Tea Party edhe në  Kosovë, ju lutem! Agon Hamza Populli u deklarua. Populli i tha PO privatizimit! Vendimin politik të deklarimit të  popullit publikisht e shpalli ambasadori Chris Dell para pak ditësh në një intervistë dhënë RTK-së. Ai e bëri shumë të qartë vizionin për shtetin e Kosovës, dmth për modelin zhvillimor të tij. Z.Dell tha: privatizoni gjithçka, dhe atë, sa më [...]

3 Komente

hahaha ç'mu kujtu ajo shprehja:

kadalë Bek  /  se ka Zizek

haha!

fh, u be telef Zizeku, e kush e di sa e ze lemza smiley.  Por mbaj mend ne 2004, nje qytet i vogel ne Itali, votoi paralelisht me votuesit amerikan, kuptohet qe vota e tyre nuk quhej.  Arsyeja?  Cfare ben presidenti amerikan ndikon gjithe boten (fjala ndikon mund te zevendesohet me fjale tjeter sipas imagjinates dhe deshires) keshtu qe edhe ne/italianet duhet te votojme.  Nuk m'u duk se cituan Zizekun keta smiley.

Ehhh, cajniket.  Agon, te marr vesh ku e ke hallin.  Po s'i ke kuptuar aq mire cajniket e US.  Se ata nuk duan t'i privatizojne te gjitha jo.  Psh: zoja Palin kishte vajtur ne Kentucky per nje fjalim.  Audienca mbi 60, bardhe si bora.  Duartrokitjet e pasthirrmat vuuu pas fjalive nje foljore tip: Back up. Or stay in the truck.  (Seriozisht qe kjo pune e truck-ut me policy making mbetet mister.) Shteti nuk eshte zgjidhje, shteti eshte problemi (amanetet e Reagan) etj etj.

Kur mbaroi zallamahia, dolen pleqte me karriget e tyre te motorizuara qe ketej quhen "scooters."  Edhe i pyet njeri: s'e doni shtetin ju?  Ncuq thone keta, larg prej nesh, se na mori shpirtin.  Larg duart nga Medicare, larg kesaj e asaj.  Po mire, thote ky njeri, keto scooters me leke i blete i ju?  Vijoi pak si heshtje.  Nga Medicare i morem thane.  I kane reklamat gjitheandej ne Kentucky e te gjithe kane marre nga nje, se i paguan Medicare.  

Aha, epo bravo qe e imagjinoni veten revolucionare kunder shtetit duke luftuar kembekryq mbi kolltuket e motorizuar te paguara nga shteti. 

Keshtu kjo puna e cajnikeve, i dashur Agon.  Mbase ia gjeni dhe ju fillin ne Kosove, ndac me metoda cajnike se s'jane dhe aq keq ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).