Pronari i kompanisë AEY, Efraim Deviroli ka pranuar në një seancë gjyqësore se ka mashtruar Pentagonin në lidhje me trafikun e armëve kineze të blera nga Shqipëria, të destinuara për tu shitur në Afganistan. Pentagoni kishte kërkuar mall të mirë firmato ndërsa kompania AEY i kishte blerë ato nga tregu çam dhe nga Medreseja ku shesin kinezët.

Deviroli kishte lidhur kontratë me Pentagonin për të blerë armë nga vëndet e ish-Bllokut.

Kryeministri Berisha në një mbledhje të Këshillit të Ministrave.org ka cituar rastin Deviroli duke thënë se nuk është mirë të mashtrosh sepse herët apo vonë të dalin lakrat në shesh. Ky trafikant u zbulua me vonesë pasi po të shiste lakra, do të kapej menjëherë.

“Gjithashtu  Deviroli përfitoi nga korrupsioni që po mbyt Amerikën. Sepse në Shqipëri ai nuk do të guxonte kurrë sepse qeveria e kap lepurin me qerre...çëfësht” tha Berisha.


Vetë trafikanti ka pranuar në seancë se ka mashtruar Pentagonin, pra palën amerikane, ndërsa me ne ka qenë në rregull.

Më tej kryeministri tha se mashtruesi Deviroli ka pranuar se bënte trafik me shtetet e ish-Bllokut, pra me bllokmenët. Kjo implikon direkt Edvin Ramën si ish-bllokmen me damkë. Kështu e pësojnë miqtë e ish-bllokmenëve.

“Trafikanti Deviroli vërtetoi se gënjeshtra i ka pasur këmbët e shkurtra por tani i ka këmbët e gjata sa Edvin Rama. Kjo të shërbejë si paralajmërim edhe për shalgjatët e qeverisë time” deklaroi Berisha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).