Sot ishte një ditë feste për të gjitha gratë shqiptare të cilat ishin mbledhur në një miting me sallë të mbyllur ku i pranishëm ishte Kryeministrja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ky miting festiv organizohej nga Fronti Demokratik i Gruas në ambjentet e Pallatit të Kongreseve pasi në bulevard përballë kryeministrisë ishin mbledhur në protestë gratë socialiste.

KryeKuvendarja Topalli përshëndeti gratë blu dhe u tha se gratë e vërteta festojnë në pallate kongresesh dhe jo në bulevard si lavire.

“I baj thirrje Edvin Rams qi ti lej grat t’ceta e t’mos i lshoj ashtu nëpër protesta” tha mes tjerash Jozefina Parlament Topalli.

I ftuar nderi si qershia mbi tasqebap ishte edhe Kryeministri Sali prof Berisha i cili uroi gratë për festën e madhe të 8 Marsit e cila është një fitore e demokracisë, një fitore blu, një fitore e qeverisë.

“Gra të Shqipërisë dhe Qeverisë. Ju uroj të bëheni trime, burrnesha, luanesha si Jozefina e cila ashtu si ekonomia shqiptare, ka kaluar ylberin” deklaroi Sali Doktor Berisha.

Më pas kryeministri Berisha u tha grave se ato ishin themeli i kombit, rruga e kombit madje edhe  diga e kombit.

Berisha tha se shpresonte që të kishte sa më shumë Jozefina në parlament, qeveri, bashki, komuna që tja merrnin frymën atij mikut të bllokmenëve dhe djemve të diktatorëve.

“Burrave tu bjerë pika, se nga gratë rrojnë” mbylli fjalimin e tij historik siamez prof.doktor Sali kryeminister Berisha.

Në fund të festës kryekuvendarja Topalli u shpërndau grave librin e saj, worst-sellerin historik "Si të bëhesh Jozefinë".

3 Komente

 Hahahaha smiley duhet blere ky libri 

kur do vi ajo dite kur populli shqipetar mos te jete me doreza e partiakve

Un realist mendoj qe populli i thjesht eshte ne kushte me te keqija se kur ishte ne diktaturen e Ever Hoxhes, pasi, ne ate kohe populli e dinte se nese bente nje veprim kundra te madhit to PUSHKATOHEJ. Ndersa sot, popullit ju thojne se jemi ne MEDOKRACI, por mos guxoni te dilni ne shesh sepse to ju vrasim ose to ju quajm K.U.R.V.A

dhe per fat te keq populli nuk ka as nje fuqi qe ti kundervihet kesaj fryme te qelbur

si ka mundesi qe populli Shqipetar nuk eshte i zoti te date ne protest pa n'dimen a Rames apo te Berishtes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).