Truman Show * Andi Kananaj * Autori i Librit: Kur erdhi demokracia isha 30 vjeç. Nuk dija asgjë. Jetoja brenda izolimi të dyfishtë. Kush thotë të kundërtën gënjen. Prezantuesi: Libri juaj është i mrekullueshëm, më lini të lexoj një pjesë… Pyetjen që prezantuesi nuk bëri deri në fund, po e bëj unë tani. Çfarë [...]

10 Komente

Strike!

Cdo perpjekje per te rehabilituar, ose akoma me keq, per te ringjallur nje sistem te superdeshtuar, si ai i komunizmit, eshte dicka e turpshme.

Ketyre neokomunisteve mbi te gjitha u mungon edhe ndjenja e mases. Sepse ka nje mase, ka nje kufi, qe nuk duhet kaluar, eshte ai kufiri qe ndan komiken me tragjiken. Edhe ne vete zhanrin e tragjikomedise, e gjithe mjeshteria eshte ne berjen e dukshme te kufirit, ku eshte komikja dhe ku eshte tragjikja, eshte ai momenti ku ndryshohet edhe grimasa e fytyres. Perndryshe, nese perzihet pa asnje mase dhe rregull dhe ky kufi nuk ekziston, atehere cdo gje behet farse. Dhe pikerisht kjo ndjenje e mases mungon tek keta neokomunistet.

Kur lexon shkrimin e mesiperm te humbet cdo ndjenje humane dhe civilizimi per artikullshkruesin.

Po si more "njeri i kulturuar dhe i ditur", qe na "lufton per nje bote te re", si ta nxe goja dhe te thuash qe

Besoj që menjëhere pasi Shqipëria vendosi të ndërrojë kurs, u krijuan iluzionet e reja. Ato për një jetë më të mirë.

Shqiperia nuk nderroi kurs. Shqiperia theu hundet kur i ra murit me koke, pa nderruar kurs fare. Iluzione te reja per nje jete me te mire? Cfare iluzionesh? Qe te thuash per nje jete me te mire, do te thote qe e kishe nje jete te mire. Jo, mor jo, nuk behej fjale per nje jete me te mire, por behej fjale per mbijetese, per sigurimin e ekzistences. Te flasesh per cdo gje tjeter rreth atyre viteve eshte nje spekullim pseudointelektual te prapambetjeve te spitullaqeve te nomenklatures se asaj kohe, te cilet humben shume me renien nga fiku.

Kur u ndezen mire protestat e shkurtit te ´91, e bija e Lenka Cukos, e cila punonte ne Arkiven e Shtetit, thoshte me ze te larte: "Ja, u zgjuan kafshet".

Nuk besoj, qe ka njeri me arsye te shendoshe, qe te mos e kuptoje, qe izolimi i shqiptareve ndaj botes tjeter (nuk behej fjale per diferencimin Lindje-Perendim) ishte nje nga kushtet kryesore per mbajtjen e pushtetit dhe privilegjeve te kastes komuniste.

Kot me te pyt Pedro, po ti cdoje tek arkivi me gocen e Lenkes? Apo ishe dosjesmiley)Te mungonte kritika ne ate kohe, te mungon dhe tani i dashur. Per ty ska ndryshuar asgje. Vetem ndron subjekti i sulmit tend, ose sic e quan vet me delikatese te humb ndjenja ndjenja humane dhe civilizimi.......smiley

Pedro ishte tek sheshi ate dite, por vjehrra e Pedros ( e cila atekohe nuk ishte akoma vjehrra e Pedros, por kjo eshte nje histori tjeter e gjate) punonte tek Arkiva e Shtetit. Je e/i qarte per kete detaj apo kerkon edhe ndonje te dhene, deshmi, certifikate, qe te vertetoje vertetesine e atyre qe te thashe?

Jo Pedro sme duhen certifikate, deshmi, apo ndonje dhene tjeter nga ty. Do ishte tmerr qe te beja dosje per Pedron, njeriun qe hodhi Enverin. Njeriun qe di dhe thashethemet e momentit kur Pedro po shkulte te keqen nga themelet. Nuk dua as te bej dosje se me ke je martuar dhe cfare pune bente vjehrra para dhe pas marteses. Po pati mundesi mos me bej moralsmiley

O Kanano çar jone keto qe shkru er firaun?

Indro Montanelli në shkrimin e bërë për vdekjen e Enver Hoxhës, mendon se shqiptarët e brenda kufijve nuk ishin të ndërgjegjshëm për forcën që kishte Shqipëria në politikën e jashtme. Hoxha ndërtoi një makinëri iluzionesh me anë të së cilës përcillte figura dhe zëra që nuk ishin realë. Radio Tirana ishte po aq e përhapur sa dhe Radio Vatikani. Ne ishim të mëdhenj në sy të të tjerëve.

Ne syte e kujt ishim te medhenj ne me? Car politike t'jashtme kishe ti se nuk po e mor vesh se per ke po flitet ketu? Ore mos ka pas nai Dulle ene me nai ven tjeter ene s'di gjo une? Jo se po qe fjala per ate qoftelargun tone, une mund te te garantoj qe deri ne 90-n, kur thojshe se nga je (albanais, albanese, etj) kujtojshin te gjithe se ishe libanez (libanais, libanese, etj). E kur ti insistojshe te pysnin se ku bite Shqiperia (dhe kjo vazhdo akoma).

Te vetmit qe na njihnin ishin pjesa me injorante e komunisteve ne perendim (ju sot e kesaj dite i mbani si idhuj ca prej tyre) qe bombardoheshin me propagande dhe qe trajtoheshin si mbreter kur vinin ne Shqiperi.

Thuj ishallajh nuk e lexo Sala ket artikllin tat dhe keto debate se ka me qit Erlen e shkrete me deklaru : "Nen udheheqjen e partise demokratike, imazhi i Shqiperise ne bote ka ndryshur plotesisht! Por klanet mafioze te Edvin Rames, po bejne ç'mos qe ta nxijne imazhin e Shqiperise dhe te pengojne heqjen e vizave per shqiptaret."

O Hunderr po plakena o burre i dheut ene ti vazhdo akoma me keto prrallat me komunizem. Mire ata te "vegjlit" se as nuk e kone njoft si sistem e as nuk u ka ra akoma per hise me i dale per zot vetes, po ty nuk te falet!

Guce e ke lexu keq lal. Sa ke pa komunizem te jan err sytesmileySpo lavderoja asnje sistem. Po ankohem qe i marrim te mireqene cdo gje qe na thone. Njelloj si ateheresmileyDhe kot na rrit ne moshe meqe ra fjala, se nga 14 vjec kemi qene kur erdhi demokraciasmileyMe 8vjecare sbehen analiza te mira, si thusmiley

Ps Sidoqofte me duket pa vend qe ne ne cdo sistem qe jetojme marrim per te mireqene cdo gje degjojme ne tv. Problem Guce, se realisht jemi akoma te pa-informum sa duhet...... ose te pakten kjo eshte ajo qe besoj une......

Po ty Guçe kur te ra per pjese ta shihje Komunizmin ti? Gjithe e gjithe sa kemi pare ne eshte ai sistemi i spiuneve dhe markatave bosh. S'di te kesh pasur afer as ndonje nga ata te viteve '30 - 50 qe e jetuan ne akt ideologjine ne te cilin besonin.

Je dhe djale i mencur ende se ke bere dallimin se ti dhe brezi yt se pati kurre privilegjin te jetonte qofte dhe nje dite ne komunizem.

Tjetra, ndihesh mire atje ne France? Nese po, cfare kerkon ketej nga atdheu me flamur ne krahe? Meqe te pelqen kaq shume kapitalizmi dhe Evropi me mire mos eja ketej nga Shqiperia se nese se di akoma ti djali "i algoritmave te larte" ketu s'ka as ere kapitalizmi e jo me nga ai i verteti.

__________________________________________

Te vetmit qe na njihnin ishin pjesa me injorante e komunisteve ne perendim (ju sot e kesaj dite i mbani si idhuj ca prej tyre) qe bombardoheshin me propagande dhe qe trajtoheshin si mbreter kur vinin ne Shqiperi.

 

Ia ke thene kete ndonje francezi qe te pakten ka mbaruar Liceun? MOS IA THUAJ sugjeroj une se do te humbesh punen automatikisht. Njekohesisht dhe dokumentat e qendrimit.

 

Ka nje Pantheon atje mu ne Paris - shko e shihe nese se ke pare ende.

 

ps. sugjerim prej miqesie: mos e trego kaq hapur qe s'ke hapur liber tjeter pervec matematikes kur ishe ketu, dhe librave teknike gjate studimeve atje. Edhe te lutem na demostro qe ata qe kane talent ne matematike dine ta lexojne boten kthjelltazi dhe me virtuozitet e guxojne te jene jashte lim (fx + politically correct). Se perndryshe kane te drejte gjithe brezat e rinj qe e kane zët matematiken.

gucja 14 vjec te thante piten smiley

në të vërtetë, Gucja të thante piten që 7 vjeç, n'ranishte të Plazhit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).