Mendimet ndaj si lëveret:
të errëtit veç,
veç të bardhët,
në mes pa ditur ku përkasin
trumë e murrme ‘stinës që shkoi,

hapa që s’ecin
në trazirat shesheve,
në vend numëro
togat e popullit tim rrjeshtor,
rit e ritëm,
djersë daullesh
rreth kafshës së vrarë
(sociale)
buhavit salcërat në fytyra
te prishura,
trazirat më përzihen ende,
të vjellat e njoma anë trotuaresh,

cipa domatesh llërëpërvjelur,
apo qenë copa flamujsh?
hije dhe haje patretur, stomak
i përmbysur protestuesi – përmbytja e vetme
që ndodhi
pa llogaritur (li)qenin
dhe Shkodrën,

shum’ po trokëllijnë nj'ata hapa e aspak s’po ecin,
qytet që s’tret,
qytet që vret,

pak protestë si proteinë shtesë
dietike,

pak protestë bën mirë
për vanitetin,
i jep
ajër spontan,
pak-protestën e pranon dhe mbreti,

dhe karrocierët
që sapo morën rrogat e rrugët
me sy të nxirë - nobelistë latin,
u bënë gati për rrahjen e radhës -
nuk ecin kuajt,

këmbët ngulur si mushka në rutina bulevardi,
fizika e botës
mban kuajt
dhe energjinë në mc2... por,
… por pse qëlloi kaq e ngadaltë kjo drita jonë?

neoni gaz i plogët

si dimri, në vend numëro,
s’do bëhet pranverë,
nuk ishte as vjeshtë,

plak me 100 vite ku nuk ndodh asgjë,

plak me sekondat e solos sime akustike
në guvën antike
të kitarës fshehur
për pak alibi
muzikore –
pjesa ime e qetëmbël, ajo sëmundja e butë
prej njeriu të vogël
kur gëzon,
që më takon me kushtetutë
dhe ngaqë paguaj taksa,

i lodhur nga vjeshta desha pra dimërim,
egoizmi shtazor
llojin ma ruan më mirë
se çdo sikuracion i jetës,

kafshë sociale, OK, por më duhet të zbuloj
në jam lloj mishngrënës, në savanë
enden pafund gazela të lumtura
herbivore,
ndërsa në bark uria shkel
me hapa të mëdhenj prej dimri
në vend numëro.


9 Komente

Shume medyshje. Mbreme kam degjuar nje shprehje te forte: Mos i thuaj dikujt "vafsh ne djall" nese nuk je gati ta cosh atje.

I find some great lines in your poem, though.

well, dua te jem fair. ne dhenien e nje shansi te dyte e kam fjalen.

 e ndjere, aktualiteti te ka ndihur shume. Ti si gjithmone loz me vargun  "e ka kush e ka".....

Vargu eshte i veshtire per t'u stivosur.Talenti eshte pak per ta ''skalitur'',pastaj mundimi me i madh eshte ta ngresh ''mur''.Megjithate per t'u bere lume fillimisht duhet te jesh reke,perrua,etj.Urime

pak protestë si proteinë shtesë
dietike  smiley

 

apo

këmbët ngulur si mushka në rutina bulevardi,
fizika e botës
mban kuajt
dhe energjinë në mc2... por,
… por pse qëlloi kaq e ngadaltë kjo drita jonë?

...

smiley pak fizike dhe, une gezohem si kalama!

5* em.

 

Per mua eshte poezi e shkruar mire.Do te thosha moderne militante.

Me duket sikur poezia ka nje keputje tek "neoni gaz i plogët", perndryshe ndiqet mire (me duket mua).

E ka. Cka dmth qe ose do hidhet ne garbage bin, ose do ndahet me mitoze me dysh. Either way, I kind of got over it, the thrill is gone, so to say. I am cooled off and got my due distance. An immense Thank You to Av and yourself! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).