kam bërë njëherë këtë, dhe nuk i kam bindur dot."

Keshtu:

Mos u ngrys prej deshperimit
Nese xhaxhai sot te zhgenjen

Hesht ne diten e sqarimit
Se rishmes xhaxhai me artikuj vjen ...

smiley

Shkrimet e PTF më vijnë automatikisht tek gmail-i. I kam ndjekur rregullisht, jo vetëm për cilësinë e artikujve, por edhe për nivelin e debatit. Sado që të dish, atje ke se ç'mëson shpeshherë duke ndjekur debatet.

Personalisht, në shumë raste s'kam qënë (dhe s'jam) dakort me ç'thotë apo se si i trajton ndonjë problem të caktuar, por jo për ktë duhet edhe të mos i njoh nivelin kulturor, njohuritë që ka, si dhe, ç'ka është më e rëndësishmja, kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë përsa i përket fushës së tij të specializimit: gjuhës shqipe.

Ah, ah, ah, te gjithe e perjetojme me veshtiresi venien ne dyshim te autoritetit (ne kuptimin e gjere te fjales). Them se Xha_xhai do te ishte ndjere me i çliruar sikur te kishte thene shkurt dhe shkoqur "boll se me çate koken!".

Autoriteti nuk e ka per zakon te vetejustifikohet: eshte nje nga tiparet te cilat e kane karakterizuar sot e mot. Problemi eshte tek "qasja liberale", siç do ta kishte perkufizuar Saktivista smiley , qasje e cila nga njera ane kerkon zbatimin e idese autoritare dhe nga ana tjeter deklaron qe venia ne dyshim e kesaj ideje eshte motori i zhvillimit shoqeror.

xhaxh-ai humbet piket me mua kur thote qe 'specialistet nuk dine te debatojne' dhe prandaj ka nevoje per tipa si xhaxh-ai qe s'jane specialiste por dine te debatojne. ne qe jetojme kendej ne kete vendin me PR e me PC te shumezhvilluar kemi nevoje per me shume specialista ne debate dhe me pak specialiste debatesh.

hiqma nga syte dreqin!! smiley

Pse, çfarë debati shikon tek komentet:"Shkrim koti", "Nji yll" etj etj hyneresh të tilla?

A thua se autori ka humbur kohën për të bërë një artikull (në blogun e tij) për t'ju dashur të merret me sa lloj idiotësh, që s'janë në gjëndje të formulojnë një fjali më të gjatë se ato të cituarat, tek Peshku?

P.s: Ndoshta Xhaxhai është inatosur sepse ndonjë blog tjetër mbrohet jashtzakonisht shumë dhe i tiji duket sikur postohet vetëm për t'ju lënë peshqve një vënd ku të shfryjnë kundër "elitarëve" smiley

Sa per Xhaxhain, nuk ka pse kerkon nga askush t'i dale per zot ne PPU perpara "dythundrakeve," kur fare mire mund te dale i zoti i vetes ne PPU perpara ketyre dythundrakeve, ne rradhe te pare, dhe ne rradhe te dyte, kur i eshte dale zot normes me aq sa eshte pasur mundesi, edhe kur Xhaxhai nuk ka qene ketu, me gjithe stigmen e mbetur per "oborrtar" e atyre qe i dalin per zot. Mua me duket jo i merzitshem, por krejt i pamenduar ky sqarim.

Nja dy fjale dhe une xhaxhait, ngaqe xhaxhallaret jane goxha te dashur dhe normalisht, ata jane me te zellshmit dhe me te shqetesuarit per t'ju gjetur nje nuse apo nje burre. C'te besh, xhaxhallaret keshtu e kane.

Xhaxha, nja dy fjale krejt miqesore :

Eshte fakt se sot ka njefare katrahure diturish apo dijetaresh saqe nuk dime me ku flasin njohurite e ku thashethemet, ku pervoja e ku hamendesimi ne re. Personalisht, jam per specializimin. Kam nje pershtypje se dijetaret e gjithanshem i kane shkaktuar goxha problem shoqerise duke qene te mire ne gjithçka dhe shume te mire ne asgje.

Eshte e pamundur, mendoj une, qe nje psh shkrimtar romanesh te shkruaje per teorite e goglave te thesit apo per probabilitetin e shkruarjes se nje postimi ne dhjete minutat e ardhshme. Ose qe dikush i cili i ben keto te fundit t'i futet romanit e ta beje pistil. Une besoj fortesisht ne teorine e nje njeri - nje pasion, ose nje njeri - nje specialist i nje fushe.

Nje futbollisti nuk ka ç'i duhet, dhe madje nuk eshte i detyruar te shprehe nje opinion publik mbi pasojat e luftes Irak-Iran ne vitet 1980-1988. Ose qe nje kengetar te ftilloje taktikat gjeopolitike te Amerikes latine. Sepse ketu kercet diletantizmi, dhe madje zbehet dhe ajo zotesi e personit ne fushen e vet.

Ti je gjuhetar, xhaxha. Eja t'i shoshisim dite e nate problemet e gjuhesise. Lere politiken menjane, shiko vetem gjuhen. Tjetri eshte arkitekt. Ec t'i bejme pleh teknikat e ndertimit dhe arkitekturat e botes. Keshtu artitekti meson nga ti ne pune gjuhe, dhe ti meson nga ai ne çeshtje tullash. E keshtu ia nxjerrim fundin secili zanatit te vet.

Sepse, xhaxha, duke ngaterruar regjistrat, vjen nje kohe dhe ndodh ajo qe quhet "usure", ose shqip : rraskapitja dhe keputja e nervave. Te kesh nje opinion mbi gjithçka, do te thote te mos kesh asnje ide mbi asgje. Une per veten time, kam nja tre-kater shtylla kryesore ku qendron e tere "filozofia" ime mbi jeten apo tjeter. Dhe nuk dal te kullos ne livadhe te huaja. Ne pune ekonomie, as nuk i afrohem fare, me duket shkence koti dhe madje shkence qe na i thau xhepat fare. Nuk kullos as ne punet e Amerikes, Obames, apo Mishelles. S'i marr vesh keto. Por nuk di as per gjenetiken, as per antropologjine, madje as per marksizmin e librave. Ate te terrenit e di ca, por vetem kaq.

Shkurt fjala, xhaxha, nuk eshte e rendesishme te kem nje mendim mbi gjithçka, por duhet perkundrazi te kesh nje mendim. (Kjo fjalia e fundit e kopjuar me pak ndryshime nga Coluche).

______

Ah ! Po qe s'gjeta asnje teme te sol-nocturnusit mbi Zhizhekun dhe t'i jap nje sihariq ? Kam udhetuar ne nje avion me Zhizhken, dhe do t'i thosha nja dy-tre fjale mbi paraqitjen e jashtme dhe gjera te tjera.

Tungatjeta.

Hurbi, ja ke futur si kau peles dhe ti ketu.

Fakti qe xha xhai eshte specialist ne nje fushe dhe p.sh. eshte i njohur se ka botuar ca libra (te cilet s'i kam lexuar, for the record), s'do te thote qe duhet te flase vetem per ate fushe ne blogun e tij privat. Eshte faqe private or taj, mundet p.sh. dhe te shkruaje per dite nga 10 artikuj te mbushur me germa pa kuptim ose me parashikimin e motit. lol

Eshte private ajo faqe, dhe e dyta eshte blog, s'eshte reviste apo leksion universiteti.

Dhe PPU gjithashtu eshte faqe private. Nqs ne ankohemi per cilesine apo per gjera qe behen boze, si p.sh. temat e homove qe ne cdo dy dite del nga nje teme me titull jam homoseksual, vjen ngaqe jemi bere si te shtepise si te thuash dhe marrem pjese dendur. Po tek e fundit kjo eshte nje faqe private, packa se blog publik, dhe pronaret mund te bejne cte duan me te, mund ta mbyllen neser, ose mund ta bejne bordello virtuale fjala vjen. smiley

Mgjths packa se i shajme shume, dhe cunat pronare te PPU jane pergjithesisht tolerante, pervec ndaj neve qe i shajme komunizmin ose kutizmin dhe na mbyllen ne kuti abuzive me 10 komente te perkthyera ne 2-7 reale. Por fundja dhe kjo eshte nje risi, se une s'di ndonje faqe tjeter interneti shqiptare qe ben lufte klasash dhe ka klasa te perndjekurisht, si qemoti ne komunizem. smiley Po tek e fundit eshte prone private dhe ata mund te bejne cte duan me te, dhe kjo s'duhet harruar.

Keshtu qe s'e kuptoj se ku e gjen argumentin apo te drejten kur i thua dikujt per ca duhet apo s'duhet te shkruaje ne nje faqe private.

Nqs ti apo dhe ne ne pergjithesi mund ta kemi dertin tek fakti qe arenat virtuale shqiptare (por dhe mediatike tradicionale) qe jane cilesore jane te pakta, kjo eshte tjeter gje, po kjo s'na jep te drejten t'i imponohemi faqeve private te te tjereve.

Xhibi, me ke keqkuptuar, me siguri. Une e kuptoj fort mire se blogu eshte privat, dhe ai shkruan sa here te doje e per çfare te doje. Une e thashe thjesht si keshille miqesore qe shperndarja lart e poshte neper tema "heteroklite" (ska lidhje me homoseksualizmin, mos u turrni kot) krijon njefare lodhje (usure), dhe kjo nuk i sherben shkruesit.

Psh, kur nje futbollist kerkon te flase edhe per topin e futbollit edhe per zgjidhjen e çeshtjes se palestinezeve, kjo krijon njefare hutimi. Ketu e kam fjalen per nje personazh publik qe shfrytezon statusin e tij shoqeror per te percjelle nje opinion te vetin. Problemi eshte se opinioni i tij, per vete faktin e ketij statusi qe gezon, ka nje ndikim me te madh se opinioni i nje zdrukthtari. Dhe ketu lind hutimi : futbollisti s'puth fare nga çeshtja e vertete palestineze, nuk ka as zotesine as gjuhen per kete pune, dhe megjithate opinioni i tij merret per baze sesa ai i nje specialisti te vertete.

Shkurt fjala, per te qene me efikas duhet qe gjithsecili te zgjedhe tre apo kater tema qe i ka me per zemer, pasion apo profesion, dhe aty te shkelqeje dhe te ndriçoje te tjeret.

Nejse, edhe per mua, dhe ketu mbeshtes Monden, shpreh keqardhje qe artikujt e "ptf" nuk vijne me ketu. Pavaresisht qe ne te shumten e rasteve nuk kam qene dakort me shkruesit e atjeshem, prapeseprape me vjen keq kur humbet nje burim debati.

Gjithe te mirat.

Nuk e besoj se xhaxhai e ka me mua.  Per nje fjali timen, do ishim sqaruar dhe me rruge te tjera komunikimi.  

Lulian, mbaje pak gojen se s'u be qameti.  Shiko, eshte vertete e trishtueshme qe ka arritur puna deri aty, tek largimi i familjes.  Por do te doja te merrje pak parasysh edhe rolin e medias.  Dhe rolin e BB.  Po me thoshte nje shoqe dje, na e ka sjelle TCH-ja ne maje te hundes.  Thote spikerja: Tani, lajme nga kultura "kercenohet rende Klodi."  Se Klodi i kishte thene nje nga cunave te BB-se qe cfare do beje ti po te futesha une naten ne krevat.  Dhe ky cuni (pak vlonjat) i kthehet se do ia vinte gishtat ne fyt a dicka e tille.

Tani, qe nga protesta qe s'ishte proteste, e qe nga media-t qe s'lane me pa i mshuar, e nga BB-ja, e me radhe, sic thashe dhe te nje teme tjeter, eshte krijuar nje lodhje.  Po flas per veten.  Per mua personalisht, qe nuk gjykoj preferencat seksuale te askujt, me ka lodhur ky debat.  Vetem per kete kisha rezerva ndaj shkrimit te xhaxhait.  Pa hyre ne detaje.  Se detajet per kete ceshtje u shkermoqen gjere e gjate ne peshk. 

 

Monda, une gojen e mbaj, nuk e kam problem. Mund ta ve edhe ne thonjeza fjalen "bythqim", apo edhe ta shkruaj b..q..m, por kam frike se nuk eshte problemi tek fjalori, por tek mentaliteti. Qe media eshte faktor ne kete pune, as qe e ve ne dyshim, por qe rolin e medias ta fryjme aq shume sa te flasim per proteste qe nuk ishte proteste, apo per eksode familjare qe jane te shkaktuara vetem nga media, rrjedhimisht media te heshte, me duket po njesoj gabim. Aty ka nje problem real, injorimi i tij se u lodhem, nuk do te thote se problemi u zgjidh.

Po nuk zgjidhen keto pune per nje jave mer Lulian.  Edhe mentaliteti.  Nuk eshte ceshtje tip "te rrihet sa eshte i nxehte."  

Protesta e pare, dhe nga deshmitare, doli qe ishin nja 10 vjeta grumbulluar.  Ah po, edhe u gjend kamera e TCH-s aty, aksidentalisht.  

Ta marresh holle holle, edhe nga protesta, e kemi fringo te ri vendimin e gjykates ne US (qe e permenda te tema tjeter.)  Per kishen qe proteston ne funeralet e ushtareve amerikane qe ishin gay.  Dhe e riperseris, nuk ka gje me makaber se te protestosh ne funeral te nje ushtari te vdekur ne detyre.  Por Gjykata e vendosi se kisha/grupi ka lirine e shprehjes.  

Do thuash ti ai eshte aspekt fetar, ndersa ne Shqiperi eshte ceshtje mentaiteti. Dakort, gjithesesi, nuk zgjidhet problemi sot dhe neser.  Ne Shqiperi, ne Sarande ku ishte, thirren policine per dy turistet qe hoqen robat e banjos se siperme, e ti me thua ...   

Po dakord. Nuk po pret njeri te zgjidhen keto pune o sot o s'ka. Por menyra per t'i zgjidhur eshte nepermjet debatit publik, ama, e nuk kemi pse themi u lodhem, le te heshtim. "Lotet e botes jane sasi konstante," thone ata dy miqte. Detyrimisht, edhe ky debat, do jete sasi konstante ne publik. Nuk ka pse te heshte.

Dakort, nuk ka pse te heshte.  Por u fillua ne menyre te manipuluar, nga BB-ja, nga TCH-ja.  Ka njerez ne Shqiperi qe s'do e shihnin kurre BB-n dhe po e shohin vetem per ceshtjen e Klodit.  

Nje menyre me e mire per fushate:

Give A Damn Campaign 

Nuk e besoj se xhaxhai e ka me mua.  Per nje fjali timen, do ishim sqaruar dhe me rruge te tjera komunikimi. 

Natyrisht qe jo ashtu sic nuk ka te bej vetem me komentet ne temen paraardhese.

Aha.

Flm PA per sqarimin.  Serish shpreh keqardhjen per heqjen e PTF.

Konkretisht ca sherri keni bere, kush me ke, pse kini fshire komentet e sherrit, na jepni the inside scoop njerez. smiley

 

Ok, seriozisht tani. Juve qe thoni ju vjen keq a mire qe artikujt e PTF nuk do vijne automatikisht ketu, nje klik me tutje eshte blogu i xhaxhait dhe mund ta vizitoni dhe ate, nje here ne dite apo nje here ne disa dite fjala vjen, keshtu qe s'e kuptoj per ca ankoheni, dembela. Une ka pak kohe qe e vizitoj rregullisht p.sh.

Tani xha xhai ka te drejte ne pergjithesi persa thote se ketu, si nje faqe shume e zgjeruar dhe me pjesmarrje te lloj-lloj peshqish, eshte pak e veshtire te debatosh seriozisht apo te mos hasesh lloj-lloj bajgash apo dhe tendenca e cmira personale dhe nga ca tipa qe otherwise jane te lexueshem e debatueshem. Nuk mendoj se munden administratoret te pastrojne cdo gje te tille ne cdo kohe ne real time ketu, as mendoj se eshte e arsyeshme te presesh qe per cdo bajge te hedhur duhet qe peshqit e tjere te nxjerren mburoja bajgapritese, se po u morre me bajgat behesh pis.

Keshtu qe dhe xhaxhai po heq spirancen, no big deal per asnje.

Peshku nga ana tjeter them se ka kaluar tipping point tani, po dhe them se s'ka ndodhur rastesisht, keshtu qe secili me te veten, no biggie. Juve qe do doni te komentoni artikllat e PTF mund ti beni aty tek faqja e xha xhait, vetem kini parasysh qe aty komentet duhet te aprovohen para se te dalen (zakonisht s'vonohen shume), dhe kjo ka dhe te mirat e saj padyshim.

 

Having said all that, where the fukc is Tushja? :think: Na eshte bere Tushja si cica per bebet, s'rrime dot shume kohe pa e thithur. smiley

në PTF unë, si Xha Xhai, shkruaj për çfarë të më dojë mideja dhe nuk i jap kujt llogari as për temat që trajtoj, as për metodat që përdor, sa kohë që nuk shpif, nuk fyej kënd dhe nuk ia dhunoj kujt të drejtat; nëse them gjëra të paqena ose budallallëqe, çka me siguri ndodh herë pas here, i mirëpres të gjithë të vijnë dhe të ma vënë në dukje me argumente, po të kenë këllqe;

 

Egzaktesisht te njejten gje mendoj dhe une, por si ketu dhe si ne cdo hapsire shqiptare interneti qe kam marre pjese duket sikur trushkulurit, egomaniaket, protagonistet virtuale, batutaxhinjte sarkastike etj etj. qe duket sikur jane te shumte ne numer, e bejne teper te rende per te pasur nje debat qytetar.

Dje, kam hyr vetem nje here te tema e xhaxhait dhe kam lene vetem nje koment, te cilit i qendroj edhe sot. C'ka ndodhur dje?

@ Xhibi: "Juve qe do doni te komentoni artikllat e PTF mund ti beni aty tek faqja e xha xhait, vetem kini parasysh qe aty komentet duhet te aprovohen para se te dalen (zakonisht s'vonohen shume), dhe kjo ka dhe te mirat e saj padyshim."

E kam patur gjithnje nje dyshim te tille sa here kam hyre e kam lexuar tek PTF-ja.

 xhaxhai do te behet ndoshta i hajrit, kur ta mbylli blogun e tij per fare.

se keshtu po behet pre e kenaqesive te vogla, te cilat jo se nuk eshte mire t'u rendesh nga pas, por nuk duhet kurre ti marresh me seriozitet. 

na esht bere xhaxhai specialist i fjales virtuale. ndoshta pa ket avaz, i kthehet VEPRAVE te mirefilta ky trim, dhe na ndriçon si pishtar i vertete.

 Hajdaro,

Sa per te shuar kuriozitetin tim, c'te bezdis ne shkrimet e xhaxhait?

nuk e paske kuptuar komentin tim. 

asnjegje nuk me besdis sepse as nuk e lexoj fare se çfare shkruan xhaxhai. as tek Albforumi, kur nuk kishte akoma blog, nuk me kujtohet se çfare shkruante, vetem si pseudonim, i gjetur me shije e domethenes, me kish rene ne sy.

ketu me kane rene ne sy vetem germat e medhaja (kapitale) qe perdor per titujt, tek fluksi RSS i blogut te tij, siduket qe te mos na ikin pa pare. 

une diskutoj vetem ne parim.

fjalen ta kam se xhaxhai shkrimet qe ben ne blog i ka serioze dhe veten e merr seriozisht atje. bile dhe shumica ketu per kete seriozitetin e tij e mbajne xhaxhain si te çmuar.

pra shkurt, ai e ka kthyer internetin ose virtualitetin ne kalin e tij te ri te betejes. si duket shkrimet ne te i konsideron si vepra te mirefillta, te barasvlefshme me ato te vertetat e bashkemoshatareve ose burrave te tjere te zgjuar te kombit, te djeshem e te sotshem.

nga maja e blogut te tij, edhe Kadarese i ka leshuar shigjeta me helm, me duket, me rastin e polemikes se origjines se Skenderbeut. a e ke vene re ti chene qe psh Kadareja nuk ka gje blog te vetin ? nuk ngaterrohet gje me virtualitetin. pse do thu ti ?

kete jam tu i shpjegu shkurtimisht (se nuk do ti kushtoj veper) edhe xhaxhit apo te tjereve si ai qe mund te gjenden ketu ose gjetke.  qe duhet ta ndajne shapin nga sheqeri. te mos hallakaten neper net, aq me teper duke u konsumuar, pra duke u zbrazur intelektualisht. le ti ruajne predhat e tyre per VEPRAT E VERTETA (ato qe behen larg veshtrimit dhe vemendjes se te tjereve, ne heshtje, ne surgjynim. e per te cilat na rreh zemra fort, na vjen bile turp kur i shpalosim, ngaqe per te arritur te verteten futemi e germojme thelle ne vetvete, duke nxjerre shpesh here ne shesh te mejdanit dobesite tona personale, karakterin tone te semure, natyren tone perverse, etj), neqoftese se kane ndermend te bejne njeditezaj. 

 

(...)

Nuk e di po kaq kohe qe frekuentoj peshkun ska patur ndonje arsye per ta marre vesh se pse Xhaxhait i jane injoruar sistematikisht artikujt kur per mendimin tim, shumica duheshin vendos ne balle te vendit. Ketu sillen gjithfare turlish e vendosen ne krye, ndersa nje blog i tille injorohet.

E tani dalin te dy palet te kenaqura qe po injorojne njera tjetren. Ne rruge te mbare po ecen o peshk...smiley.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).