Treni i fundit (Për S.Sh.) Dritaret e këtij treni të gjatë, po aq sa distanca nga stacioni në stacion, ngjajnë si zogj që shtegtojnë prapë, ngjeshur si fjalët në qiellzën me re dhëmbësh, kur përpëliten në farë, rrudhin mendjen… Ai që foli a klithi për herë të parë çfarë donte të thosh? Apo qe vetëm [...]

19 Komente

Poezia me pelqeu. Vetem se ne akuariumin tend kishte dy peshq te tmerrshem !

 flm Fin. Kam kohë pa u hedhur të hanë dhe janë bërë çik bulimikësmiley

smiley une ika me vrap per vete sa i pashe se kisha hyre te shetisja ... Thashe m'paskan leshuar pirenjat ketej smiley

Ej, shume e bukur "Vishnja ne kopsht". vertet!

 ...më tepër duhet t'u ruhesh piranha-ve pa ujë që lëvrijnë këtusmiley. Sidoqoftë, nëse futesh me ideale peshkatarësh nëpër bazene, akuariumë a detra, mund ta kapësh peshkun edhe me dorë, pasi ta kesh vënë tiganin në zjarrsmiley

Po pra, kembengula. U mor vesh qe kembengula se peshqit nderruan ngjyre smiley Pastaj une s'doja t'i skuqja. Keshtu sa t'i shihja pak, t'u nderroja ujin te pakten smiley

 Ishin peshq aktualë ata, modernë, nga ata të Gjirit të Meksikëssmiley.

Më vrau ndërgjegja, se m'u duk vetja katil e jam i fiksuar sot tek kënga: "S'paske pas' i pik' mëshire...e vazhdimi nuk më kujtohet për qamet dhe kjo po ma gërryen trurin në mënyrë mizore sot.

cka tregon se thelbi eshte pikerisht ne vargjet qe te mungojne, porse kujdes kur te te kujtohen se keshtu montohen bombat e medha: pjese pjese me nje llaf. Ajo qe te mungon do jete nitroglicerina, porse ne internet gjen lloj lloj recetash si t'i besh bombat ne shtepi.

E ja keshtu, hyjne ne pune peshqit ndonjehere...

... thelbi i një peshku janë në fakt halat, kurse lidhjen me bombën ose tritolin mund ta bëja me remineshenca të një filmi italian bardhëezi, ku gjuhej peshk me dinamit, nga i cili po ashtu nuk me kujtohet titulli. Kam probleme me amnezinë unë, jo me autoterrorizminsmiley

me gjase do ta kesh harruar edhe receten qe te kerkova me aq kembengulje e paturpesisht mu ketu ne shesh te Peshkut. duhet ta kishe kuptuar nga kembengulja ime qe me nevojitej me te vertete.

 

p.s. Po! La lunga strada azzurra, Gillo Pontecorvo

... nuk po kuptoj se për çfarë recete e ke fjalën. Vetë po shkruaje diku më sipër, jo më shumë se një duzinë rreshtash më lart, se në internet gjen ...citoj: se keshtu montohen bombat e medha: pjese pjese me nje llaf. Ajo qe te mungon do jete nitroglicerina, porse ne internet gjen lloj lloj recetash si t'i besh bombat ne shtepi...nëse dëshiron vërtet të hedhësh veten në erë, apo fqinjët e akuariumit për arsye klaustrofobike o bulimike, do të këshilloja të merrje parasysh realitetin e rimishërimit në botë ndoshta më të populluara se kjo jona..smiley

hahaha, jo thjesht serumi i luleve me duhej.

ah...po është flower power ai lloj serumi Fin. Nitroglicerinë me një fjalë në damar. Çik e rëndë për seksin e dobët...smiley 

p.s: për copyright mund të deal-nim.

po i zgjeroj territoret e mia ne kete hapesire te re lirie dypermasore.

M, ti m'hidh receten pastaj mendoj une si t'ia pershtas seksit tim te dobet. dikur pata provuar te mblidhja pike-pike ca leng te embel dorezonjash dhe ky pasion i imi shfarosi gjithe shkurret eremira te asaj pjese te qytetit. rezultati per me shume qe zhgenjyes.

 ...nuk di pse kam dyshime lidhur me kahjen. Natyrisht është e drejta e gjithkujt të hapet, të marrë zgjerim, bymehet, të trashet, dhjamet a ku di unë, por sidoqoftë hapësira që kemi në dispozicion është per se' e kufizuar, po të mos marrim parasysh urbanizimin e Marsit. Ndaj do qe ndoshta "pak është shumë" receta më e udhëzueshme për antarët e njerëzimit ku bëjmë pjesë, meshkuj a grari qofshim: tkurrja, dieta, nikoqirllëku, abstinenca, yoga apo një potpuri, turli, lakror me elementët e shprehjeve të mençura: "shtri këmbët sa ke jorganin", "qeni qepën hëngërt", apo "ferra e vogël me lepur të madh" alternativa më imanente për kohët në të cilat jetojmë.

m'i mori mendte levizja pas sirenes, pa folur per ethen qe m'digjet flutur brenda ballit, se vete-me-vete prirjen e qenies e kam te tkurrem dhe alternativen imanente e kam me vetem nje element-

flatrat falenderojne. naten. finis

flm. gjithashtu. ciao. mira

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).