Thanë se shpirt i zi në trup të bukur
Qenkësh posi helm në kupë të arit,
Në merak pelin të hidhur më kish futur
Çupa shpirtkatile e Zylyftarit.

Ranë gjethe ftoi ‘mest të gjëmës
Dhe lot me rrëke pruri vjeshtë e tretë,
Mahmudis i ngjant’ e bijë e sëmës,
Sevdan’ e insanit ndiz’ me isharet.

Ajo çupa shpirtkatile e Zylyftarit
Si fanua gjarpër me gërsheta,
Kur vranë File Zykon në mest të Pazarit
Edhe vetë pas një ledhi vrarë mbeta.

Se dy fjalë i hodha pa menjtuar,
Siç më erdhë na lukthi e na zjarri,
S’paske patur ujë, por helm, o krua,
Helm, o shpirtkatile, çupë e Zylyftarit!

Nuk më qanin dot në kësoll së mbari
Dhe pse djalë i vetëm, bërskun posa vënë,
Sevdanë turp ma zunë, s’e mbakësh karari,
Për dy gurë bashkë e dy llafe thënë.

As nuk më qanë e as nuk më kënduan
Për turp çupërishte më rrinin “larg zararit”,
Pa një shenjë varri më mbeti nën ftua,
Këngë ngritën për Mehmèn e Dusharit.

4 Komente

rroft shpirtkatilja e Zylyftarit. 

... Per shpirtin folk te poemes smiley.

 smiley Me pelqeu Em. Sidoqofte them se duhet te punosh pak me rrokjet

Thanë se shpirt i zi në trup të bukur
Qenkësh posi helm në kupë të arit,
Në merak pelin më kishte futur
Çupa shpirtkatil'e Zylyftarit.

Ranë gjethe ftoi ‘mest të gjëmës
lot rrëke sec pruri vjeshtë e tretë,
Mahmudis i ngjant’ e bijë e sëmës,
Sevdan’ ndizte flake me isharet.

çupa shpirtkatile e Zylyftarit
Si fanua gjarpër me gërsheta,
Kur vranë File Zykon mes të Pazarit
dhe vetë pas një ledhi vrarë mbeta.

Se dy fjalë i hodha pa menjtuar,
Siç më erdhë na lukthi e na zjarri,
S’paske patur ujë, por helm, o krua,
Helm, o shpirtkatile, e Zylyftarit!

Nuk më qanin dot kësoll së mbari 
djalë i vetëm, bërskun posa vënë, 
Sevdanë turp ma zunë, s’mbakësh karari,
Për dy gurë bashkë e dy llafe thënë.

As më qanë e as nuk më kënduan
Për turp çupërishte më rrinin “larg zararit”,
Pa një shenjë varri më mbeti nën ftua,
Këngë ngritën për Mehmèn e Dusharit.

Thanks Monda & PF! smiley

Ndersa une kam mendimin  se ajo qe eshte kryesorja ne kete prurje eshte Ritmi  ( te lexuarit me nje fryme ) .

Po vajton meri Morison i ziu.... por SHQIP dhe c'eshte me e madhja ...si balade qe rralle e ndeshim pervec ndonje rasti tek Kadare e me rralle tek Agolli . A.Shehu dicka me i shpeshte  .

Psh nje me pershkrimin e Vasiliqise se Ali Pashait .

Nje gje mjaft e bukur Emi dhe akoma me bukur do dilte sikur te ishte trupezuar( emertuar ) "vrasesja " me emer qe te mbetej si FIGURE e pervecme !

Ashtu " e bija e filanit " sikur e shtyn ne hije personalitetin e saj , te pakten nje figure si "shpirt katile "...... me shikim ce vriste gjarprin ose nje cfaredo te kesaj natyre do ishte me e personalizuar se sa "gjarper me gersheta " smiley

Sic e shikon nga dashuria e madhe "po te mysim "   E di e di , " u bone ti  me mesu muve  mer jahu " smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).