Sytë e humnerës
Muri i shtrirë, pushkatuar i shtratit,më mban kur rrënohem porsi ai, mbi të, nën plumbin që na vret të dy, por gëzhojat  e duarve më dot s’e mbajnëkokën e rënduar. Shpejt vërtitet ajo rreth vetesnë vorbullën për të shkuar atje ku e çon shënjestra e syrit të hapur dhe shkelja e tjetrit, përtej  aksit të simetrisë të thyer si krah,kur mbush anën e rëndë të peshores.
E verbër ashtu drejtësia, si humnerë, me sytë e lidhur, i jepet plumbit, me sytëfashuar me të bardha si plagë të pashkruara,që hapen kur mbyllen, plagë me kapakë,ninëza që lexojnë shikuesin prej bore, dritën kur përplaset xhamave si mizë,e që do të dalë jashtë. Sheh humnerën e ajo të ka parë ty, sytë e mi janë dy, ajo veç një ka, të mitë, e sytë e mi janë atëherë ninëzat e saj në syrin e saj me dy.
Kokën ma merr në duar, si nëna Shqipëriatë të heroit; kafshëzat vogëlithin brenda......Në shkollën "7 marsi" patëm në fillore shumë ngelësa jevgj nga lagja e e Brrakësdhe Evën, një brune me flokë të ngatërruar, të cilës iu gjetën, gjatë një kontrolli higjienik, gjallesat në fjalë. Akoma nuk ka mbaruar ai,akoma i kam nëpër kokë gjurmët e fosileve,gishtat e fortë të zyshë Vjollcës, kujdestares, tek ia zhveshin tufa-tufa flokët rrashtit sipër, zbulojnë lëkurën e zbërdhylët e m’bëjnë të ndjej, për herë të parë ndoshta afërsinë e një gruajenë ditë të nxehta si sot (duhet të ketë qenë verë), kur përgjumem shpesh në hapjen e përparëses së saj në jastëk e bëj dashuri me nënën time,pasi n’ëndërr unë jam Koli, djali i zyshë Vjollcës, ndërsa Koli i vërtetë ngacmon n’oborr të shkollës vajzat e klasës paralele që po luajnë me litar.
Ato këlthasin dhe unë nuk po hidhem dot,më kanë mbuluar përgjysmë me rërë në plazh e litari rrotullohet në ajër, fëshfërin e fëshfërin vala e tij në breg, dheu nën të është i errët, i freskët,i errët dhe i freskët është dhe kraharori poshtë, kokën dot nuk po e ngre. Bona më pëshpërit,"Unë jam lokomotiva dhe thërras vagonin e parë",e më rri përballë pa trup, vetëm atllaz i zi, jakë e bardhë e rrumbullt dhe koka sipër.
Flokët i ka të grunjtë, dhëmbin e parmëtë kërcyer mbi buzë, ca quka në mollëza dhe qesh se e di që unë nuk kuptoj se si më pëshpërit nga larg; nuk i afrohem dot,se kam cepin e litarit në dorë e ajo tjetrin, fëshfërin e fëshfërin bosh në ajër kur dridhet, gishtat janë tash në kurorë e nuhas duhmën, e lë cepin e hidhem në vorbull duke thërritur "Unë jam vagoni e parë dhe thërras vagonin e dytë..."
...kafshëzat vogëlithin brenda atdheun e kokës,breshëritë e plumbave që presin foleve gishtattë krisin xhamin e të dalin si miza, si mizatqë përplasen atje, të dalin jashtë si ninëzate syve për të ndërruar vendin; ajo e shënjestrëspër t’u mbyllur, e mbyllura për të parë prenë...  



5 Komente

lerini zgjedhjet dhe hidhini te dy syte ketu.

ngjyrat e surrealizmit rimbledhur ne drite te bardhe, qiri i permbysyr, gjeni piken fokale.

 

Awesome. Bach!

e ke qa fare fare. rrofshi tgjithë

e lexova prapë. s'kam ça them, ka mundësi që Bona të kem qenë vetë.

kurse une po buzeqesh keshtu ne pergjithesi. te te celin buzeqeshjen eshte dhurate shume e bukur dhe shume e nenvleresuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).