Hopper, Shakespeare At Dusk, 1935 Ditët e dimrit, sepse mbrëmja binte më shpejt, prandaj i preferoja. Kur kaloja parkun Rinia, kapërceja bulevardin e madh, lulishten në krah të hotel Dajtit, me bustin e Naim Frashërit në qendër, aty ku më vonë u ngrit piramida e diktatorit, e merrja rrugën Jul Variboba, prapa meje dielli në të perënduar ngjyroste [...]

8 Komente

Kujtime te bukura. S'e di pse me pelqejne keto shkrimet-kujtime, sidomos te burrave per nje grua qe ka lene gjurme ne jeten  e tyre, ndoshta ngase shprehin se dhe ata kane nje pike te dobet e nje shpirt te prekshem.

"Ditet e dimrit, sepse mbremja binte me shpejt, prandaj I preferoja."

Edhe mua me ra ne sy, lost. Heren e pare me vrau syrin, sepse kuptohet qe struktura e shqipes nuk e pranon, por kur e lexova serish, nuk e di pse me ngjau disi poetike.

mandej, s'e di a e vure qe autori e perserit dy here pershkrimin e perendimit dhe rrugen qe bente per te shkuar ne takim, a thua se vete ankthi i pritjes, udha drejt asaj qe e bente te lumtur, si nje ritual qe nuk duhej te ndryshohej asesi, te kishte me teper rendesi se pikpjekja, sepse nese do te ndryshohej ai rit, dicka do te shkonte ters.

Kjo fjali m'a nderpreu hovin. Lexova tek tuk me poshte, s'me terhoqi.

Blogu eshte shume interesant.

 Në takimet tona të para habitesha se si gjithë ato fjalë që më lindnin gjatë mungesës tënde, në atë hapsirë kohe mes dy takimeve, të gjitha fjalët që të drejtoja në heshtje, kudo që ndodhesha, ktheheshin në një dialog banal.

<!--[if !supportLists]-->-       Mirë ?<!--[endif]--><!--[if !supportLists]-->-       Mirë.<!--[endif]--><!--[if !supportLists]-->-       Ç’kemi ?<!--[endif]--><!--[if !supportLists]-->-       Hiç.<!--[endif]-->

 

 

 Keto suportimet endifiste e di qe jane gabim teknik, po ishin gallate dhe s'i rrezistoja dot tundimit te citimit smiley  Me nje llaf, duhen korigjuar. No more endifing!

 

Blogu eshte shume interesant.

Pse s'ke zgjedh ndonje material interesant ti atehere dhe ta sjellesh? smiley

edhe mua me pelqen ky blog

Nuk e njihja me pare Xhibi, dje e zbulova edhe une.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).