Kam frikë ke uri
në pallatin tënd të dimrit
sjell zahire
të vrazhdë,
bëj pis
mermeret e tu,
harxhe mbledhur me mundim
fushave edhe më të nxira
nga bora,
sjell qymyr
kam frikë ke ftohtë
e ngrohta bën pis
mesoret e tua,
brymë mbi frymë,
qime fytyre
dhe zhg’uni,
mukoza përpëlit jetë,
limfa përzihet me gjak,
humbet virgjërinë
tejdukse,
gjaku i qyrkut skuq ndryshe nga gjaku im,
më i çelët,
shtrydhje lulesh, lule shtrydhjesh,
dihat avulli (ish ky që desh të thosh të dua, por u zhduk,
i trembet fjalës avulli,
është më i sinqertë),
qullen molusqet nëpër gojë
utilitare jetësh,
édhe gjallojnë,
çështje perlash
shëmtia,
ç’ështje perlash,
fsheh shije
dhe pasuri.


5 Komente

origjinale dhe me ndjenje.

 

 

kam frike ke uri

kam frike ke ftohte

 

 

me pelqyen, i mora jashte kontekstit por vec me terhoqi per qartesine dhe "shkurtimin" e...

 

 emo, perfytyroj skicimin tend,  neper nje mjergullze te  bardhe, te nje mengjezi alpin.Dora ecen, ndersa  mendja tek sa ndjek  udhen e shpirtit e ben zap te pulverizoje mbi tabakun si cipe bore, aromen e frymmarrjes se luleve.Arome, arome njeri! Vjen qe larg, shume larg qe atje...

bukur Cim!

vertet ka nje ndjesi te vecante kjo.

pallati i dimrit, limfa që përzihet me gjak e humbet virgjërinë, fushat edhe më të nxira
nga bora, ..., të gjitha më pëlqyen shumë, po sidomos sinqeriteti i avullit smiley

 

Me pelqeu. Kam - te me falesh - dy dyshime te vogla: thyerjen e vegimit rus aty ku nis vargu: "qullen molusqet...", si edhe ate punen e shemtise qe eshte "çeshtje perlash". Ashtu siç me mberrin mua kuptimi (shpresoj te mos gaboj), ajo cka "fsheh shije dhe pasuri" duhet te jete guacka, memeperla me nje fjale. Ne shqip stridhe. Me fal serish per nderhyrjen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).