Stacion

Po luanim bixhoz vetë i pestë atë natë në container,
Goni e Beni rrinin në këmbë, se nuk kishte më vend,
(s’kishin rënë në burg akoma), kur pati filluar sherrin
Mondi, ai kombinatsi, si kish lënë plaçkat e vjedhura,
orën e me radhë pastaj, tallonat që na jepnin, bluzën,
borxhet…po dhe pija bën të veten, vodkë m’duket qe,
po ashtu e vjedhur, a rakia e të jatit nga Tirana, nejse…
se patëm pirë atë natë, hynë të tjerët në mes, i ndanë,
kur hapet dera e fut kokën, Titi m’duket, ai boli i vogël,
“O çuna, ecni mër, se ka pru Koli njonën, qi osht tapë!”

Në korridor llampa ishte djegur, vinte erë nga banjot,
erë e athët urine përzjerë me duhmë gjellësh; në terr
xixëllonin cigare e dëgjoheshin…era ambasadë vinte,
veç kush ka qenë aty e di…dëgjoheshin zëra djemsh,
potere e gallatë me fjalë të ndyra tek po hidhnin short
radhën e që ia plasën dhe më shumë të qeshurit prej
Mondit gjysëm të zhveshur. “Qeke bo gati ti mër plak,
Kushedi çke për ti punu…na çmeni ky Koli, ka dy orë!”

63 vetë qemë ne të Burghausen-it, po t’heqësh gratë,
kë s’qe aty, kë nuk donte dhe të shtosh ata që hynin
nga dy herë, i bie gjithsej…nejse…kur dilnin dukeshin
si më ndryshe, si pasagjerë… që ngatërrojnë tren, se
si vagon fjetje ish ai container, ndarë me kompensatë,
me dhomat radhë me nga katër shtretër…si pasagjerë
udhësh të largëta, që nuk kanë ç’bëjnë se treni ecën,
që s’flasin gjuhën e huaj e rrinë në korridor në këmbë
me valixhet pranë, me frikën se mos nuk zbresin dot
n’stacionin që vjen…si vagon fjetjeje dalë nga tuneli,
po njëlloj është, se n’ërrësirë asgjë nuk duket jashtë.

“Më duket se ka vdek, se s’lëviz hiç, as frymë s’merr,
Shko mrena, thuji noi gjo, se po na njel n’dorë”- i tha
Goni vetes time tek shihja bishtin e cigares që thitha,
e pastaj me radhë derën, tavolinën, batanijen, poshtë
një formë me flokë, mbuluar kokën, mënjanë xhinsat,
rrudhat, çelësin e dritës, lavamanin, ujin, gotën, ujin,
“Hallo?”, i dhashë të pijë, s’piu dhe pata frikë…dikush
ndezi magnetofonin, Ivi me siguri, se ish muzikë punk,
u tremb e hapi sytë, më pa e u tremb prapë. S’folëm,
u rreka të buzëqesh e zbrita shpejt nga derë e hapur,

rashë në shtrat si sot e sot më erdh’ të qaj se dëgjova
rastësisht në radio po atë muzikë të luhej, Sex Pistols
më duket, se u bënë 10 a më shumë vjet që bota vrau
Ivin, që Goni u zhvesh lakuriq e shkoi të takojë Xhimin,
Bashkë patëm ikur asajbote dikur, po jo herën e fundit,
se secili zbret në një stacion pa orarë, për vagona dalë
nga shinat, nga ku as s’të pret, as s’të përcjell njeri dot,
linjë e largët nate, ku hip e zbret papritur, pa e ditur kur…

 

 
 
 
 

31 Komente

a me duket mu, apo me ter mend po i vje rradha asaj poemes se gjate fare...

 .. e t'ia shpërndash si trakt pensionistëve, se të tjerët nuk kanë kohësmiley

Gespeichert!!!! Se s'dihet te ndrron mendja prape.

Do e lexoj me qetesi, por tash nuk mundem.

Shume, shume FLM!!!

Ne heshtje ...

Por keto i lexova "me ze".

 ...thnx.

S'di pse (ose edhe e di) por "Hollesirat" ishin te nenkuptuara pas kesaj.

Jam nisur qe ne mengjes te le nje koment te mire ketu, por s'me bente zemra. Jo se poezia s'me pelqen (perkundrazi!), porse e kam te veshtire t'ua pranoj bukurine ca nuancave te se zezes.

Flm.

flm Fini.  

Pa merak smiley Mos dil nga Hollesira thjesht per te na sajdisur.

p.s. Ku peshqit?

 ...ja të sajdis dhe një herësmiley

këtë të hollën me shkronjë të madhe nuk e kuptova as këtu, as tek komenti yt. 

Holy? smiley

 ....smiley. E hoqa.

Peshqit i bëre si deshe, tani kjo...

 

Kaq kollaj te qenkesh thua?!

 Edukimi mund të ndodhë ashtu si evolucioni me hope cilësorë. 5000 vjet nuk ndodh asgjë e ndonjë ditë papritur....hop, dhe ngrihesh nga gjumi a nga tavolina dhe ndjen se si të kanë mbirë flatra  a të janë rritur veshët a je zhvilluar mbrapsht e je bërë papritur homo erectus. Nga mizantropia në socialitet është hap i vogël për homo-n, por një hap i madh për grarinësmiley

Biles biles, per llojin e grarise se cilit i perkas ai hapi i vogel eshte pothuaj i pamundur: megjithe dukjen e rrejtshme thelbi varet tek ajo "Hollesia" (Pika H do ta quajme tash e tutje smiley ) thua qenkesh i vetmi kunj ne faqe t'murit.

S'ke c'ben! Burraria i gjen vetes lloj lloj kunjash dhe ve ne qarkullim ate legjenden e "ngjarjes se jashtezakonshme", "delen e zeze ne mes te tufes te bardhe" ... a ku di une, por graria e di qe jeta e njeriut eshte me e shkurter se 5 mije vjet dhe perpiqet te tregohet koherente, me pasojen e vetme qe rezulton monotone dhe e merzitshme.

Ja pse do te kisha dashur te kisha lindur burre. Plus ketu edhe faktin qe burrat mund te dalin naten vetem dhe s'i ngacmon njeri, mund te hyjne ne pyll dhe te mos u preket qimja, apo edhe te shkojne me radhe njeri pas tjetrit me nje femer te dehur e pastaj te qajne nen tingujt e nje kenge.

p.s. Dua prape Peshqit, keshtu te pakten e di me c'menyre do te ekzekutohem pas gjithe c'thashe mesiper smiley .

 Pika H a G është thjesht diçka e pacak dhe njëkohësisht fillesa e çdo kufiri apo gardhi. Të ishte për ne, ne nuk do e dinim se çfarë jemi, grrua apo burë të bën vetëm ajo se si të shohin të tjerët dhe si e mendon njeriu veten. Në këtë kuptim unë vërtet besoj se ti shfaq vërtet talent për kërcim së larti dhe burrëri. Thjesht duhet bërë durim dhe ushtrime, me punë dhe displinë është çështje kohe derisa të ndodhë ai hopi cilësor dhe fare pak fat; pak shi përzjerë me diell. D' ylberët ndodhin shpesh , po ti mbase gjendesh në kohën e gabuar, në vendin e gabuar, ndoshta edhe në trupin e gabuar...smiley

 

 

Mire, e kisha parashikuar nuancen e D'ylberit! smiley

p.s. ...peshqit i kam bërë privatë tani, për arsye private. Nëse do t'u hedhësh ndonjë sy mund të më lesh një adresë e-mail në privat që të mund të hysh...të siguroj se nuk do të ketë dehje...smiley....e sheh që nuk ka pikë G, sorry, H ?..smiley

po, por mos m'i ngaterro germat.

I kam lexuar me interes shkrimet e tua te fundit dhe me kane pelqyer sigurisht.

Gjithsesi kam perseri nje dyshim ne vetvete. Ti i shkruan ne vargje, nderkohe qe ato nuk jane poezi. Ato per mendimin tim qendrojne krejtesisht tek proza poetike.

Prozave te tua te mesiperme i mungon te pakten nje element i domosdoshem per te qene poezi... dhe ky eshte ritmi, i cili here here " te rreshket " nga duart ne keto vargezimet e tua te fundit.

Sigurisht qe jane te ngarkuara me figuracion, por kjo nuk eshte e mjaftueshme qe ti beje ato poezi, pra te lexueshme ne vargje.

 

Mua me ngjisin keto krijime padyshim, por jam dakort me ty Isabel qe veshtire te quhen poezi. Apo duhet ti leme te tjeret ti lexojne si poezi?! Mbase.

Ka qene nje diskutim nje here per shalqinin, a eshte frut apo perime. Me shkence eshte perime ne fakt. Mirepo, me besim popullor, eshte frut (ka pas konkurru denjesisht me rrushin nder vatrat shqiptare). Pavarsisht nga perkufizimi, hahet me kenaqsi te madhe, kur eshte i bere mire, dhe kur eshte ftohur sa duhet ne dollap ftohes. smiley

Mekati per rubrikimin si poezi eshte i imi. Opcionet jane te kufizuara dhe kur m'u desh te zgjidhja, zgjodha instiktivisht. Personalisht nje pjese si Stacioni do ta shihja me mire brenda nje vellimi poetik sesa brenda nje permbledhjeje me proza.

S'do ta quaja "mekat" Finis smiley.  Po rrekesha me te njejten ide si xheke dhe Isabel, ne lexohen si proze poetike, poezi, apo ... Por arrita ne te nje perfundim si emo pak a shume, kur i lexon, harron, apo s'te duhet rima per t'i ndjere si krijime.  

Megjithate, e kisha ne mendje me perpara kete kerkese, por meqe u ndodha, do te doja shume te lexoja nje tregim/proze te mirazhit.  

Nuk eshte problemi tek "shija". Pra shalqini shijon sigurisht pavaresisht nese eshte frut apo perim. Problemi eshte kur ulesh per te ngrene dhe te vene perpara nje pjate dhe te thone "provo pak rrush tani" dhe ti zgjat doren dhe fut ne goje... nje cope shalqi smiley  Gjeja e pare qe te shkon ne mendje pastaj nuk eshte embelsia dhe lengshmeria e shalqinit por " WTH... rrush eshte ky? " smiley

Megjithate sic e thashe edhe me siper pjesa me pelqeu pa diskutim dhe.... Finisterre, keshtu le te ishin te gjitha mekatet... smiley

Mire, ja cfare mendoj pak a shume per pjesen ketu siper.

Mesa kam vene re, ti ke dy menyra per te zgjidhur situaten brenda poezise-proze: ne njeren, ngjarja eshte nje korridor i gjate qe te lejon t'i shkosh deri ne fund pa problem. Ne tjetren (mua tek ti me pelqen kjo!) korridori eshte me pasqyra, degezime, kurthe fjalesh.

Stacioni zgjidhet me menyren e pare. Ngjarja qe pershkruhet eshte traumatike, por e ndermjetesuar nga nje lloj ekzibicionizmi i rrefyesit. Kam frike qe ndermjetesimi direkt (rrefimi ne vete te pare pra) e ka demtuar disi. Eshte si nje soj fotografie qe te tmerron, por qe s'te shtyn ne reflektim sepse fotografi duket tejet i zene me veten. Objekti s'eshte mjaftueshem larg dhe asgje s'eshte perpunuar akoma.

Ka te drejte Em kur thote qe kjo ketu mund te jete pjese e nje mozaiku. Me kusht qe te mos kthehet ne nje "vjellje kujtimesh" qe te tregojne se cfare ke ngrene per dreke.

 flm. Fin. për komentin.

Një vërejtje të vogël kisha: të shkruarit në vetën e parë nuk është domosdo autori. Edhe Falco nuk ka patur nevojë të vrasë një vajzë për të kënduar atë këngën. Në të vërtetë historia tregohet nga një i dytë e autori vetëm dëgjon dhe asocion në shinën e vet paralel. Ndaj dhe mënyra si e shkëputur e ritmit...

Nuk e kam zakon të komentoj gjërat që bëj vetë a ti shpjegoj ato e aq më pak të rrëfehem  apo siç thua ti aq Hollë..smiley të "vjell" këtij bregu Jonën; por thjesht u ndjeva i pakuptuar e kjo nuk ka të bëjë me poezinë, a prozën qoftë, në fjalë, por me fjalën "ekzibicionizëm". Në histori të tilla viktimat janë shumica. Mendimi im ky.

Theksoj gjithashtu që po komentoj temën dhe mënyrën e trajtimit të saj, këndvështrimin e aspak cilësinë e shkrimit apo artin, nëse ka, në të.

 

Mirazh, thashe "rrefyesi" jo "Mirazhi". Keto dy plane i kam te qarta qekur. Cka megjithate nuk e ndryshon efektin tek lexuesi, sepse peremri "une" eshte sugjestionues. Shkeputjen e dy shinave e vura re sepse ndryshon toni.

Me siguri ate punen e ekzibicionizmit s'e kam sqaruar sac duhet. Nuk e nenkuptoj si "kapardisje", por si "poze te dhimbjes". I gjate muhabeti ketu dhe te me falesh qe per sot s'po e artikuloj me tej.

S'ka diskutim se ajo cfare ben ti, mua me pelqen vertet. I imi eshte thjesht nje opinion, keshtu qe ti merre si te tille. Te siguroj qe s'kam per qellim te lendoj ndjeshmeri si kjo e jotja.

 ...asgjë Fin. përshëndetjesmiley  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).