gjithnjë pat më tepër lule se kopshtarë,
zogj se fole, peshq se peshkatarë,
yje se sa sy,
më shumë heshtje në botë që menduan për ty
se zëri yt guvali do mund të mbushte,
i vogël je nën kubenë e Panteonit
sikur dhe të kesh dyqind mushkri,
petalet të vrasin se s’vijnë kurrë vetëm,
si gurët e këqinj,
kupton vuajtjen e bletës
zgjedhja e torturës torturën e zgjedhjes kur i pason.

10 Komente

E bukur !

 E bukur nga titulli në varg të fundit .

Em, pse me ngjalli ndjesine sikur e ke prere me sopate fundin?! Sikur i ke dhene "il colpo di grazia" ne gjysme te jetes...

 

Kjo shkoka cik me larg ,se c'mund te kap une smiley

thanks for reading, ladies and gentlemen!

ana, ajo ashtu eshte, me nje cik dashje. fjala guvali eshte taze, by the vay. smiley nje perzjerje e shpellores me mbushjen e plote (kuvali). e di qe i ke qejf kto, prandaj thashe. dhe hej, mos prit ritem e meter gjithanej, duhet prish edhe syni (dmth veshi) her her. sic kur kap gjosen me dore.

@venus: kjo vjersha nuk shkon ne asnje vend; ashu duket, po s'luan gjekundi hic. eshte nga ato qe bien nga tavolina, si nje top balte plasteline ose hallve edhe pelltaq. aty e ke po nuk e fshive, "pilaf".

 ...gjithmon fjalin tate te pare e kam merak...se me dukesh si ata kengetaret e dasmave qe ne fund te kenges thon : ju lumshin komet smiley

 

T'kujtokam Dulin dmth smiley

..... gjithnjë pat më tepër lule se kopshtarë,
zogj se fole, peshq se peshkatarë,
yje se sa sy,..........

do keshe bere mire te shtonje...

.........qe ka pijanece te vjeter, me shume se doktore te vjeter................

jam i hapur! plus qe kjo vjershe ka nevoje vertet per pak shkriferim etilik. kam nje ide; por te lutem po pate shtojca te tjera, thuami.... thx, patriot!

 Po sikur te them dy gjona...... e para qe nuk du me te nimu.....dhe e dyta qe mu me rri mire ashtu siç osht......nuk jom per tju rikthy....se e di qe do te fillosh masanej me ekuacione statistikore....dhe ruajna zot masanej..................lol

ps

sa desha me e thellu ate komentin ma siper, ma 10ve se e xune venin.....Vella.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).