Ti u lodhe 1

Ti u lodhe
nga dashjet për dashjen
pa fytyrë,
ose me fytyrë të prerë nga revistat e modës,
fytyrë që digjet në retinë nga dritë e TV-ve me ethe plazmike
që shikimin e lëbyrin edhe tutje kur sheh,
psh kaktusin jeshil në shkretëtirën e dhomës,
apo dorëzën e derës që kërkush veç teje s’e hap
s’i t’ish një kthinë thesari.
Lingotat e ligura të arit kane vërtet një verdhëz që s’flet,
fytyra tretet retinës ngadalë e shpëlarë nga lotët
e brendshëm që gënjejnë,
thonë që sytë vajosin,
- ose mbase s’gënjejnë
sepse vaj duan sytë,
herë pas here -
nga rëra e vjetër që gërvish nën kapakë ti ke kohë që s’pyet e s’ndjen,
madje ke filluar ta duash atë gërvimë e gërvishtje
si lukth’ i pijanecit pijen e keqe,
zhavorët e tersit
dhe pamundësisë
ke filluar të duash, vuajtjen,
të gjithë e duam një justifikim të verbër,
por të jetë sa më i verbër, bard
retinëdjegur
nga fytyra vërtet fatale.

Ti u lodhe 2

Ti u lodhe nga koha,
nga kilogramët e barrës, kilometrat e rrugës, nga njësitë
e javës, nga gurët e ditës që varen në vizoret e gjata të durimit tënd
për të balancuar shpresat
e lehta pupël, por që rëndojnë titanike
nga krahu i forcës
që globin do lëviste
veç një pikë të kish
e ti pikë nuk ke.

16 Komente

 Lodhje , të bukura  të dyja dhe të vërteta . Përqëndrim mendimi e forcë shprehje në çdo fjalë e varg.Po veçoj  disa :

të gjithë e duam një justifikim të verbër,
por të jetë sa më i verbër, bard
retinëdjegur   .

për të balancuar shpresat
e lehta pupël, por që rëndojnë titanike 

 

 

 Ti u lodhe 2 eshte sikur ta kisha shkruar une.  I pershtatet shume situates ku jam tani. 

 

Pergezime Emigranti, ishte nje lodhje qe te motivonte!  smiley

What a morning! Its hard to find people who never get tired... Homere me dashje per te mos pare leven...

Like them both.

nga krahu i forcës
që globin do lëviste
veç një pikë të kish
e ti pikë nuk ke.....

Cfare e ke kete varg te fundit ? As nga Pushkini nuk mund te jepej ne kete kontekst as nga Kadare per kete lloj "mesazhi " qe po percjell !  Them korigjoje ,  dhe jepi kuptimin e menimit te vyer letrar te shprehur me siper  dicka si humbje leve ne hapsire , tretje te fuqis shpirterore a ku di une , qe te perligje figurshmerine e ...  të balancuar shpresat

 Shume i pezmatuar , une , nga mbyllja me kete varg . Por mos u ndiko !

edhe kte ma the?

 

emo, po le koment ketu, por e kam ne pergjithesi.  Sec eshte nje "fryme" e re ne keto krijimet e fundit qe:

Leskovik o fryn nje ere

dilni hapni penxhere-te

smiley

Po Balla ....tak tak - kush a...  smiley

Kush a - jam une er dreq . Ti je vetem tak tak , hap penxherete smiley

Laughing

O Eli, c'mi beri Idrisi kenges c'mi beri smiley

Emo me le i cike  smiley

I ke dhene dhe tone elegjike me ngjyra lalucesh  , edhe pse  pretendon dhe thu jam gershetim e produkt i paster Kuksiano  - Labian !Big Grin 

O lele , C'mi beri kenges , c'mi beri smiley ..... Kush o Eli me apo kabim shtypi ?

 

Po Fara mo Fara.  Ncncncn s'te falet smiley. Ngaterron Korcen me Fierin e le pastaj ajo ngaterresa e Kuksit ishte c'ishte smiley.

O emo, o lele Idrisi smiley.

Po c' boni Kuksi c'boni Tropoja ...Laberia nuk ndryshon .
Masnej s'kom shume faj une se Eli e ka mbrapa smiley si puna e faqes se trete te Alidemsit smiley

 eddhe ketu  po me pergojon o Indris......te pakten ketu jo, se Emon e kom patriot dhe do me idhnohet pastaj.....se

........për të balancuar shpresat
e lehta pupël, por që rëndojnë titanike.........

koncepte fizike, patrioto, un i kujtoj komon-nollixh, puna baraz forc her rrug, ose krah her forc... torque, mer torque, r x F x sinus(theta), amon mer se buk e djath, knej i bojn ne cerdhe... abababa...

Si dore tjeter po me duket smiley

ah paske komentu edhe ktu smiley

i modh, i modh.

per neser po deshe sugjerime, te them brad. kam bo nje kurs ne shkolle - nuk tallem!! - se si duhet me u paraqit ne nje interviste per pune. E di qe jane te ndryshme situatat, por rregulli eshte po ai. Te jap keshilla qe nga menyra e veshjes e deri ne komunikim, kontakti i syve (eye contact) e deri te menyra e shtrengimit te dores ne fillim dhe ne fund.

nuk tallem. me vje mire qe po bon perpara.

Interviste pune Bradi?

Ku Brado?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).