Disa dhjetëvjeçarë më parë, kur kompjuterat u shfaqën për herë të parë në universitete, kodi burim i software-eve jepej e merrej lirisht, dhe programuesit paguheshin për punën në programim, dhe jo për vetë programet. Më tej, kur kompjuterat mbërritën në botën e biznesit, gjërat ndryshuan dhe kompanitë filluar të krijojnë dhe licencojnë software në bazë komerciale. Më 1984, Richard M Stallman, i vuri në pikëpyetje veprimet e shoqërive komerciale të software-it dhe filloi atë që e quajti Lëvizja për Software të Lirë. Emrin mund të mos t'ia dinë Software-it të Lirë / Me Burim të Hapët, por tërthorazi, cilido që dërgon një email ose përdor web-in, përdor diçka nga burimi i hapët: shërbyesat Web, transporti e email-eve, shërbyesat FTP janë pothuajse krejt burim i hapët. Sipas përllogaritjeve duhet të ketë afërsisht 29 milionë kompjutera që xhirojnë GNU/Linux.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).